Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Irani kryen valë të re sulmesh ajrore në Izrael, Netanyahu zotohet për sulme shtesë

2025/06/15 at 8:22 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Irani kryen valë të re sulmesh ajrore në Izrael, Netanyahu zotohet për sulme shtesë

Teherani e ka kryer një valë të re sulmesh raketore në Tel Aviv dhe qytete të tjera të Izraelit gjatë natës dhe mëngjesit të së shtunës.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, u zotua se ushtria e tij do të ndërmarrë sulme të mëtejshme kundër Iranit.

Raketat iraniane — dhe kundërajrorët nga sistemi i mbrojtës izraelite “Kupola e Hekurt” — e ndriçuan qiellin mbi Tel Aviv pas mesnatës. Disa raketa ranë dhe shpërthyen në ndërtesa. Haifa dhe Jerusalemi u sulmuan gjithashtu, thanë zyrtarët ushtarakë.

Të paktën tre njerëz u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën nga sulmet iraniane, sipas zyrtarëve të emergjencës.

Ndërkohë, ushtria izraelite njoftoi mëngjesin e së shtunës se po godiste dhjetëra raketahedhës në Iran, pasi paraprakisht e kishte shënjestruar mbrojtjen ajrore iraniane në rajonin e Teheranit.

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit e paralajmëroi ashpër udhëheqësin suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei.

“Nëse Khamenei vazhdon të hedhë raketa ndaj territoreve izraelite, Teherani do të digjet”, tha Israel Katz, pas një takimi me shefin e shtabit të ushtrisë.

Ndërkohë, përfaqësuesi i Iranit në OKB deklaroi se 78 njerëz u vranë dhe mbi 320 të tjerë u plagosën nga sulmet izraelite.

Televizioni shtetëror raportoi të shtunën se rreth 60 njerëz, përfshirë 20 fëmijë, u vranë nga një sulm izraelit mbi një kompleks banimi në Teheran.

Kjo është dita e dytë radhazi që Irani kryen sulme ajrore në Izraeli, si përgjigje hakmarrëse për një sulm shkatërrues që Izraeli i kreu një ditë më herët kundër objekteve të lidhura me programin bërthamor të Teheranit.

“Sirena u dëgjuan në disa zona të Izraelit pasi u identifikuan raketa nga Irani drejt shtetit të Izraelit”, tha ushtria izraelite.

Nuk ka shenja se përleshjet e reja mes këtyre dy vendeve të Lindjes së Mesme do të ndalen.

Ushtria izraelite u bëri thirrje banorëve të kthehen në strehimoret kundërajrore, ashtu siç kishin bërë një ditë më parë.

Kjo valë e fundit bombardimesh erdhi pas një dite të vështirë me sulme ajrore nga të dyja palët. Forcat izraelite kanë vazhduar goditjet ndaj objekteve bërthamore dhe ushtarake në Iran, duke vrarë një gjeneral të lartë, zyrtarë të tjerë ushtarakë dhe shkencëtarë bërthamorë./REL

Ju sugjerojmë

VanHorn takohet me Ballën dhe Bardhin, çfarë diskutuan
Kryesore

VanHorn takohet me Ballën dhe Bardhin, çfarë diskutuan

25 Nëntor, 2025 2:56 pm
Demo: Bashkitë trefishojnë të ardhurat dhe afrohen me standardet e BE-së
Aktualitet

Demo: Bashkitë trefishojnë të ardhurat dhe afrohen me standardet e BE-së

25 Nëntor, 2025 2:33 pm
Atentati në Lushnje/Tre persona i bënë pritë kundërshtarit të Aldo Bares,zbulohen…
Kronikë

Atentati në Lushnje/Tre persona i bënë pritë kundërshtarit të Aldo Bares,zbulohen…

25 Nëntor, 2025 2:15 pm
Ukraina pranon planin e paqes të ndërmjetësuar nga Trump
Bota

Ukraina pranon planin e paqes të ndërmjetësuar nga Trump

25 Nëntor, 2025 2:09 pm
“Zgjedhjet ishin të ndershme”/ Berisha për deklaratën e Kos: Adhuruese e Edi Ramës
Kryesore

“Zgjedhjet ishin të ndershme”/ Berisha për deklaratën e Kos: Adhuruese e Edi Ramës

25 Nëntor, 2025 1:26 pm
Belgjikë, greva e sindikatave bllokon gjithë vendin
Bota

Belgjikë, greva e sindikatave bllokon gjithë vendin

25 Nëntor, 2025 12:11 pm
Atentati ndaj emrit të njohur të botës së krimit, policia: Është plagosur
Kronikë

Atentati ndaj emrit të njohur të botës së krimit, policia: Është plagosur

25 Nëntor, 2025 11:19 am
Macron: Europa ka nevojë për një model të qëndrueshëm të marrëdhënieve me Rusinë
Bota

Macron: Evropianët, të vetmit që duhet të vendosin se çfarë të bëjnë me asetet ruse

25 Nëntor, 2025 11:07 am
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Të shtëna me armë drejt një automjeti në Lushnje, dyshohet për atentat

25 Nëntor, 2025 10:55 am
Tërmet Peçi paraqitet në SPAK
Kronikë

Tërmet Peçi paraqitet në SPAK

25 Nëntor, 2025 10:46 am
Para
Protestat në Los Angeles, Trump vë në sprovë themelet e shtetit demokratik

Trump: Nëse Irani sulmon SHBA,do të përballet me fuqinë e padëgjuar të ushtrisë sonë

Sulmet iraniane ndaj Izraelit, raportohet për 10 të vdekur dhe 200 të plagosur

Sulmet iraniane ndaj Izraelit, raportohet për 10 të vdekur dhe 200 të plagosur

Gjuetia ndaj kokave të Teheranit nga Izraeli, Khamenei gjithashtu në shënjestër

Gjuetia ndaj kokave të Teheranit nga Izraeli, Khamenei gjithashtu në shënjestër

TE FUNDIT

VanHorn takohet me Ballën dhe Bardhin, çfarë diskutuan

VanHorn takohet me Ballën dhe Bardhin, çfarë diskutuan
25 Nëntor, 2025

E ngarkuara me punë e ambasadës së SHBA, Nancy VanHorn, u takua me krerët e grupeve parlamentare të Partisë Socialiste...

Lexo më shumë

Demo: Bashkitë trefishojnë të ardhurat dhe afrohen me standardet e BE-së

Demo: Bashkitë trefishojnë të ardhurat dhe afrohen me standardet e BE-së
25 Nëntor, 2025

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, deklaroi se bashkitë shqiptare kanë shënuar progres historik në menaxhimin financiar, shërbimet...

Lexo më shumë

Atentati në Lushnje/Tre persona i bënë pritë kundërshtarit të Aldo Bares,zbulohen…

Atentati në Lushnje/Tre persona i bënë pritë kundërshtarit të Aldo Bares,zbulohen…
25 Nëntor, 2025

45 vjeçari Juljan Sulo, i njohur ndryshe si Juli i Pashakos, rreth orës 11 të kësaj të marte sapo kishte...

Lexo më shumë

Ukraina pranon planin e paqes të ndërmjetësuar nga Trump

Ukraina pranon planin e paqes të ndërmjetësuar nga Trump
25 Nëntor, 2025

Ukraina ka rënë dakord me propozimin e paqes të ndërmjetësuar nga administrata Trump, me disa detaje të vogla që ende...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com