Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Protestat në Los Angeles, Trump vë në sprovë themelet e shtetit demokratik

2025/06/14 at 9:12 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Protestat në Los Angeles, Trump vë në sprovë themelet e shtetit demokratik

Pavarësisht nëse po përdor ushtrinë kundër protestuesve në Los Angeles apo po injoron urdhrat e qarta nga gjykatat: Presidenti Donald Trump po i trondit themelet demokratike të SHBA.

Tensionet mbeten të larta në Los Angeles. Mijëra njerëz kanë demonstruar për ditë të tëra kundër veprimeve të autoriteteve të imigracionit në SHBA. Ndalimqarkullimi natën i vendosur nga kryetarja e bashkisë të mërkurën në mbrëmje ka sjellë pak paqe dhe qetësi, por nuk ka shenja zbutjeje.

Garda Kombëtare, të cilën Presidenti i SHBA-së Donald Trump e vendosi në Los Angeles të shtunën, tani mbështetet nga 700 marinsa – një pjesë e forcave të armatosura amerikane të njohura si forca e reagimit të shpejtë dhe një njësi elitare e ushtrisë.

Sipas një zëdhënëse të ushtrisë amerikane, ushtarët po ndihmojnë në mbrojtjen e ndërtesave dhe punonjësve të qeverisë federale, përfshirë ata të Imigracionit dhe Doganave (ICE).

Njerëzit në Kaliforninë Jugore kanë protestuar që nga e premtja kundër mënyrës se si agjentët e ICE po kryejnë bastisje në hapësira publike për të gjetur dhe deportuar emigrantët që janë në vend ilegalisht. Në disa raste, ekipet e maskuara të ICE po arrestojnë emigrantët në rrugë. E gjitha është pjesë e politikave të ashpra të imigracionit të administratës Trump dhe tani duhet të mbrohet me ndihmën e ushtrisë.

Presidenti dhe kompetencat e tij

Presidenti i SHBA-së nuk mund të dërgojë thjesht Gardën Kombëtare ose Marinën në një shtet federal. Urdhri për vendosjen e tyre zakonisht duhet të lëshohet nga vetë udhëheqja e atij shteti. Në Kaliforni, guvernatori demokrat Gavin Newsom e hodhi poshtë shprehimisht vendosjen e trupave federale dhe ngriti një padi.

Megjithatë, në raste të veçanta, presidenti amerikan mund të dërgojë njësi ushtarake edhe pa njoftuar guvernatorin përkatës – nëse në një shtet ka ndonjë rebelim të vazhdueshëm kundër autoritetit të qeverisë kombëtare. Kjo thuhet në Aktin e Kryengritjes të vitit 1807.

Operacioni ushtarak në Kaliforni i urdhëruar nga Trump është i pazakontë, sepse autonomia e 50 shteteve konsiderohet vlera më e lartë – e cila mund të shihet në emrin e vendit: “Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Guvernatori Newsom madje e konsideron atë një abuzim me pushtetin dhe paralajmëron se demokracia amerikane është në rrezik për shkak të veprimeve të Trumpit. “Kalifornia mund të jetë vetëm e para, por jo e fundit”, tha Newsom në një fjalim televiziv të martën në mbrëmje. “Shtete të tjera do të pasojnë. Demokracia do të pësojë.”

Trump sfidon gjyqësorin

Në pesë muajt e parë të mandatit të tij të dytë, Trump është përplasur disa herë me institucionet demokratike të vendit, si për shembull për deportimet që ai ka kryer në kundërshtim me urdhrat e qartë të gjykatës. Në mars, më shumë se 250 terroristë të dyshuar jo-amerikanë u deportuan në El Salvador. Avionët që transportonin emigrantë në një burg famëkeq në vendin e Amerikës Qendrore u ngritën pavarësisht një pezullimi të përkohshëm të deportimeve të urdhëruar nga një gjyqtar federal.

Ashtu si me operacionin ushtarak në Los Angeles, Trump u bazua në një ligj që është më shumë se dy shekuj i vjetër. Në këtë rast, ai thirri Aktin e të Huajve Armiq, të vitit 1798.

