Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Në fuqi vendimi i Trump/ Ndalohet hyrja në SHBA e shtetasve nga 12 vende të botës

2025/06/09 at 8:35 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Trump: Putini “po shkatërron Rusinë” duke mos arritur një marrëveshje për përfundimin e luftës me Kievin

Ka hyrë në fuqi që nga mëngjesi i sotëm ndalimi i hyrjes në Shtetet e Bashkuara për shtetasit e 12 vendeve, pas një dekreti të nënshkruar javën e kaluar nga presidenti i SHBA, Donald Trump.


Sipas dekretit të Trump, ky vendim u mor për të mbrojtur SHBA nga terroristët e huaj dhe kërcënimet e tjera ndaj sigurisë kombëtare dhe prek qytetarët e  Afganistanit, Mianmarit, Çadit, Kongo-Brazavilit, Guinea Ekuatoriale, Eritreas, Haitit, Iranit, Libisë, Somalisë, Sudanit dhe Jemenit.

Qeveria amerikane, që ndjek një politikë mjaft të rreptë migracioni, sqaroi se këto vende u përfshinë në listë sepse nuk kanë mekanizma efektivë për të kontrolluar siç duhet udhëtarët dhe sepse qytetarët e tyre kanë prirje të qëndrojnë në SHBA edhe pasi u skadon viza.

I njëjti dekret vendosi kufizime në dhënien e vizave për shtetasit e shtatë vendeve të tjera: Burundi, Kuba, Laosi, Sierra Leone, Togo, Turkmenistani dhe Venezuela.

Trump e krahasoi këtë vendim të shpallur të mërkurën me “kufizimet efektive” që kishte vendosur ndaj qytetarëve të shtatë vendeve me shumicë myslimane në fillim të mandatit të tij të parë presidencial, më 2017, vendim i njohur nga kritikët si “ndalimi për myslimanët” (Muslim Ban). Katër vende janë përfshirë në të dyja listat, atë të 2017 dhe këtë të re: Irani, Libia, Sudani dhe Jemeni.

Presidenti republikan përmendi një sulm të ndodhur më 1 qershor në Kolorado, ku një egjiptian me vizë të skaduar sulmoi një marshim hebre me pasojë 12 të plagosur, si shembull të “rreziqeve ekstreme nga hyrja e të huajve që nuk janë kontrolluar siç duhet”. Egjipti, vendi i origjinës së autorit të sulmit, nuk është përfshirë në listën e shpallur nga Trump.

“Nuk do të lejojmë që ajo që ka ndodhur në Europë të ndodhë në Amerikë,” tha presidenti amerikan duke iu referuar sulmeve të kryera nga qytetarë të huaj në kontinentin evropian. Shumë nga vendet e përfshira në listë kanë shprehur shqetësim dhe konfuzion për këtë ndalim.

Një nga vendet e përfshira, Çadi, reagoi duke pezulluar lëshimin e vizave për qytetarët amerikanë, si kundërpërgjigje.

Megjithatë, dekreti i Trump parashikon disa përjashtime për poseduesit e disa llojeve të vizave, për diplomatët dhe për persona udhëtimi i të cilëve në SHBA “përmbush interesin kombëtar”. Ndalimi i janarit 2017 kishte shkaktuar protesta në shumë aeroporte të mëdha amerikane.



Ju sugjerojmë

Mbyllet qeveria amerikane, ndikimet që do të ketë
Bota

Mbyllet qeveria amerikane, ndikimet që do të ketë

1 Tetor, 2025 9:06 am
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Skandali seksual në Përmet, pezullohet shefi i krimeve

1 Tetor, 2025 9:03 am
Fundi i Shtatorit mbyllet me temperatura mbi 30 gradë
Kryesore

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat gjatë ditës

1 Tetor, 2025 8:03 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

1 Tetor, 2025 8:01 am
Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

Dëshira e Trump për Nobelin: Do t’ia japin dikujt që nuk ka bërë asgjë

30 Shtator, 2025 11:03 pm
5 kulla të shkatërruara nga Izraeli në 72 orët e fundit në Gaza
Bota

Hamasi: Plani i paqes i Trump injoron interesat e popullit palestinez

30 Shtator, 2025 9:52 pm
Më 12 tetor nis zbatimi i rregullave të reja për hyrje në BE
Bota

Më 12 tetor nis zbatimi i rregullave të reja për hyrje në BE

30 Shtator, 2025 8:56 pm
Hegseth drejtuar gjeneralëve të SHBA: Bëhuni gati për luftë, jo për mbrojtje
Bota

Hegseth drejtuar gjeneralëve të SHBA: Bëhuni gati për luftë, jo për mbrojtje

30 Shtator, 2025 8:26 pm
Republika Çeke vendi i parë në BE që kufizon hyrjen e diplomatëve rusë
Bota

Republika Çeke vendi i parë në BE që kufizon hyrjen e diplomatëve rusë

30 Shtator, 2025 7:22 pm
Përballja në kabinetin me sekretarët, a po e frenon Donald Trump manjatin e tekonologjisë?
Bota

Trump-udhëheqësve ushtarakë: Nëse dikush nuk më pëlqen, do ta shkarkoj menjëherë

30 Shtator, 2025 6:56 pm
Para
Vijojnë trazirat në Los Angeles, policia urdhëron protestuesit të largohen

Vijojnë trazirat në Los Angeles, policia urdhëron protestuesit të largohen

VIDEO/ Rama: Me ëmbëlsinë e freskët të Pogradecit, ju uroj një javë të mbarë

VIDEO/ Rama: Me ëmbëlsinë e freskët të Pogradecit, ju uroj një javë të mbarë

Sulmet ruse ndaj Evropës – agjentë, sabotime, vrasje…

Sulmet ruse ndaj Evropës - agjentë, sabotime, vrasje...
















TE FUNDIT

Mbyllet qeveria amerikane, ndikimet që do të ketë

Mbyllet qeveria amerikane, ndikimet që do të ketë
1 Tetor, 2025

Për herë të parë në shtatë vite, qeveria federale e SHBA është futur zyrtarisht në një mbyllje administrative, pas dështimit...

Lexo më shumë

Skandali seksual në Përmet, pezullohet shefi i krimeve

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
1 Tetor, 2025

Skandali Seksual në Përmet me të miturën shkakton tërmet në radhët e Policisë së Qarkut Gjirokastër. Shefi i Krimeve në...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat gjatë ditës

Fundi i Shtatorit mbyllet me temperatura mbi 30 gradë
1 Tetor, 2025

Ditën e mërkurë, Shqipëria do të ndikohet nga një front i ftohtë atmosferik me ajër të lagësht nga veriperëndimi. Moti...

Lexo më shumë

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

Horoskopi, 22 nëntor 2023
1 Tetor, 2025

Dashi Nuk do kaloni aspak një dite te mërzitshme sot pranë atij qe dashuroni, përkundrazi emocionet do jene edhe me...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com