Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Akt-akuzë ndaj 34 personave lidhur me zjarrin vdekjeprurës në Koçan

2025/06/13 at 8:40 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Akt-akuzë ndaj 34 personave lidhur me zjarrin vdekjeprurës në Koçan

Ndaj 34 personave, përfshirë ish-ministra, është ngritur akt-akuzë lidhur me rolin e tyre në zjarrin që përfshiu një klub nate në Koçani të Maqedonisë së Veriut, tha Prokuroria Publike.

Zjarri që shpërtheu në mars, la të vdekur 62 persona.

Pronari i klubit, ish-ministra, drejtorë të drejtorisë kombëtare për mbrojtje dhe shpëtim, pronarë dhe anëtarë të një agjencie sigurie, inspektorë ndërtimi dhe zyrtarë të tjerë janë në mesin e të akuzuarve, tha prokurori publik, Lupço Koçevski në një konferencë për media.

Akt-akuza është dorëzuar në Gjykatën Themelore në Koçan, e cila ende duhet ta miratojë atë.

Akt-akuza shënjestron “34 individë dhe tri entitete ligjore për vepra penale që kanë shkaktuar rrezik të madh të jetës dhe trupave të njerëzve si dhe pronës”, tha Koçevski.

Prokurori sqaroi se në mesin e të akuzuarve janë pesë punonjës publikë nga Ministria e Ekonomisë, si dhe dy ish-ministra që kishin lëshuar vazhdimisht licenca për operimin e klubit të natës.

Koçevski tha se edhe dy ministra janë të dyshuar, por që nuk janë të përfshirë në aktakuzën aktuale, për shkak se nuk kanë gjetur prova të mjaftueshme për t’iu ngritur aktakuzë.

Prokurori nuk zbuloi emrat e ish-ministrave e as të atyre që po dyshohen.

Megjithatë, katër ish-ministra të Ekonomisë, Bekim Neziri, Valon Saraçini, Driton Kuqi dhe Kreshnik Bekteshi ishin arrestuar për zjarrin në Koçani.

Në mesin e të akuzuarve janë katër drejtor të drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim, që kanë qenë në detyrë që nga viti 2012 dhe inspektori i përgjithshëm që kishte udhëhequr Shërbimin Shtetëror të Sigurisë në atë periudhë. Një nga këta drejtor, Shaban Saliu, aktualisht është ministër pa portofol.

Por, prokurori tha se sa i përket Inspektoratit Shtetëror të Tregut tha se më herët është sqaruar se provat kanë treguar një nivel tjetër të përgjegjësisë, andaj asnjë drejtor i këtij inspektorati nuk është duke u ndjekur penalisht, por vetëm inspektorët lokalë.

Të akuzuar janë edhe tre inspektorë komunalë të ndërtimit dhe pronari i një kompanie.

Zjarri shpërtheu më 16 mars në klubin Pulse kur po mbahej një koncert hip-hopi më 16 mars. Pothuajse 200 persona ishin plagosur nga flakët në Koçan.

Disa fishekzjarrë ishin ndezur gjatë koncertit, që gjë shkaktuan zjarrin vdekjeprurës në klubin e mbushur me njerëz. Një ekip prokurorësh e ka hetuar të gjithë veprimtarinë e klubit që nga hapja e tij më 2012, tha Koçevski.

Sipas akt-akuzës, pothuajse të gjitha rregullat për funksionimin e një klubi nate ishin shkelur.

Parregullsitë përfshinin shkeljen e rregullave kundër zjarrit, planeve të sigurisë, përfshirë mungesën e numrit të duhur të fikseve të zjarrit dhe daljeve emergjente, si dhe leje të falsifikuara, përfshirë lejet për ndërtim dhe rindërtim.

“Të gjithë ata [të akuzuarit] kishin pushtet dhe kompetenca ligjore për të parandaluar ose për të zvogëluar mundësinë e humbjes së jetës, por askush nuk e bëri një gjë të tillë”, tha prokurori publik.

“Mosrespektimi i qëllimshëm i procedurave të sigurisë nga shumë individë dhe institucione kanë kontribuoi në pasoja jashtëzakonisht të rënda dhe në pamundësinë për të parandaluar tragjedinë dhe për të shpëtuar jetën e 62 të rinjve”.

