Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rio, bariu nga India dhe një kulturë që po shuhet

2025/06/12 at 8:32 AM
në Kryesore, Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A
Rio, bariu nga India dhe një kulturë që po shuhet

Nga Auron Tare


Në një stan të humbur mes maleve të Kolonjës, jeton Rio – një bari i ardhur nga India, i cili me praninë e tij të heshtur  është një dëshmi e një  tradite që në këto anë është në rrezik zhdukjeje. Roi nuk është thjesht një i ardhur i rastësishëm; ai është dëshmitari dhe, në njëfarë mënyre ndoshta një nga  ruajtësit e fundit te një jetese që ka formuar ekonominë, kulturën dhe shpirtin e krahinës për mijëra vjet.

Dikur, Kolonja gumëzhinte nga jeta baritore. Tufat e mëdha të kolonjareve udhëtonin drejt bregdetit të Jugut apo viseve të Çamërisë, duke ndjekur ritmet sezonale të një jete të ndërtuar mbi rritet pagane të natyrës, kulturën pastorale, adhurimin për  malet si dhe në bashkëjetesë me kafshët. Zilet e mëdha të cjepve që prinin kopetë,  te sjella nga Janina apo Leskoviku kumbonin përgjatë brigjeve të Vjosës, deri sa zbrisnin në ultësirat pjellore. Kolonja dhe Kurveleshi dikur ishin ndër krahinat më të pasura me kope dhe stane, duke krijuar një ekonomi të qëndrueshme dhe një kulturë të tërë të bazuar në blegtorinë nomade.

Sot, kjo botë është thuajse në shuarje. Numri i tufave dhe i staneve në Kolonjë dhe Kurvelesh është zvogëluar ndjeshëm. Jetesa baritore mbahet me vështirësi të mëdha dhe shpesh nga njerëz në kufijtë e mbijetesës.

Në këtë realitet të zymtë, ardhja e Roit merr një kuptim të veçantë. Ai është simbol i një cikli që po mbyllet jo vetëm në Shqipëri, por në mbarë Evropën: shuarja e jetës dhe kulturës baritore – një epokë mijëravjeçare që po vdes ngadalë, para syve tanë.

Roi, me mënyrën e tij të heshtur dhe përkushtimin ndaj tufës së tij, mund te jete  ndoshta kujtimi i fundit i gjallë i një harmonie të humbur mes njeriut dhe natyrës. Shuarja e kulturës baritore – një humbje e madhe për identitetin dhe të ardhmen turistike të Shqipërisë.

Nuk ka asnjë dyshim se jeta baritore është një nga mënyrat më të vështira të jetesës, sidomos në kohën moderne, ku teknologjia dhe urbanizimi kanë ndryshuar rrënjësisht mënyrën si jetojmë. Në këtë realitet të ri, të rinjtë shqiptarë janë gjithnjë e më pak të gatshëm t’u përkushtohen tufave në malet e vendit. Dhe pikërisht këtu nis një debat thelbësor: me humbjen e kulturës baritore, Shqipëria rrezikon të humbasë jo vetëm një pjesë të identitetit të saj mijëravjeçar, por edhe të gjitha pjesët e lidhura me këtë mënyrë jetese – nga zakonet, veshjet dhe muzika, deri te kulinaria dhe vetë raporti i njeriut me natyrën.

Ndërkohë, kjo mënyrë jetese përfaqëson një atraksion të jashtëzakonshëm për vizitorët e huaj që vijnë në Shqipëri për të eksploruar natyrën dhe kulturën autentike shqiptare. Nëse vitet që vijnë do të na gjejnë me barinj indianë apo filipinezë në malet tona, do të kuptohet qartë se çfarë humbje e pakthyeshme do të ishte kjo për turizmin kulturor dhe për identitetin e thellë të krahinave tona.

Duke njohur rëndësinë e madhe të kësaj tradite, UNESCO e ka shpallur që prej vitit të kaluar kulturën baritore (pastoralizmin) si pjesë të trashëgimisë kulturore të jashtëzakonshme të njerëzimit. Shqipëria pati fatin të jetë pjesë e listës së vendeve që gëzojnë këtë status. Por, për fat të keq, deri më sot, nuk ekziston asnjë projekt, ide konkrete apo përpjekje serioze për ta mbështetur këtë pasuri të rrallë të kulturës sonë kombëtare.

Kjo trashëgimi nuk është thjesht një relike e së kaluarës; ajo është një urë që na lidh me lashtësinë, me popullatat që kanë jetuar në këto troje për mijëra vjet, dhe me të gjitha shtresat e thella kulturore që kanë formuar identitetin shqiptar. Ruajtja dhe mbështetja e kulturës baritore nuk është vetëm një detyrim moral apo historik – është gjithashtu një mundësi e madhe për ta bërë Shqipërinë një destinacion të veçantë për turizmin kulturor dhe të qëndrueshëm.

