Kur na ndajnë edhe pak orë nga sfida historike e Kombëtares Shqiptare me Serbinë, reagimet janë të shumta.
Një prej ryre ka qenë edhe ish-kapiteni i kuqezinjve, Mërgim Mavraj.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Mavraj u ka kërkuar lojtarëve që sot të mendojnë vetëm për futboll dhe të mos ndikohen nga ngarkesa historike që ka kjo ndeshje!
Ish-mbrojtësi nga Kosova, një apel e ka edhe për lojtarët kuqezi që vijnë nga këto troje. “Kosova është e jona përgjithmonë”, shkruan ai.