Ai i lejon presidentit të deportojë shtetas të huaj nga “kombet armike” pa pritur për procesin e zakonshëm gjyqësor. Administrata Trump pretendon se të deportuarit ishin terroristë nga banda venezueliane “Tren de Aragua” dhe se veprimi i presidentit është për këtë arsye ligjërisht i vlefshëm.

Në fakt, gjyqësori është një nga tre shtyllat e qeverisjes në SHBA, së bashku me ekzekutivin (presidentin) dhe legjislativin (Kongresin). Ndarja e pushteteve midis këtyre tre degëve përbën bazën e demokracisë amerikane. Sjellja e Trumpit duket se po e dobëson këtë ndarje.

Në gjykatën më të lartë në Shtetet e Bashkuara, Gjykatën Supreme, gjashtë nga nëntë gjyqtarët janë konservatorë të hapur. Tre prej tyre u emëruan nga vetë Trump. Këto janë kushte të mira për vendime që janë në interes të presidentit. Për shembull, në rastin e terroristëve të dyshuar, Gjykata Supreme vendosi që deportimi ishte i ligjshëm.

Në përputhje me “parimet e demokracisë” në SHBA?

Po Kongresi, dega legjislative? Trump e anashkaloi këtë që nga fillimi i mandatit të tij të dytë. Çdo president mund të lëshojë urdhra ekzekutivë që nuk kanë nevojë të kalojnë nëpër Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senatin, dy dhomat e Kongresit.

Trump ka lëshuar tashmë një numër shumë të madh urdhrash të tillë: 161 në mandatin e tij të dytë deri tani (më 10 qershor 2025). Kjo është më shumë se çdo president që nga Lufta e Dytë Botërore. Urdhrat e Trumpit kanë pasoja të gjera, për shembull për të drejtat e komunitetit LGBTQ+ në Shtetet e Bashkuara ose për tregtinë globale.

“Trump patjetër do të hyjë në histori si dikush që e shtyu pushtetin e degës ekzekutive deri në kufijtë e skajshëm”, tha për DW Patrick Malone, profesor i administratës publike dhe politikës në Universitetin Amerikan. Për shembull, ka dyshime nëse ishte e ligjshme që presidenti, me qëllim rritjen e efikasitetit, të mbyllte agjencitë federale dhe të shkarkonte masivisht punonjësit nga ato agjenci, thekson Malone.

“Gjykatat do të merren me ligjshmërinë e asaj që bëri ky president për vite me radhë”, thotë shkencëtari politik. Po institucionet demokratike të Shteteve të Bashkuara? Malone beson se ata janë nën një presion të konsiderueshëm. Një problem është ky: Ligjet amerikane të më shumë se 200 viteve më parë tani po zbatohen në një vend krejtësisht të ndryshëm nga ai kur u shkruan.

Megjithatë, Malone nuk e humb shpresën: “Institucionet në përgjithësi janë shumë të vështira për t’u rrëzuar”, thotë ai. “Shpresoj që parimet e demokracisë në fund të fundit do të mbisundojnë.”/DW

Ju sugjerojmë

Vlorë/Kishin mbetur të bllokuar në det,Policia Kufitare u vjen në ndihmë 8 pushuesve
Aktualitet

Vlorë/Kishin mbetur të bllokuar në det,Policia Kufitare u vjen në ndihmë 8 pushuesve

15 Qershor, 2025 10:17 am
Marrëveshjet për migrantët: Çfarë përfiton Kosova dhe pse kritikohen ato?
Rajoni

Marrëveshjet për migrantët: Çfarë përfiton Kosova dhe pse kritikohen ato?

