Një 24-vjeçar është vrarë me armë zjarri në orët e mbrëmjes së djeshme, në qendër të Beogradit.
Sipas informacioneve të nova.rs. i riu ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se dy persona të panjohur kanë qëlluar disa herë me armë zjarri dhe kanë goditur një burrë që ndodhej në vendin e shoferit në një automjet.
Autorët e krimit janë arrestuar ndërsa te njëri prej tyre është gjetur edhe një armë, me të cilët dyshohet se është vrarë i riu.
Hetimet janë në zhvillim e sipër dhe policia po punon për të zbardhur të gjitha rrethanat.