Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ndikimi i turizmit në ekonomi,Xhepa:Ka tejkaluar të ardhurat nga eksporti i mallrave

2025/06/02 at 6:29 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Ndikimi i turizmit në ekonomi,Xhepa:Ka tejkaluar të ardhurat nga eksporti i mallrave

Turizmi në vendin tonë, i cili pritet që këtë sezon të jetë në trend rritës krahasuar me vitet e tjera, ka dhe ndikimin e saj pozitiv në ekonominë e Shqipërisë.


Eksperti i ekonomisë, Selami Xhepa, është shprehur “Përballë Lajmit”, në Klan News, se sektori i turizmit në vendin tonë është kthyer në një faktor të rëndësishëm për zhvillimet e brendshme makro-ekonomike. Sipas Xhepës, qytetarë kanë investuar vitet e fundit në tregun e pasurive të paluajtshme, për t’i përdorur ato si struktura akomoduese për të gjithë turistët e huaj apo vendas. Ky investim përkthehet gjithashtu në të ardhura, kryesisht për ekonominë familjare.

“Shqipëria është shndërruar në një sektor shërbimesh, jo vetëm për brenda vendit, por edhe për jashtë vendit. Duke e bërë këtë, si të thuash, faktorin më të rëndësishëm për të konsoliduar le të themi zhvillimet e brendshme makro-ekonomike. Nga ana tjetër, duke qenë se turizmi është i lidhur me një, do thoja me një popullsi masive të vendit, ka e një efekt në shpërndarjen e të ardhurave. Fakti që një pjesë e madhe e qytetarëve kanë investuar në tregun e pasurive të paluajtshme gjatë këtyre viteve dhe i përdorin tashmë për qëllime investimi, apo riinvestimi, ose për akomodimin e turizmit, do të thotë që këto sigurojnë të ardhura jo vetëm thjesht në kuptimin makro-ekonomik, por nga ana tjetër, kanë një efekt të drejtpërdrejtë në të ardhurat e familjeve”, tha Xhepa.

Ajo që ka ndihmuar shumë në shtimin e të ardhurave nga sektori i turizmit, është struktura akomoduse. Kjo e fundit ka qenë një zë i rëndësishëm sipas eksperit për sjelljen e të ardhurave financiare. Në vend të dytë, mbetet kulinaria.

“Statistikat që jep Banka e Shqipërisë, se Banka e Shqipërisë i harton statistikat e bilancit të pagesave, janë në tërësinë e tyre, por normalisht vetë industria dhe operatorët turistikë kanë njohje më të plota, meqenëse ata si të thuash janë përditë në këtë lloj biznesi. Duket qartazi se strukturat e akomodimit e kanë rolin më të madh, ndoshta më pak në sektorë të tjerë, siç janë do thoja turizmi kulturor, apo aktivitete të tjera sportive. Për momentin, fokusin kryesor i turizmit, nga pikëpamja e burimit e të ardhurave, janë qoftë akomodimi, padiskutim edhe kulinaria. Këto janë edhe dy shërbimet kryesore që kontribuojnë në thesin e madh e të ardhurave që siguron ekonomia nga ky aktivitet”, shprehet eksperti i ekonomisë.

Xhepa sqaron se zhvillimi i sektorit të turizmit, ka arritur të triumfojë mbi atë të eksportit të mallrave, lidhur me nivelin e të ardhurave për buxhetin e shtetit. E gjitha kjo, sipas ekspertit, vjen për shkak të fuqizimit të monedhës tonë, që ka sjellë pasoja negative për eksportin, por pozitive për sektorin e shërbimeve.