15 Qershor, 2025 10:01 am
Berisha për konfliktin Izrael-Iran: Regjimi i Ajetullahëve, drejt fundit të merituar
Aktualitet

Berisha për konfliktin Izrael-Iran: Regjimi i Ajetullahëve, drejt fundit të merituar

15 Qershor, 2025 9:49 am
Shiste lëndë narkotike në Bilisht/ Arrestohet 28-vjeçari, procedohet një tjetër
Aktualitet

Shiste lëndë narkotike në Bilisht/ Arrestohet 28-vjeçari, procedohet një tjetër

15 Qershor, 2025 9:39 am
Asgjësohen mbi 12 mijë bimë narkotike në Shkodër, 4 të proceduar penalisht
Aktualitet

Asgjësohen mbi 12 mijë bimë narkotike në Shkodër, 4 të proceduar penalisht

15 Qershor, 2025 9:27 am
Gjuetia ndaj kokave të Teheranit nga Izraeli, Khamenei gjithashtu në shënjestër
Bota

Gjuetia ndaj kokave të Teheranit nga Izraeli, Khamenei gjithashtu në shënjestër

15 Qershor, 2025 9:06 am
Sulmet iraniane ndaj Izraelit, raportohet për 10 të vdekur dhe 200 të plagosur
Bota

Sulmet iraniane ndaj Izraelit, raportohet për 10 të vdekur dhe 200 të plagosur

15 Qershor, 2025 8:40 am
Protestat në Los Angeles, Trump vë në sprovë themelet e shtetit demokratik
Bota

Trump: Nëse Irani sulmon SHBA,do të përballet me fuqinë e padëgjuar të ushtrisë sonë

15 Qershor, 2025 8:31 am
Irani kryen valë të re sulmesh ajrore në Izrael, Netanyahu zotohet për sulme shtesë
Bota

Irani kryen valë të re sulmesh ajrore në Izrael, Netanyahu zotohet për sulme shtesë

15 Qershor, 2025 8:22 am
Shqipëria rrezikon të bjerë nën kufirin e 2 milionë banorëve përpara vitit 2035
Kryesore

Shqipëria rrezikon të bjerë nën kufirin e 2 milionë banorëve përpara vitit 2035

15 Qershor, 2025 8:16 am
Para
Zadrima, aty ku gratë shqiptare ringjallin artin mijëravjeçar të mëndafshit

Zadrima, aty ku gratë shqiptare ringjallin artin mijëravjeçar të mëndafshit

Ekonomia gjermane pritet të rimëkëmbet, ekspertët shohin fundin e krizës

Ekonomia gjermane pritet të rimëkëmbet, ekspertët shohin fundin e krizës

Hill: SHBA nuk do të ndërhyjë më!Kosova dhe Serbia t’i zgjidhin vetë problemet

Hill: SHBA nuk do të ndërhyjë më!Kosova dhe Serbia t’i zgjidhin vetë problemet

TE FUNDIT

Vlorë/Kishin mbetur të bllokuar në det,Policia Kufitare u vjen në ndihmë 8 pushuesve

Vlorë/Kishin mbetur të bllokuar në det,Policia Kufitare u vjen në ndihmë 8 pushuesve
15 Qershor, 2025

Policia Kufitare Vlorë u ka ardhur në ndihmë në dy raste në Vlorë dhe Dhërmi, 8 shtetasve që kishin mbetur...

Lexo më shumë

Marrëveshjet për migrantët: Çfarë përfiton Kosova dhe pse kritikohen ato?

Marrëveshjet për migrantët: Çfarë përfiton Kosova dhe pse kritikohen ato?
15 Qershor, 2025

Cepi juglindor i Evropës, përfshirë Kosovën, po shndërrohet në terrenin ku shtetet më të fuqishme përpiqen të zhvendosin një nga...

Lexo më shumë

Berisha për konfliktin Izrael-Iran: Regjimi i Ajetullahëve, drejt fundit të merituar

Berisha për konfliktin Izrael-Iran: Regjimi i Ajetullahëve, drejt fundit të merituar
15 Qershor, 2025

Kreu i Partisë Demokratike ka shprehur mbështetje ndaj Izraelit dhe SHBA pas sulmit ndaj Iranit, duke thënë se diktatura teokratike...

Lexo më shumë

Shiste lëndë narkotike në Bilisht/ Arrestohet 28-vjeçari, procedohet një tjetër

Shiste lëndë narkotike në Bilisht/ Arrestohet 28-vjeçari, procedohet një tjetër
15 Qershor, 2025

Policia e Korçës ka arrestuar në flagrancë një 28-vjeçar, pasi shiste lëndë narkotike të dyshuar kanabis, në doza në qytetin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com