Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“The Times”: Zbuloni anën sekrete dhe piktoreske të jugut të Shqipërisë

2025/06/08 at 3:04 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“The Times”: Zbuloni anën sekrete dhe piktoreske të jugut të Shqipërisë

“Plazhet në Rivierën Shqiptare po bëhen gjithnjë e më të populluara, por nëse shkoni më në brendësi të vendit, do të zbuloni fshatra të qetë, lumenj të egër dhe aventura të pazakonta.” Kështu shkruhet në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “The Times” nga Laura Sanders, e cila përjetoi një udhëtim fantastik shtatëditor në jug të Shqipërisë me një kosto 1,195 paund për person.

Në këtë artikull ajo përshkruan turin e saj njëjavor në maj për të zbuluar disa nga thesaret më pak të njohura të jugut të Shqipërisë.

Nga ku tregon se ka marrë një eksperiencë unike, duke eksploruar qytetet bregdetare, përpara se të zhytej në brendësi të vendit, ku vizitoi vendet e trashëgimisë botërore të UNESCO-s, shijoi ujëvarat e fshehura, qëndroi në ferma në male dhe bëri rafting në një nga lumenjtë e fundit të egër të Evropës.

Grupi prej tetë britanikësh, me moshë nga 30-50 vjeç, fillimisht shijoi plazhet me guralecë pa turma vizitorësh në jug. Ata qëndruan në Qeparo, ku shijuan ushqimet tradicionale vendase, por edhe ecjet përgjatë bregdetit me pamje epike të fshatrave duke arritur në plazhin e Broshit.

Më pas ata nisën një aventurë piktoreske drejt Gjirokastrës, një qytet i epokës osmane i përfshirë në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s. Pamja ishte e gjitha fantastike, maja të mbuluara me gjelbërim dhe livadhe të gjera, pa askënd përreth për kilometra të tëra. Qyteti ishte gjithashtu vendlindja e Enver Hoxhës, diktatorit komunist që sundoi Shqipërinë për 40 vjet – deri në vdekjen e tij në vitin 1985.

Kalaja e shekullit XIII, e ruajtur në mënyrë të mrekullueshme, e Gjirokastrës ofron pamje të gjera të rajonit dhe muret e saj të ftohta prej guri ofrojnë pushim nga nxehtësia e verës. Qyteti është shumë i popullarizuar në mesin e turistëve, por çmimet ishin të arsyeshme.

Ndalesa e tyre e radhës ishte sërish drejt maleve, në një tjetër turne ku i priste një peizazh spektakolar karstik. Ku udhëtuan përgjatë shtigjeve marramendëse drejt fshatit Hoshtevë në Zagoria.

Qëndrimi i radhës ishte në një shtëpi fshati 120-vjeçare të restauruar me pamje nga lugina e Vjosës, ku rrjedh Vjosa, një nga lumenjtë e fundit të egër të Europës, ku grupi i turistëve britanikë u argëtua duke bërë rafting në ujërat e kristalta.

Aventura e tyre e fundit në Shqipëri ishte udhëtimi drejt Liqenit të Ohrit i cili është në kufi me Maqedoninë e Veriut, ku qëndruan në fshatin e qetë të Linit dhe më pas përshkuan me biçikletë zonën e liqenit duke shkuar drejt Pogradecit. Ohri, një nga liqenet më të vjetër të Europës, është i mbrojtur nga UNESCO.

Dhe në fund të artikullit, Shqipëria rekomandohet si vendi ideal nëse po kërkoni të përjetoni pushime autentike me aventura në natyrë dhe trashëgimi kulturore. Klan News

Ju sugjerojmë

Xi kërkon thellim lidhjesh Kinë-BE, von der Leyen bën thirrje për “zgjidhje reale”
Bota

Xi kërkon thellim lidhjesh Kinë-BE, von der Leyen bën thirrje për “zgjidhje reale”

