Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Axhenda/Nesër samiti i SEECP, Begaj pret kryetarët e shteteve anëtare në Tiranë

2025/06/15 at 11:50 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
87-vjetori i Rexhep Qoses, Begaj: Një pasuri kombëtare e mendimit

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj do të presë të hënën më 16 qershor në Tiranë, kryetarët e shteteve dhe delegacioneve të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) në kuadër të kryesimit të këtij procesi nga Shqipëria.

“Nxitja e Stabilitetit dhe Prosperitetit përmes Bashkëpunimit Rajonal dhe Integrimit në BE” është tema e këtij sesioni plenar që do të hapet nga Presidenti Begaj në cilësinë e Kryetarit në detyrë të Samitit të SEECP.

SEECP është një platformë e rëndësishme e Bashkëpunimit Rajonal dhe e Integrimit Europian.

Shqipëria si kryesuese e radhës e SEECP për periudhën qershor 2024 – korrik 2025 nën sloganin “Formësimi i së ardhmes sonë evropiane” ka kontribuuar në forcimin e bashkëpunimit rajonal, për zbatimin e objektivave të Tregut të Përbashkët Rajonal, si dhe duke përshpejtuar procesin e integrimit evropian.

Samiti i SEECP që do të mbahet të hënën në Tiranë do të shërbejë për nxitjen e Stabilitetit dhe Prosperitetit me ndikim pozitiv në jetën e qytetarëve dhe integrimin në BE, shkruan tvklan.

Në këtë kontekst, liderët pjesëmarrës synojnë që në këtë samit të shprehin angazhim për të forcuar më tej rolin e SEECP-së. Gjithashtu, ata do të paraqesin përfundimet e samitit në një deklaratë të përbashkët.

Presidenti Begaj në mbyllje të samitit do t’i kalojë homologut të tij bullgar, Presidentit Radev Kryesinë e radhës të SEECP-së.

Veç mikpritjes së samitit, Presidenti Begaj pritet të zhvillojë takime të veçanta me homologë e liderë pjesëmarrës të procesit të SEECP-së për të thelluar më tej bashkëpunimin e Shqipërisë me këto vende.

Ju sugjerojmë

Kriza e re në Lindjen e Mesme në epiqendër të samitit të G7-ës
Bota

Kriza e re në Lindjen e Mesme në epiqendër të samitit të G7-ës

16 Qershor, 2025 8:41 am
Ministeriali i Evropës Juglindore/Ja rrugët që do bllokohen në Tiranë ditën e hënë
Aktualitet

Axhenda e sotme e Ministerialit të Evropës Juglindore, ja rrugët që do të bllokohen

16 Qershor, 2025 8:37 am
Sot seanca plenare në Kuvend, çfarë pritet të diskutohet
Aktualitet

Sot seanca plenare në Kuvend, çfarë pritet të diskutohet

16 Qershor, 2025 8:31 am
Padia nga gjyqtarja Irena Gjoka, Berisha paraqitet sot në SPAK
Aktualitet

Padia nga gjyqtarja Irena Gjoka, Berisha paraqitet sot në SPAK

16 Qershor, 2025 8:28 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 16 qershor 2025

16 Qershor, 2025 8:23 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 16 qershor 2025

16 Qershor, 2025 8:15 am
Tragjedia e “Air India”, dëmtimi i sediljes së pilotit shkaktoi rrëzimin e avionit
Bota

Tragjedia e “Air India”, dëmtimi i sediljes së pilotit shkaktoi rrëzimin e avionit

15 Qershor, 2025 10:52 pm
Sulmet izraelite, vritet shefi i inteligjencës së forcave të armatosura iraniane
Bota

Sulmet izraelite, vritet shefi i inteligjencës së forcave të armatosura iraniane

15 Qershor, 2025 10:49 pm
Diskutimet për konfliktin Izrael-Iran pritet të dominojnë Samitin e  G7-ës
Bota

Diskutimet për konfliktin Izrael-Iran pritet të dominojnë Samitin e  G7-ës

15 Qershor, 2025 10:45 pm
Flakët ‘përpijnë’ 3 hektarë shkurre! Zjarrfikësit shpëtojnë banesën nga zjarri.
Aktualitet

Flakët ‘përpijnë’ 3 hektarë shkurre! Zjarrfikësit shpëtojnë banesën nga zjarri.

15 Qershor, 2025 10:39 pm
Para
SHBA në mbështetje të Forcave Ajrore Shqiptare në trajnimet për fikjen e zjarreve

SHBA në mbështetje të Forcave Ajrore Shqiptare në trajnimet për fikjen e zjarreve

Të bësh triko leshi në mes të vapës përvëluese

Të bësh triko leshi në mes të vapës përvëluese

Sherr me thika mes adoleshentëve në Sarandë, plagoset një 17-vjeçar

U rrëzua nga biçikleta, humb jetën 60-vjeçari në Tiranë

TE FUNDIT

Kriza e re në Lindjen e Mesme në epiqendër të samitit të G7-ës

Kriza e re në Lindjen e Mesme në epiqendër të samitit të G7-ës
16 Qershor, 2025

Izraeli dhe Irani po vazhdojnë sulmet ndaj njëri-tjetrit, ndërsa udhëheqësit e Grupit të Shtatë shteteve më të industrializuara në botë...

Lexo më shumë

Axhenda e sotme e Ministerialit të Evropës Juglindore, ja rrugët që do të bllokohen

Ministeriali i Evropës Juglindore/Ja rrugët që do bllokohen në Tiranë ditën e hënë
16 Qershor, 2025

Ministeriali i Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP) pritet të mbahet ditën e sotme në kryeqytetin tonë. Ministria e...

Lexo më shumë

Sot seanca plenare në Kuvend, çfarë pritet të diskutohet

Sot seanca plenare në Kuvend, çfarë pritet të diskutohet
16 Qershor, 2025

Ditën e sotme do të mbahet seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë, e cila pritet të nisë në orën 13:00....

Lexo më shumë

Padia nga gjyqtarja Irena Gjoka, Berisha paraqitet sot në SPAK

Padia nga gjyqtarja Irena Gjoka, Berisha paraqitet sot në SPAK
16 Qershor, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të paraqitet diten e sotme, në orën 10:00, në ambientet e Strukturës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com