“Është gati më shumë se 10% e GPT, çka e bën edhe më të rëndësishme se eksporti i mallrave. Faktikisht, eksporti i mallrave ka pasur një rënie gjatë viteve të fundit për shkak të fuqizimit të monedhës tonë kombëtare dhe zhvlerësimit të euros. Ky efekt negative, që është kompensuar më shumë në rritjen e të ardhurave nga sektori i shërbimeve”, tha Xhepa./tvklan.al



Ju sugjerojmë

Parashikimi i motit, 22 gusht 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 2 tetor 2025

2 Tetor, 2025 8:32 am
Horoskopi, 1 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, 2 tetor 2025

2 Tetor, 2025 7:57 am
Dekreti i Begajt për datën e zgjedhje, Milori: Veliaj mund të ketë një as nën mëngë
-U tha në Opinion

Dekreti i Begajt për datën e zgjedhje, Milori: Veliaj mund të ketë një as nën mëngë

1 Tetor, 2025 11:15 pm
Dekreti i Presidentit për zgjedhjet në Tiranë, Daci: I pavlefshëm, “goditet” duke…
-U tha në Opinion

Dekreti i Presidentit për zgjedhjet në Tiranë, Daci: I pavlefshëm, “goditet” duke…

1 Tetor, 2025 11:04 pm
Data e zgjedhjeve, Rusmali: Rastin e Veliajt nuk e mbron Gjykata Kushtetuese
-U tha në Opinion

Data e zgjedhjeve, Rusmali: Rastin e Veliajt nuk e mbron Gjykata Kushtetuese

1 Tetor, 2025 10:39 pm
Lajm i keq për Kombëtaren, mbrojtësi titullar do të mungojë ndaj Serbisë
Sport

Lajm i keq për Kombëtaren, mbrojtësi titullar do të mungojë ndaj Serbisë

1 Tetor, 2025 9:45 pm
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Kronikë

Sherr mes disa personave në Bilisht, dy të plagosur

1 Tetor, 2025 8:56 pm
Kritikoi takimin e Trump me Erdogan, pushohet nga puna gazetari turk në Washington
Bota

Kritikoi takimin e Trump me Erdogan, pushohet nga puna gazetari turk në Washington

1 Tetor, 2025 8:05 pm
FIFA gjobit FSHF-në për incidentet jashtë stadiumit
Sport

FIFA gjobit FSHF-në për incidentet jashtë stadiumit

1 Tetor, 2025 7:36 pm
IKMT aksion për shkatërrimin e ndërtimeve pa leje në Parkun Kombëtar të Valbonës
Aktualitet

IKMT aksion për shkatërrimin e ndërtimeve pa leje në Parkun Kombëtar të Valbonës

1 Tetor, 2025 6:55 pm
Para
Alimehmeti padit KQZ në Kolegjin Zgjedhor, kërkon rinumërimin e votave të Tiranës

Alimehmeti padit KQZ në Kolegjin Zgjedhor, kërkon rinumërimin e votave të Tiranës

“Tani lufta ka mbërritur edhe te ne”, rusët flasin pas sulmeve me dronë nga Ukraina

"Tani lufta ka mbërritur edhe te ne", rusët flasin pas sulmeve me dronë nga Ukraina

Media britanike: Shqipëria pritet të “pushtohet” nga 30 milionë turistë

Media britanike: Shqipëria pritet të "pushtohet" nga 30 milionë turistë
















TE FUNDIT

Parashikimi i motit, 2 tetor 2025

Parashikimi i motit, 22 gusht 2025
2 Tetor, 2025

Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet i vranët dhe me reshje...

Lexo më shumë

Horoskopi, 2 tetor 2025

Horoskopi, 1 shtator 2023
2 Tetor, 2025

Dashi Ka shumë të ngjarë që të tjerët të përpiqen t’ju bindin të merrni pjesë në ndonjë skemë të madhe...

Lexo më shumë

Dekreti i Begajt për datën e zgjedhje, Milori: Veliaj mund të ketë një as nën mëngë

Dekreti i Begajt për datën e zgjedhje, Milori: Veliaj mund të ketë një as nën mëngë
1 Tetor, 2025

Data e dekretimit te zgjedhjeve të parakohshme për bashkinë e Tiranës ka shkaktuar përsëri një paqartësi te juristë si dhe...

Lexo më shumë

Dekreti i Presidentit për zgjedhjet në Tiranë, Daci: I pavlefshëm, “goditet” duke…

Dekreti i Presidentit për zgjedhjet në Tiranë, Daci: I pavlefshëm, “goditet” duke…
1 Tetor, 2025

Konstitucionalisti Jordan Daci ka folur në emisionin “Opinion” në lidhje me dekretin e Presidentit për dekretimin e datës së zgjedhjet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com