Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tensionet bërthamore rriten teksa Irani dhe SHBA s’pajtohen për datën e bisedimeve

2025/06/11 at 1:58 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Tensionet bërthamore rriten teksa Irani dhe SHBA s’pajtohen për datën e bisedimeve

Diplomacia mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit për programin bërthamor të Teheranit ka hasur në një pengesë të re – jo për pasurimin e uraniumit apo sanksionet – por për një çështje shumë të thjeshtë: kur të takohen.


Derisa presidenti amerikan, Donald Trump, këmbëngul se rundi i ardhshëm i bisedimeve do të zhvillohet më 12 qershor, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmail Baqaei, thotë se bisedimet do të rifillojnë më 15 qershor në Muskat.

Omani, që ndërmjetëson bisedimet mes tyre, nuk ka folur ende.

Mosmarrëveshja për datën e takimit vjen ndërkohë që kryenegociatori iranian, ministri i Jashtëm Abbas Araqchi, pritet të jetë në Norvegji më 12 qershor për Forumin e Oslos, gjë që e bën të vështirë (por jo të pamundur) një takim me SHBA-në atë ditë.

Ministri i Jashtëm i Omanit, Badr Albusaidi, do të jetë gjithashtu në Oslo, kështu që nëse i dërguari i Shtëpisë së Bardhë dhe negociatori për çështjen bërthamore, Steve Witkoff, udhëton atje, mund të ketë takim.

Me gjithë hutinë rreth datës, rëndësia e takimit është e qartë: rundi i gjashtë i bisedimeve po del të jetë çast vendimtar.

Irani e ka hedhur poshtë zyrtarisht propozimin e Uashingtonit për një marrëveshje, duke e quajtur atë “të papranueshme” dhe të mangët në çështje kyçe, sidomos sa i përket heqjes së sanksioneve ekonomike dhe njohjes së të drejtës së Iranit për pasurimin e uraniumit në tokën e vet.

Kundërpropozimi i Iranit për pasurimin e uraniumit

Teherani thotë se së shpejti do ta dorëzojë një kundërpropozim përmes Omanit, një plan që e përshkruan si “të arsyeshëm, logjik dhe të baraspeshuar” dhe që u bën thirrje Shteteve të Bashkuara ta marrin seriozisht.

Derisa Irani i ka mbajtur të fshehta hollësitë e këtij kundërpropozimi, zëvendësministri i Jashtëm Majid Takht-Ravanchi thotë se nuk është dokument i gjatë, por një propozim “racional” që “nuk mund të hidhet poshtë me një ‘jo’ të thjeshtë”.

Ai e përshkruan atë si një bazë solide dhe të pranueshme për diskutime të mëtejshme.

Propozimi pritet të këmbëngulë në të drejtën për të vazhduar pasurimin e uraniumit – një pikë panegociueshme për Teheranin – dhe të kërkojë heqjen efektive dhe të verifikueshme të sanksioneve para se Irani të bëjë çfarëdo lëshimi.

Nga ana e tyre, Trump dhe zyrtarë të tjerë amerikanë vazhdojnë ta mbajnë qëndrimin se çdo marrëveshje duhet ta detyrojë Iranin ta ndalojë pasurimin, një qëndrim që lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, e ka hedhur poshtë plotësisht si “100 për qind në kundërshtim” me interesat kombëtare.

Rreziku i një rezolute nga IAEA-ja

E gjithë kjo po ndodh derisa Bordi i Guvernatorëve i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA) është mbledhur në Vjenë për sesionin tremujor, ku dosja iraniane është në krye të agjendës.

Raporti i fundit i plotë i IAEA-së, i publikuar më 31 maj, vjen në përfundim se Irani nuk ka dhënë përgjigje të besueshme për materialin dhe aktivitetet e padeklaruara bërthamore në disa vende dhe se bashkëpunimi i tij me inspektorët ka qenë “më pak se i kënaqshëm”.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj evropianë – Britania, Franca dhe Gjermania (të njohura si E3) – po bëjnë përpjekje për një rezolutë që do të deklaronte zyrtarisht se Irani nuk po i përmbush detyrimet e tij për masa mbrojtëse për herë të parë në dy dekada.

Nëse miratohet, rezoluta nuk do ta përshpejtonte menjëherë çështjen në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, por do t’i jepte Iranit një afat për t’i adresuar shqetësimet. Ajo do të ishte hap i madh drejt rikthimit të sanksioneve të OKB-së nëse Irani nuk bashkëpunon.

Ndërkohë, Irani ka kërcënuar se do të hakmerret nëse miratohet rezoluta, duke lënë të kuptohet se mund të zgjerojë programin e tij bërthamor, përfshirë instalimin e mijëra centrifugave të përparuara.

Rikthimi automatik i sanksioneve të OKB-së është dispozitë në marrëveshjen tashmë të dështuar të vitit 2015 dhe vendet e E3 duan ta përdorin atë para se të skadojë në tetor.

Nëse rezoluta miratohet, kjo mund të ndikojë në tonin e rundit të ardhshëm të bisedimeve bërthamore.

