Denoncimi i radhës në emisionin “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues 80-vjeçar në qytetin e Korçës i cili tregon se ka shkuar në zyrën e gjendjes civile Korçë, ku ka takuar specialisten Gentiana Lera.
Kjo e fundit i ka kërkuar të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë borxh duke e ndihmuar për të aplikuar për dy certifikata. Në mirëbesim, 80-vjeçari i dha paratë me premtimin që do t’i merrte në fund të muajit.
Që nga tetori 2024 Gentiana vetëm ka thënë se do ia kthejë paratë duke i lënë dhe takime e duke mos i dalë kurrë. Deri tani i ka dhënë vetëm 200 mijë lekë të vjetra.
Pasi gazetarja takon Lerën, kjo e fundit premton të kthejë borxhin brenda orarit të punës e në fakt brenda 40 minutave Gentiana i numëron 80-vjeçarit plot 1 milionë e 400 mijë lekë, shumën që i detyrohej prej 8 muajsh.