Një senator dhe një zyrtare e lartë amerikane nga Minnesota, janë qëlluar me armë zjarri. Siç shkruan The Guardian, përfaqësuesja demokrate Melissa Hortman ka ndërruar jetë, sëbashku me bashkëshortin e saj, Mark.
Atentati që dyshohet se ka prapavijë politike, “shënjestroi” edhe senatorin demokrat John Hoffman dhe gruan e tij Yvette, të cilët kanë mbetur të plagosur rëndë.
Guvernatori Tim Walz tha në një konferencë për mediat se ky ishte një akt dhune me motive politike.
Ngjarjet ndodhën në periferi të Champlin dhe Brooklyn Park, dy zona në metropolin e Minneapolis-it.
Këto sulme vijnë në një kohë kur dhuna politike po bëhet më e shpeshtë në SHBA.