Duke i rritur tensionet, Ministria e Inteligjencës së Iranit pretendoi fundjavën e kaluar se Teherani ka siguruar një “thesar” dokumentesh të ndjeshme izraelite, përfshirë materiale për programin bërthamor dhe kapacitetet mbrojtëse të Izraelit.

Duke qenë se Izraeli po përgatitet t’i godasë objektet bërthamore iraniane nëse dështojnë negociatat me SHBA-në, Këshilli Suprem i Sigurisë Kombëtare i Iranit tha se rrjedhja e supozuar e inteligjencës do ta lejojë Iranin të kundërpërgjigjet “menjëherë” duke goditur “objektet bërthamore sekrete” të Izraelit.

Tani për tani, bota po pret – jo vetëm për përmbajtjen e një marrëveshjeje, por edhe që negociatorët të të pajtohen për datën dhe vendin e bisedimeve./REL



Ju sugjerojmë

Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

SHBA dhe Pakistani arrijnë marrëveshje për rezervat e naftës

1 Gusht, 2025 10:46 pm
Finem prezanton “Bugatti”, fotoja që po çmend rrjetin
InstaBIZ

Finem prezanton “Bugatti”, fotoja që po çmend rrjetin

1 Gusht, 2025 9:46 pm
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Trump vendos nëndetëset bërthamore amerikane pranë Rusisë

1 Gusht, 2025 9:39 pm
Brazilianët protestë kundër tarifave të Trump, djegin dollarët e falsifikuar
Bota

Brazilianët protestë kundër tarifave të Trump, djegin dollarët e falsifikuar

1 Gusht, 2025 9:14 pm
Vjedhje spektakolare në Itali, vajza përdor teknologjinë për të zhvatur turistët
Life Style

Vjedhje spektakolare në Itali, vajza përdor teknologjinë për të zhvatur turistët

1 Gusht, 2025 8:29 pm
Analiza/ Ku është problemi me pagesat për mbrojtjen në Hagë?
Rajoni

Analiza/ Ku është problemi me pagesat për mbrojtjen në Hagë?

1 Gusht, 2025 8:01 pm
“6000 kamionë ndihmash janë gati jashtë Gazës”, OKB: Të lejohen dhe nga toka
Bota

“6000 kamionë ndihmash janë gati jashtë Gazës”, OKB: Të lejohen dhe nga toka

1 Gusht, 2025 7:31 pm
Pas prishjes së ndërtimeve pa leje,Rama ndan pamje të kurorëzimit të çiftit në Theth
Aktualitet

Pas prishjes së ndërtimeve pa leje,Rama ndan pamje të kurorëzimit të çiftit në Theth

1 Gusht, 2025 6:51 pm
Ndryshe nga Pentagoni, Trump thotë se do të dërgojë armë në Ukrainë
Bota

“Po punojmë për të ushqyer njerëzit’në Gaza”, Trump: Të kishte ndodhur kohë më parë

1 Gusht, 2025 6:42 pm
Gazetarja italiane “tërbon” Trumpin: Kurrë nuk e kam quajtur Evropën parazit, s’jam fans i Zelensky
Bota

Kamboxhia do të nominojë Trump për çmimin Nobel për Paqen

1 Gusht, 2025 6:14 pm
Para
Përmbyllja e stërvitjes “Defender Europë 2025”/ Rama: Tregoi përkushtimin e FA

Përmbyllja e stërvitjes “Defender Europë 2025”/ Rama: Tregoi përkushtimin e FA

Maji 2025, i dyti më i nxehti në histori/ Europa në ankth prej thatësirës

Maji 2025, i dyti më i nxehti në histori/ Europa në ankth prej thatësirës

Imzot Joani vizitë zyrtare në Patriarkanën Ekumenike në Stamboll

Imzot Joani vizitë zyrtare në Patriarkanën Ekumenike në Stamboll
















TE FUNDIT

SHBA dhe Pakistani arrijnë marrëveshje për rezervat e naftës

Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
1 Gusht, 2025

Ky përparim midis Shteteve të Bashkuara dhe Pakistanit vjen më pak se një ditë pasi Donald Trumpi vendosi tarifa prej...

Lexo më shumë

Finem prezanton “Bugatti”, fotoja që po çmend rrjetin

Finem prezanton “Bugatti”, fotoja që po çmend rrjetin
1 Gusht, 2025

Finem sapo ka hedhur në story një video që ka ngritur në këmbë gjithë rrjetin. Ai shfaqet krah një vajze...

Lexo më shumë

Trump vendos nëndetëset bërthamore amerikane pranë Rusisë

Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
1 Gusht, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se ka urdhëruar vendosjen e dy nëndetëseve bërthamore në rajone pranë Rusisë, si...

Lexo më shumë

Brazilianët protestë kundër tarifave të Trump, djegin dollarët e falsifikuar

Brazilianët protestë kundër tarifave të Trump, djegin dollarët e falsifikuar
1 Gusht, 2025

Brazilianët në Sao Paolo protestuan kundër tarifave të presidentit amerikan Donald Trump përpara ambasadës.amerikane Vendi përballet me një nga normat...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com