24 Korrik, 2025 10:20 am
U gjet pa ndjenja në qeli, i paraburgosuri ndërron jetë në QSUT
Aktualitet

U gjet pa ndjenja në qeli, i paraburgosuri ndërron jetë në QSUT

24 Korrik, 2025 10:18 am
Tirana përtej qendrës, Rama mbledh urgjentisht ministrat
Aktualitet

Tirana përtej qendrës, Rama mbledh urgjentisht ministrat

24 Korrik, 2025 10:07 am
Qeveria miraton prokurim më të shpejtë për ushtrinë gjermane
Bota

Qeveria miraton prokurim më të shpejtë për ushtrinë gjermane

24 Korrik, 2025 10:02 am
Made for Germany:Gjigantët ekonomikë bashkohen për investime
Bota

Made for Germany:Gjigantët ekonomikë bashkohen për investime

24 Korrik, 2025 9:59 am
Flakët rrezikojnë Parkun e Llogarasë/ Nuk ndalet zjarri në Dukat
Aktualitet

Flakët rrezikojnë Parkun e Llogarasë/ Nuk ndalet zjarri në Dukat

24 Korrik, 2025 9:49 am
(EMRI)I dënuar me 8 vite burg në Itali, pranga 33 vjeçarit shqiptar/ Ja akuzat
Aktualitet

“Apartamentet”, dy të arrestuar për mashtrim me pasuri, noterja shpallet në kërkim

24 Korrik, 2025 9:44 am
Applebaum: Perëndimi nuk e kupton ekstremizmin e Putinizmit
Bota

Applebaum: Perëndimi nuk e kupton ekstremizmin e Putinizmit

24 Korrik, 2025 9:33 am
SHBA miraton shitjen potenciale të armëve në Ukrainë në vlera milionëshe
Bota

SHBA miraton shitjen potenciale të armëve në Ukrainë në vlera milionëshe

24 Korrik, 2025 9:27 am
Sigurimi nga tërmetet bëhet i detyrueshëm: Kush nuk paguan, penalizohet!
Aktualitet

Sigurimi nga tërmetet bëhet i detyrueshëm: Kush nuk paguan, penalizohet!

24 Korrik, 2025 9:22 am
Para
“Qershi dhe Dashuri” në Godolesh/ Vizitorë të shumtë në festën që promovon…

“Qershi dhe Dashuri” në Godolesh/ Vizitorë të shumtë në festën që promovon...

Ministri iranian plas “bombën”: Do publikojmë dosjet sekrete të Izraelit

Ministri iranian plas “bombën”: Do publikojmë dosjet sekrete të Izraelit

Hapja rrugë e një lidershipi të ri? Berisha: Dhashë dorëheqjen, erdhi Basha por…

‘Episodi i 7’/Berisha:Licencat për kanabisin, si u tjetërsua vullneti i shqiptarëve

TE FUNDIT

Xi kërkon thellim lidhjesh Kinë-BE, von der Leyen bën thirrje për “zgjidhje reale”

Xi kërkon thellim lidhjesh Kinë-BE, von der Leyen bën thirrje për “zgjidhje reale”
24 Korrik, 2025

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, ka thënë se Kina dhe Bashkimi Evropian duhet të thellojnë besimin në një botë turbulente,...

Lexo më shumë

U gjet pa ndjenja në qeli, i paraburgosuri ndërron jetë në QSUT

U gjet pa ndjenja në qeli, i paraburgosuri ndërron jetë në QSUT
24 Korrik, 2025

Këtë të Enjte ka ndërruar jetë këtë një i paraburgosur në ambientet e Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza në Tiranë,...

Lexo më shumë

Tirana përtej qendrës, Rama mbledh urgjentisht ministrat

Tirana përtej qendrës, Rama mbledh urgjentisht ministrat
24 Korrik, 2025

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur mëngjesin e sotëm ministrat e kabinetit qeveritar. Burime për Tv Klan bëjnë me dije se...

Lexo më shumë

Qeveria miraton prokurim më të shpejtë për ushtrinë gjermane

Qeveria miraton prokurim më të shpejtë për ushtrinë gjermane
24 Korrik, 2025

Me fondin special, qeveria gjermane i ka dhënë vetes hapësirë për manovrim. Tani, kabineti vendosi që fondet për armët mund...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com