Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Trump vendos ndalesë udhëtimi për qytetarët nga 12 shtete

2025/06/05 at 8:46 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
SHBA godet mallrat kineze me tarifë 145%

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka nënshkruar një vendim që ua ndalon hyrjen në Shtetet e Bashkuara të qytetarëve nga 12 shtete, përfshirë nga Afganistani dhe Irani.


Një ndalesë të tillë udhëtimi, Trump e kishte ndërmarrë edhe gjatë mandatit të parë presidencial.

Presidenti amerikan tha se ndalesa e udhëtimit është e nevojshme për të mbrojtur amerikanët nga sulmet terroriste, sikurse sulmi që ndodhi më 1 qershor në Kolorado.

Autoritetet kanë thënë se një grup personash që protestonin në mbështetje të pengjeve izraelite që mbahen nga Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian – u sulmuan nga një shtetas egjiptian.

“Sulmi i fundit terrorist në Kolorado ka vënë në pah rreziqet ekstreme që i kanosen vendit tonë nga hyrja e shtetasve të huaj që nuk kanë kaluar nëpër kontrolle siç duhet, si dhe nga ata që vijnë këtu si vizitorë të përkohshëm dhe qëndrojnë më gjatë sesa lejohet me vizat që posedojnë.

Ne nuk i duam ata”, tha Trump përmes një video-mesazhi.

Sipas policisë, i dyshuari për sulmin në Kolorado, Mohammed Sabry Soliman, hodhi mjete plasëse dhe spërkati grupin me benzinë të ndezur. Pesëmbëdhjetë persona u plagosën

Zyrtarët e sigurisë kombëtare të SHBA-së thanë se Soliman gjendej në SHBA në mënyrë të paligjshme, pasi ai kishte tejkaluar afatin e qëndrimit të vizës së tij turistike.

Trump e krahasoi ndalesën e re të udhëtimit me “kufizimet e ashpra të udhëtimit” që ai vendosi ndaj një numri shtetesh, kryesisht myslimane më 2017, pak pasi nisi mandatin e parë presidencial.

Ai tha se ai vendim ishte një nga politikat më të suksesshme të mandatit të tij të parë dhe ishte pjesë e rëndësishme e parandalimit të sulmeve të mëdha terroriste nga jashtë në SHBA, duke përmendur sulmet terroriste që kanë ndodhur në Evropë në vitet e fundit.

“Nuk do të lejojmë që ajo që ndodhi në Evropë të ndodhë në Amerikë”, tha Trump.

“Ne nuk mund të kemi një migrim të hapur nga asnjë vend prej nga nuk mund të bëjmë një verifikim të sigurt dhe të besueshëm”.

Përveç Afganistanit dhe Iranit, shtetet që përfshihen në ndalesën e re janë: Burma, Çadi, Republika e Kongos, Guinea Ekuatoriale, Eritrea, Haiti, Libia, Somalia, Sudani dhe Jemeni. Ndalesa e udhëtimit do të hyjë në fuqi më 9 qershor.

Edhe pse kufizimi nuk prek udhëtarët nga Egjipti, Trump tha se “në dritë të ngjarjeve të fundit”, ai ka urdhëruar sekretarin e Shtetit që ta informojë lidhur me rishikimin e praktikave dhe procedurave të Egjiptit “për të konfirmuar nëse kapacitetet e tyre aktuale të kontrollit dhe verifikimit janë të mjaftueshme”.

Përveç ndalimit të udhëtimit do të ketë edhe kufizime shtesë për vizitorët nga Burundi, Kuba, Laosi, Sierra Leone, Togo, Turkmenistani dhe Venezuela, thuhet në vendimin e nënshkruar nga presidenti Trump.

Trump tha se mbetet “i përkushtuar për t’u angazhuar me shtetet që janë të gatshëm të bashkëpunojnë në përmirësimin e këmbimit të informacioneve dhe për procedurat për menaxhimin e identitetit, si dhe për të adresuar rreziqet që lidhen me terrorizmin dhe sigurinë publike”.

Ndalesa e udhëtimit, e vendosur gjatë mandatit të parë të Trumpit, ua ndalonte shtetasve nga shtatë shtete, kryesisht myslimane – Irak, Siri, Iran, Sudan, Libi, Somali dhe Jemen – që të udhëtonin në SHBA. Ai vendim kishte shkaktuar kaos dhe paqartësi në aeroportet e këtyre shteteve dhe në aeroportet amerikane, pasi udhëtarëve ose iu ndalua hipja në avion për në SHBA ose ata u ndaluan sapo arritën në tokën amerikane.

Udhëtarët e prekur nga vendimi përfshinin studentë dhe staf akademik, si dhe biznesmenë, turistë dhe persona që vizitonin miqtë dhe të afërmit e tyre.

Trump e mbrojti vendimin duke u thirrur në çështje të sigurisë kombëtare dhe duke argumentuar se vendimi nuk bazohej në paragjykime kundër myslimanëve. Vendimi i rishikua gjatë betejave ligjore, teksa një version i vendimit u mbështet nga Gjykata Supreme më 2018.

