Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

53 deputetët e rinj të PS, në shkollë verore/ Kryeministri Rama, lektori i parë

2025/06/11 at 4:06 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama: Morëm 88 mijë vota më shumë se në 2021-in

Kjo verë për 53 deputetët e rinj socialistë të dalë nga zgjedhjet e 11 Majit do të jetë intensive, pasi përpara se të futen në Kuvend, të sapozgjedhurit e Edi Ramës duhet të kalojnë së pari nga “bankat” e një kursi trajnimi.


Dhe për këtë ka menduar vetë Kryeministri i cili në takimin e dytë të fitores me kandidatët e mazhorancës në 26 Maj paralajmëroi nga Pallati i Brigadave hapjen e një sesioni të posaçëm të Akademisë Politike të Partisë Socialiste për të gjithë deputetët që hyjnë për herë të parë në Kuvend në shtator.

Shkolla verore do të nisë në 20 qershor dhe pjesë janë edhe 9 ministra aktualë, të cilët do t’i nënshtrohen trajnimeve për t’u njohur me praktikën legjislative, sjelljen në parlament, detyrat dhe të drejtat që u jep Kushtetuta për ta kryer më së miri detyrën e tyre.

Kursi i deputetëve do të zhvillohet çdo fundjavë në selinë rozë deri në fund të muajit Korrik.

Televizioni Klan ka mësuar se lektori i parë i rishtarëve të parlamentit do të jetë vetë Kryeministri Edi Rama.

Ata që do të ndajnë eksperiencën parlamentare me brezin e rinj do të jenë emra të njohur nga ajo që njihet si garda e vjetër e socialistëve, ku mes emrave mësohet se janë Fatmir Xhafaj, Niko Peleshi, Erion Braçe, si dhe politikanë që ndër vite kanë mbajtur pozicione drejtuese në Kuvendin e Shqipërisë dhe të grupit parlamentar të socialistëve.

Qëllimi i kësaj shkolle verore për rishtarët socialistë është që deputetët të kuptojnë rolin e tyre kushtetues dhe të mësojnë si ndërtohet marrëdhënia me elektoratin.

Një sesion tjetër i posaçëm do të jetë njohja e deputetëve të rinj edhe me procesin e integrimit evropian, si dhe përfaqësimi i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, leksione që do t’i japin ish-ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, si dhe ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni.

Tv Klan



Ju sugjerojmë

Fundi i Shtatorit mbyllet me temperatura mbi 30 gradë
Kryesore

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat gjatë ditës

1 Tetor, 2025 8:03 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

1 Tetor, 2025 8:01 am
Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

Dëshira e Trump për Nobelin: Do t’ia japin dikujt që nuk ka bërë asgjë

30 Shtator, 2025 11:03 pm
5 kulla të shkatërruara nga Izraeli në 72 orët e fundit në Gaza
Bota

Hamasi: Plani i paqes i Trump injoron interesat e popullit palestinez

30 Shtator, 2025 9:52 pm
Më 12 tetor nis zbatimi i rregullave të reja për hyrje në BE
Bota

Më 12 tetor nis zbatimi i rregullave të reja për hyrje në BE

30 Shtator, 2025 8:56 pm
Hegseth drejtuar gjeneralëve të SHBA: Bëhuni gati për luftë, jo për mbrojtje
Bota

Hegseth drejtuar gjeneralëve të SHBA: Bëhuni gati për luftë, jo për mbrojtje

30 Shtator, 2025 8:26 pm
Republika Çeke vendi i parë në BE që kufizon hyrjen e diplomatëve rusë
Bota

Republika Çeke vendi i parë në BE që kufizon hyrjen e diplomatëve rusë

30 Shtator, 2025 7:22 pm
Përballja në kabinetin me sekretarët, a po e frenon Donald Trump manjatin e tekonologjisë?
Bota

Trump-udhëheqësve ushtarakë: Nëse dikush nuk më pëlqen, do ta shkarkoj menjëherë

30 Shtator, 2025 6:56 pm
Mashtroi 128 mijë persona, dënohet kinezja që vodhi 5.7 mld euro në Bitcoin
Bota

Mashtroi 128 mijë persona, dënohet kinezja që vodhi 5.7 mld euro në Bitcoin

30 Shtator, 2025 6:01 pm
Ultimatumi i Trump për Hamasin: Pranoni paqen, ose ju pret fundi i zi
Bota

Ultimatumi i Trump për Hamasin: Pranoni paqen, ose ju pret fundi i zi

30 Shtator, 2025 5:24 pm
Para
Lista Serbe në “numërim mbrapsht” drejt zgjedhjeve

Lista Serbe në "numërim mbrapsht" drejt zgjedhjeve

Marrëveshja me Iranin, Trump: Kam pak besim se mund të arrihet

Marrëveshja me Iranin, Trump: Kam pak besim se mund të arrihet

Rriten temperaturat në vendin tonë, ja cilat do të jenë qarqet më përvëluese të javës

Vapa përvëluese në vend,ISHP këshilla për qytetarët:Të shmangen daljet gjatë drekës!
















TE FUNDIT

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat gjatë ditës

Fundi i Shtatorit mbyllet me temperatura mbi 30 gradë
1 Tetor, 2025

Ditën e mërkurë, Shqipëria do të ndikohet nga një front i ftohtë atmosferik me ajër të lagësht nga veriperëndimi. Moti...

Lexo më shumë

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

Horoskopi, 22 nëntor 2023
1 Tetor, 2025

Dashi Nuk do kaloni aspak një dite te mërzitshme sot pranë atij qe dashuroni, përkundrazi emocionet do jene edhe me...

Lexo më shumë

Dëshira e Trump për Nobelin: Do t’ia japin dikujt që nuk ka bërë asgjë

Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
30 Shtator, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, hodhi poshtë kërcënimet bërthamore ruse në një fjalim para qindra gjeneralëve dhe admiralëve. "Kohët e...

Lexo më shumë

Hamasi: Plani i paqes i Trump injoron interesat e popullit palestinez

5 kulla të shkatërruara nga Izraeli në 72 orët e fundit në Gaza
30 Shtator, 2025

Një figurë e lartë e Hamasit i ka thënë BBC-së se grupi ka të ngjarë ta refuzojë planin e paqes...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com