Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Masat e sigurisë për ndeshjen Shqipëri-Serbi, Proda mesazh efektivëve të policisë

2025/06/08 at 11:37 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda iu ka dërguar një mesazh falënderimi strukturave që u angazhuan në zbatimin e planit të posaçëm të masave për garantimin e rendit dhe sigurisë përpara, gjatë dhe pas ndeshjes së futbollit Shqipëri–Serbi.

Sipas Podës, puna e palodhur, angazhimi i jashtëzakonshëm dhe vetëkontrolli në kushte të ngarkesës fizike dhe emocionale janë tregues i qartë i përkushtimit që Policia e Shtetit ka ndaj detyrës dhe ligjit.

“Të nderuar kolegë! Është e disata herë që brenda një muaji t’ju drejtohem me shumë kënaqësi dhe gjej momentin të jem falënderues për të gjithë ju që përballuat me sukses disa sfida shumë të rëndësishme, të cilat kërkonin përkushtim, angazhim, sakrificë dhe maturi.

Dëshiroj t’ju shpreh mirënjohjen dhe falënderimet më të sinqerta për angazhimin, profesionalizmin dhe përkushtimin që treguat në përballimin me sukses të masave të sigurisë për ndeshjen e futbollit Shqipëri–Serbi, një sfidë me rëndësi të veçantë dhe ndjeshmëri të lartë.

Falë bashkëpunimit të ngushtë mes strukturave policore, veprimeve të koordinuara për garantimin e standardeve të sigurisë, bashkëpunimit me Gardën e Republikës, Policinë Bashkiake Tiranë, FSHF-në, UEFA-n, stafin e skuadrës mike dhe agjencitë ligjzbatuese, ky aktivitet sportiv u menaxhua me profesionalizëm, duke mundësuar që të zhvillohej pa incidente që do të cenonin rendin publik apo sigurinë e pjesëmarrësve.

Puna juaj e palodhur, angazhimi i jashtëzakonshëm dhe vetëkontrolli në kushte të ngarkesës fizike dhe emocionale janë tregues i qartë i përkushtimit që Policia e Shtetit ka ndaj detyrës dhe ligjit, për të garantuar rendin dhe sigurinë publike, pavarësisht sfidave apo ndjeshmërive të momentit.

Falënderim të veçantë për qytetarët, sportdashësit dhe tifozët, të cilët respektuan udhëzimet e Policisë deri në përfundim të aktivitetit sportiv.

Bashkëpunimi me qytetarët për përballimin e këtyre sfidave është një tjetër tregues i besimit që ndërtojmë së bashku, dhe një dëshmi e qartë e gatishmërisë sonë për të përballuar me sukses sfidat e sezonit veror.

Faleminderit!”, përfundon mesazhin, Drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda.

Ju sugjerojmë

Fjalimi i Trump para Kongresit, ja çfarë pritet të paraqesë presidenti amerikan
Bota

Trump: Besoj se Putini është i gatshëm të arrijë marrëveshje

14 Gusht, 2025 6:04 pm
Situata e zjarreve në vend, MM: 23 vatra aktive zjarri, ja zonat më problematike
Aktualitet

Situata e zjarreve në vend, MM: 23 vatra aktive zjarri, ja zonat më problematike

14 Gusht, 2025 5:48 pm
Zjarri në Berati, Mbrojtja ndan detaje nga aksioni për shuarjen e flakëve
Aktualitet

Zjarri në Berati, Mbrojtja ndan detaje nga aksioni për shuarjen e flakëve

14 Gusht, 2025 5:34 pm
Lirimi i hapësirave publike, Rama: Gjobë kush nuk e liron vetë!
Kryesore

Lirimi i hapësirave publike, Rama: Gjobë kush nuk e liron vetë!

14 Gusht, 2025 5:12 pm
Ambasada e SHBA sqaron rikthimin e ekspertëve amerikanë në SPAK
Aktualitet

Ambasada e SHBA në Tiranë: Nga 2 Shtatori rregulla të reja për rinovimin e vizave

14 Gusht, 2025 4:55 pm
Rusia dhe Ukraina këmbejnë të burgosur të luftës
Bota

Rusia dhe Ukraina këmbejnë të burgosur të luftës

14 Gusht, 2025 4:36 pm
Udhëheqësi opozitar hungarez e akuzon Rusinë për ndërhyrje politike
Bota

Udhëheqësi opozitar hungarez e akuzon Rusinë për ndërhyrje politike

14 Gusht, 2025 4:15 pm
Berat/ Zbulohet parcela me bimë narkotike, arrestohen 2 kushërinjtë
Aktualitet

Berat/ Zbulohet parcela me bimë narkotike, arrestohen 2 kushërinjtë

14 Gusht, 2025 4:01 pm
Tronditëse në Bolivi, dy serbë dhe një maqedonas gjenden të masakruar brenda…
Bota

Tronditëse në Bolivi, dy serbë dhe një maqedonas gjenden të masakruar brenda…

14 Gusht, 2025 3:48 pm
Hapësirat publike, Rama:Po përgatisim një rregullore, teknologjia do të na ndihmojë
Aktualitet

Situata me zjarret/Rama: I dimë përparimet dhe kufizimet. Të përqeshësh është si..

14 Gusht, 2025 3:34 pm
Para
“U gjetën 6 kg heroinë”, arrestohen drejtuesi i mjetit dhe 4 policë në Kapshticë

“U gjetën 6 kg heroinë”, arrestohen drejtuesi i mjetit dhe 4 policë në Kapshticë

Starton në Shkodër “Rally Albania” 2025, gara në terrenet piktoreske të vendit

Starton në Shkodër “Rally Albania” 2025, gara në terrenet piktoreske të vendit

Vlorë/ Zjarri në fushën e mbetjeve urbane, procedohen 5 punonjës të Bashkisë

Vlorë/ Zjarri në fushën e mbetjeve urbane, procedohen 5 punonjës të Bashkisë

TE FUNDIT

Trump: Besoj se Putini është i gatshëm të arrijë marrëveshje

Fjalimi i Trump para Kongresit, ja çfarë pritet të paraqesë presidenti amerikan
14 Gusht, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se beson që homologu i tij rus, Vladimir Putin, do të arrijë një marrëveshje dhe...

Lexo më shumë

Situata e zjarreve në vend, MM: 23 vatra aktive zjarri, ja zonat më problematike

Situata e zjarreve në vend, MM: 23 vatra aktive zjarri, ja zonat më problematike
14 Gusht, 2025

Ministria e Mbrojtjes njofton se situata nga zjarret në vend paraqitet më e stabilizuar në shumë zona problematike, pas angazhimit...

Lexo më shumë

Zjarri në Berati, Mbrojtja ndan detaje nga aksioni për shuarjen e flakëve

Zjarri në Berati, Mbrojtja ndan detaje nga aksioni për shuarjen e flakëve
14 Gusht, 2025

Ministria e Mbrojtjes ka ndarë detaje lidhur me aksionin për shuarjen e zjarrit në fshatin Velçan të Beratit. Sipas Mbrotjes...

Lexo më shumë

Lirimi i hapësirave publike, Rama: Gjobë kush nuk e liron vetë!

Lirimi i hapësirave publike, Rama: Gjobë kush nuk e liron vetë!
14 Gusht, 2025

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me lirimin e hapësirave publike të zaptuara. Përmes një postimi në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com