Roit i urojme qendrim te mbare ne Malet e Kolonjes por na duhen barinj shqiptare.



Ju sugjerojmë

Netanyahu: Ndoshta kemi vrarë udhëheqësin e Hamasit
Bota

Netanyahu mesazh iranianëve: Koha që të dilni kundër regjimit shtypës!

13 Qershor, 2025 10:21 pm
“Jeni heronj “, Putin nderon ushtrinë: Ndaluat një luftë civile
Bota

Përplasja Izrael-Iran,Moska e gatshme të ndërmjetësojë për t’i dhënë fund armiqësisë

13 Qershor, 2025 10:08 pm
30 vjet pritje për pronën e fituar me gjyq!Dy vëllezërit vdiqën,i treti pret …
Aktualitet

30 vjet pritje për pronën e fituar me gjyq!Dy vëllezërit vdiqën,i treti pret …

13 Qershor, 2025 9:49 pm
I vetëm me 6 fëmijë jetimë, jeta e vështirë e burrit që humbi gruan
Aktualitet

I vetëm me 6 fëmijë jetimë, jeta e vështirë e burrit që humbi gruan

13 Qershor, 2025 9:34 pm
Lideri Suprem i Iranit i drejtohet Izraelit: Nuk do kemi mëshirë!
Bota

Lideri Suprem i Iranit i drejtohet Izraelit: Nuk do kemi mëshirë!

13 Qershor, 2025 9:25 pm
Polonia: Një avion rus shkeli hapësirën tonë ajrore
Bota

Polonia: Një avion rus shkeli hapësirën tonë ajrore

13 Qershor, 2025 9:14 pm
Hakmerret Irani, qindra raketa në drejtim të Tel Aviv
Bota

Hakmerret Irani, qindra raketa në drejtim të Tel Aviv

13 Qershor, 2025 8:52 pm
Akt-akuzë ndaj 34 personave lidhur me zjarrin vdekjeprurës në Koçan
Rajoni

Akt-akuzë ndaj 34 personave lidhur me zjarrin vdekjeprurës në Koçan

13 Qershor, 2025 8:40 pm
Qeveria ndryshon buxhetin me akt normativ
Aktualitet

Qeveria ndryshon buxhetin me akt normativ

13 Qershor, 2025 8:24 pm
Izraeli vazhdon sulmet ndaj Iranit
Bota

Izraeli vazhdon sulmet ndaj Iranit

13 Qershor, 2025 8:03 pm
Para
PS feston 34-vjetorin/ Rama: 856 mijë e 177 zemra, bashkë për Shqipërinë 2030 në BE

PS feston 34-vjetorin/ Rama: 856 mijë e 177 zemra, bashkë për Shqipërinë 2030 në BE

Ekstremistët e krahut të djathtë gjithnjë e më të rinj

Ekstremistët e krahut të djathtë gjithnjë e më të rinj

Historia e të shtënave me armë në shkolla

Historia e të shtënave me armë në shkolla
















TE FUNDIT

Netanyahu mesazh iranianëve: Koha që të dilni kundër regjimit shtypës!

Netanyahu: Ndoshta kemi vrarë udhëheqësin e Hamasit
13 Qershor, 2025

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka reaguar sërish kundër Iranit. Netanyahu theksoi se Izraeli ka nisur një nga operacionet më të...

Lexo më shumë

Përplasja Izrael-Iran,Moska e gatshme të ndërmjetësojë për t’i dhënë fund armiqësisë

“Jeni heronj “, Putin nderon ushtrinë: Ndaluat një luftë civile
13 Qershor, 2025

Sipas mediave ndërkombëtare, Moska është gati të ndërmjetësojë për t’i dhënë fund krizës mes Izraelit dhe Iranit. Presidenti rus Vladimir...

Lexo më shumë

30 vjet pritje për pronën e fituar me gjyq!Dy vëllezërit vdiqën,i treti pret …

30 vjet pritje për pronën e fituar me gjyq!Dy vëllezërit vdiqën,i treti pret …
13 Qershor, 2025

Emisioni “Stop” ndodhet në Luz të vogël të Kavajës, ku takoi zotin Vahid Lusha. Ai së bashku me 3 vëllezërit,...

Lexo më shumë

I vetëm me 6 fëmijë jetimë, jeta e vështirë e burrit që humbi gruan

I vetëm me 6 fëmijë jetimë, jeta e vështirë e burrit që humbi gruan
13 Qershor, 2025

Emisioni “Stop” në Tv Klan ndodhet në qytetin e Kavajës, pasi kryefamiljari Ilir Halili ka mbetur me 6 fëmijët e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com