Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rrëzimi i avionit në Indi/ Numri i viktimave shkon në 270, teksa vazhdojnë kërkimet

2025/06/15 at 10:40 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Numri i viktimave nga rrëzimi i avionit në Indi rritet në 270

Ekipet e shpëtimit dhe mjekët në Indi kanë konfirmuar se janë gjetur 270 trupa të pajetë në vendin e rrëzimit të avionit në qytetin Ahmedabad, që ndodhi të enjten.

Avioni Boeing 787 që po fluturonte për në Londër, goditi një konvikt të një kolegji mjekësor në një zonë banimi në qytetin veriperëndimor të Ahmedabadit, pak minuta pasi u ngrit në ajër të enjten, duke i vrarë 241 njerëz në bord dhe të paktën 29 të tjerë në tokë.

Një udhëtar mbijetoi.

Ekipet, që punuan deri në orët e vona të premten, gjetën të paktën edhe 25 trupa nën rrënoja, sipas zyrtarëve.

Mjeku Dhaval Gameti nga Spitali Civil në Ahmedabad i tha Associated Press se spitali i ka pranuar 270 trupa, duke shtuar se pasagjeri i vetëm që mbijetoi është ende nën vëzhgim për shkak të plagëve që ka marrë.

“Ai po përmirësohet shpejt dhe pritet të dalë nga spitali së shpejti”, tha Gameti të shtunën.

Qindra të afërm të viktimave kanë dhënë mostra ADN-je në spital. Shumica e trupave ishin të djegur ose të gjymtuar, duke e bërë pothuajse të pamundur identifikimin e tyre.

Disa të afërm shprehën zhgënjim të shtunën për vonesat në identifikimin e viktimave. Autoritetet thanë se zakonisht nevojiten deri në 72 orë për ta përfunduar përputhjen e ADN-së dhe se po përshpejtojnë procedurat.

Përveç hetimeve zyrtare, Qeveria indiane tha se ka formuar një komitet të nivelit të lartë dhe me përbërje shumëdisiplinore për të shqyrtuar shkaqet që çuan në rrëzimin e avionit.

Komiteti do të fokusohet në hartimin e procedurave për të parandaluar dhe përballuar emergjencat ajrore në të ardhmen dhe “nuk do të zëvendësojë hetimet e tjera që po kryhen nga organizatat përkatëse”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Aviacionit Civil.

Hetuesit të premten gjetën regjistruesin digjital të të dhënave të fluturimit të avionit, ose të ashtuquajturën “kuti e zezë”, e cila u gjet mbi një çati pranë vendit të aksidentit dhe pritet të ndihmojë për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Byroja Indiane për Hetimin e Aksidenteve Ajrore tha se ka nisur punën me “fuqi të plotë” për të nxjerrë të dhënat.

Ju sugjerojmë

Përmirësimi i…Bashkia e Tiranës hap aplikimet për qytetarët në vështirësi ekonomike
Aktualitet

Përmirësimi i…Bashkia e Tiranës hap aplikimet për qytetarët në vështirësi ekonomike

31 Korrik, 2025 9:57 am
Delta/Rriten ndjeshëm infektimet tek fëmijët në SHBA
Aktualitet

Fëmija 2 vjeç rrëzohet nga këndi i lojërave në Shëngjin, niset me urgjencë në Tiranë

31 Korrik, 2025 9:51 am
Ndezi zjarr për të hapur kullotat, arrestohet 26-vjeçari në Maliq
Aktualitet

Ndezi zjarr për të hapur kullotat, arrestohet 26-vjeçari në Maliq

31 Korrik, 2025 9:42 am
Gjashtë të vdekur dhe mbi 50 të plagosur nga sulmet ruse në Kiev
Bota

Gjashtë të vdekur dhe mbi 50 të plagosur nga sulmet ruse në Kiev

31 Korrik, 2025 9:34 am
Plagoset me armë zjarri 33-vjeçari në Borsh, arrestohet autori
Aktualitet

Plagoset me armë zjarri 33-vjeçari në Borsh, arrestohet autori

31 Korrik, 2025 9:17 am
Britania pezullon bisedimet tregtare me Izraelin pas ofensivës së re në Gazë
Bota

Britania e Madhe do të njohë shtetin palestinez me kusht

31 Korrik, 2025 9:09 am
Sot afati i fundit për bizneset për të liruar akset rrugore
Aktualitet

Sot afati i fundit për bizneset për të liruar akset rrugore

31 Korrik, 2025 8:58 am
Venecia: Tarifa për turistët i sjell qytetit 5,4 milion euro
Rajoni

Venecia: Tarifa për turistët i sjell qytetit 5,4 milion euro

31 Korrik, 2025 8:48 am
Gjysmë shekulli pas Helsinkit, a mund ta ruajë OSBE-ja rëndësinë e saj?
Bota

Gjysmë shekulli pas Helsinkit, a mund ta ruajë OSBE-ja rëndësinë e saj?

31 Korrik, 2025 8:38 am
Një ndër tre banorë në Shqipëri ka makinë, ende ndër më të ulëtat në Europë!
Aktualitet

Një ndër tre banorë në Shqipëri ka makinë, ende ndër më të ulëtat në Europë!

31 Korrik, 2025 8:31 am
Para
VIDEO/Kryepeshkopi Joan në Stamboll, vizita e parë zyrtare jashtë vendit

VIDEO/Kryepeshkopi Joan në Stamboll, vizita e parë zyrtare jashtë vendit

Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Kosova pa Kuvend të ri edhe pas 32 tentimesh

87-vjetori i Rexhep Qoses, Begaj: Një pasuri kombëtare e mendimit

Axhenda/Nesër samiti i SEECP, Begaj pret kryetarët e shteteve anëtare në Tiranë

TE FUNDIT

Përmirësimi i…Bashkia e Tiranës hap aplikimet për qytetarët në vështirësi ekonomike

Përmirësimi i…Bashkia e Tiranës hap aplikimet për qytetarët në vështirësi ekonomike
31 Korrik, 2025

Bashkia Tiranë ka hapur aplikimet për qytetarët në vështirësi ekonomike për përmirësimin e kushteve të banesave. Ky program, i cili...

Lexo më shumë

Fëmija 2 vjeç rrëzohet nga këndi i lojërave në Shëngjin, niset me urgjencë në Tiranë

Delta/Rriten ndjeshëm infektimet tek fëmijët në SHBA
31 Korrik, 2025

Një fëmijë 2 vjeç është rrëzuar nga një kënd lojërash, në një kompleks pushimi në Shëngjin mbrëmjen e djeshme. Sipas...

Lexo më shumë

Ndezi zjarr për të hapur kullotat, arrestohet 26-vjeçari në Maliq

Ndezi zjarr për të hapur kullotat, arrestohet 26-vjeçari në Maliq
31 Korrik, 2025

Policia e Maliqit ka vënë në pranga një 26-vjeçar, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr me qëllim hapjen e kullotave,...

Lexo më shumë

Gjashtë të vdekur dhe mbi 50 të plagosur nga sulmet ruse në Kiev

Gjashtë të vdekur dhe mbi 50 të plagosur nga sulmet ruse në Kiev
31 Korrik, 2025

Të paktën gjashtë persona janë vrarë dhe mbi 50 të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve ruse me dronë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com