Ndërkaq, në një hetim të ndarë të udhëhequr nga prokurorët për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, të enjten u arrestuan 13 policë dhe zyrtarë të tjerë.

Protestat e mbajtura çdo javë nga prindërit dhe të afërmit e viktimave nga zjarri kanë marr hov javët e fundit. Ata po kërkojnë përgjigje nga autoritetet se pse nuk i kanë përfshirë në hetime policët dhe zyrtarët aktualë./REL

Ju sugjerojmë

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit
Bota

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit

14 Qershor, 2025 11:07 pm
Kosovë/ Vritet me armë zjarri një grua në Qendrën për Punë Sociale
Kronikë

Itali/ 45-vjeçarja shqiptare vritet me thikë nga ish-bashkëshorti

14 Qershor, 2025 10:48 pm
Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë
Sport

Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë

14 Qershor, 2025 10:34 pm
Veliaj i kërkon ILD që të pezullojnë Olsi Dadon: Përdori telefonin e punës për të kërkuar leje ndërtimi
Aktualitet

Rekursi i Veliajt në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja e çështjes

14 Qershor, 2025 9:49 pm
Tatimet publikojnë pagat minimale në turizëm
Aktualitet

Tatimet publikojnë pagat minimale në turizëm

14 Qershor, 2025 9:21 pm
SHBA/Plumbat ndaj politikanëve, shpallet në kërkim ish-bashkëpunëtori i Guvernatorit
Bota

SHBA/Plumbat ndaj politikanëve, shpallet në kërkim ish-bashkëpunëtori i Guvernatorit

14 Qershor, 2025 9:17 pm
Historia e pazakontë e sulmuesit të Interit kundër regjimit iranian
Sport

Historia e pazakontë e sulmuesit të Interit kundër regjimit iranian

14 Qershor, 2025 9:16 pm
Sulmet Izrael-Iran, sulmuesi i Interit bllokohet në Teheran
Sport

Sulmet Izrael-Iran, sulmuesi i Interit bllokohet në Teheran

14 Qershor, 2025 8:36 pm
Lufta Izrael-Iran “lë pa martuar” djalin e Netanyahu-t
Bota

Lufta Izrael-Iran “lë pa martuar” djalin e Netanyahu-t

14 Qershor, 2025 8:02 pm
Atentat dy ligjvënësve në SHBA, humb jetën zyrtarja demokrate dhe bashkëshorti i saj
Bota

Atentat dy ligjvënësve në SHBA, humb jetën zyrtarja demokrate dhe bashkëshorti i saj

14 Qershor, 2025 7:33 pm
Para
Hakmerret Irani, qindra raketa në drejtim të Tel Aviv

Hakmerret Irani, qindra raketa në drejtim të Tel Aviv

Polonia: Një avion rus shkeli hapësirën tonë ajrore

Polonia: Një avion rus shkeli hapësirën tonë ajrore

Lideri Suprem i Iranit i drejtohet Izraelit: Nuk do kemi mëshirë!

Lideri Suprem i Iranit i drejtohet Izraelit: Nuk do kemi mëshirë!

TE FUNDIT

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit
14 Qershor, 2025

Irani njoftoi sot se ka lëshuar të paktën 100 raketa si sulm hakmarrës dhe kundërpërgjigje ndaj Izraelit mbrëmjen e sotme...

Lexo më shumë

Itali/ 45-vjeçarja shqiptare vritet me thikë nga ish-bashkëshorti

Kosovë/ Vritet me armë zjarri një grua në Qendrën për Punë Sociale
14 Qershor, 2025

Një tjetër ngjarje tronditëse ka goditur Italinë. Një grua 45-vjeçare me origjinë shqiptare është vrarë brutalisht me thikë të shtunën...

Lexo më shumë

Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë

Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë
14 Qershor, 2025

Rino Gattuso pritet të jetë trajneri i ri i kombëtares italiane. Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina, dëshiron...

Lexo më shumë

Rekursi i Veliajt në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja e çështjes

Veliaj i kërkon ILD që të pezullojnë Olsi Dadon: Përdori telefonin e punës për të kërkuar leje ndërtimi
14 Qershor, 2025

Ka mbërritur në Gjykatën e Lartë rekursi i paraqitur nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Siç shihet edhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com