Ndalesa e re e udhëtimit vjen pas një vendimi ekzekutiv të lëshuar nga Trumpi në janar, i cili kërkonte nga Departamenti i Shtetit, nga ai i Sigurisë Kombëtare si dhe nga drejtori i Inteligjencës Kombëtare, që të përgatisnin një raport mbi “qëndrimet armiqësore” ndaj SHBA-së.

Urdhri ekzekutiv kërkonte edhe një vlerësim nëse hyrja e qytetarëve nga disa vende përbënte rrezik për sigurinë kombëtare./REL



Ju sugjerojmë

Meri Shehu bën parashikimin e yjeve: Një nga javët më të bukura, ku triumfon…
-Jetë dhe Stil

Meri Shehu bën parashikimin e yjeve: Një nga javët më të bukura, ku triumfon…

23 Qershor, 2025 8:21 pm
Sulmi me raketa, Irani: Objektivi është SHBA, jo Katari
Bota

Sulmi me raketa, Irani: Objektivi është SHBA, jo Katari

23 Qershor, 2025 8:18 pm
Rinumërohen rreth 47% të votave të Tiranës
Aktualitet

Rinumërohen rreth 47% të votave të Tiranës

23 Qershor, 2025 8:03 pm
Analiza e REL: Kosova, larg Lindjes së Mesme, por afër pasojave
Rajoni

Analiza e REL: Kosova, larg Lindjes së Mesme, por afër pasojave

23 Qershor, 2025 7:47 pm
Irani goditi bazën amerikane, reagon Katari: Nuk ka viktima!
Bota

Irani goditi bazën amerikane, reagon Katari: Nuk ka viktima!

23 Qershor, 2025 7:27 pm
Irani goditi bazat amerikane në Katar dhe Irak, SHBA po gjurmon raketat
Bota

Irani goditi bazat amerikane në Katar dhe Irak, SHBA po gjurmon raketat

23 Qershor, 2025 7:27 pm
Sulmi i Iranit, SHBA: Po monitorojmë kërcënimet ndaj bazës ajrore amerikane në Katar
Bota

Sulmi i Iranit, SHBA: Po monitorojmë kërcënimet ndaj bazës ajrore amerikane në Katar

23 Qershor, 2025 7:16 pm
NATO mbështet Trump: Sulmet amerikane në Iran nuk shkel ligjin ndërkombëtar
Bota

NATO mbështet Trump: Sulmet amerikane në Iran nuk shkel ligjin ndërkombëtar

23 Qershor, 2025 7:06 pm
Kundërpërgjigjet Irani, godet bazën ushtarake amerikane në Katar
Bota

Kundërpërgjigjet Irani, godet bazën ushtarake amerikane në Katar

23 Qershor, 2025 6:50 pm
Kundërpërgjigja e Iranit?Katari mbyll hapësirën ajrore mbi bazën ushtarake amerikane
Bota

Kundërpërgjigja e Iranit?Katari mbyll hapësirën ajrore mbi bazën ushtarake amerikane

23 Qershor, 2025 6:45 pm
Para
Të paktën dhjetë të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë

Të paktën dhjetë të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë

Punonjësi i Gardës vetëvritet me armë zjarri në makinë

Punonjësi i Gardës vetëvritet me armë zjarri në makinë

Spiropali përshëndet raportin e PE: Integrimi në BE është prioritet kombëtar

Spiropali përshëndet raportin e PE: Integrimi në BE është prioritet kombëtar
















TE FUNDIT

Meri Shehu bën parashikimin e yjeve: Një nga javët më të bukura, ku triumfon…

Meri Shehu bën parashikimin e yjeve: Një nga javët më të bukura, ku triumfon…
23 Qershor, 2025

Astrologjia këtë javë ka vendosur që të na surprizojë! Astrologia Meri Shehu ka një lajm surprizë për të gjithë ata...

Lexo më shumë

Sulmi me raketa, Irani: Objektivi është SHBA, jo Katari

Sulmi me raketa, Irani: Objektivi është SHBA, jo Katari
23 Qershor, 2025

Irani ka deklaruar se sulmi i ndërmarrë së fundmi kishte për qëllim objektivat amerikane dhe jo Katarin. Në një deklaratë...

Lexo më shumë

Rinumërohen rreth 47% të votave të Tiranës

Rinumërohen rreth 47% të votave të Tiranës
23 Qershor, 2025

Ka rinisur këtë të hënë në Pallatin e Sportit “Farie Hoti” procesi i rinumërimit të votave për gjithë qarkun Tiranë....

Lexo më shumë

Analiza e REL: Kosova, larg Lindjes së Mesme, por afër pasojave

Analiza e REL: Kosova, larg Lindjes së Mesme, por afër pasojave
23 Qershor, 2025

Në kohën kur bota rri pezull nga përshkallëzimi i tensioneve në Lindjen e Mesme dhe pasojat e mundshme të një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com