Tedi Blushi ka paraqitur zyrtarisht dorëheqjen nga mandati i tij si anëtar në Këshillin Bashkiak.
Me anë të një shkresë zyrtare drejtuar Këshillit Bashkiak të Tiranës, për dijeni edhe Kryekomisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, Blushi deklaron se vendimi vjen si pasojë e kualifikimit të tij si deputet në listën fituese të Qarkut Tiranë në zgjedhjet e 11 majit 2025.
Blushi në letrën që mban datën 30 maj 2025 shkruan: “Pasi u kualifikova në listën fituese të Qarkut Tiranë si deputet në Kuvendin e Shqipërisë, paraqes kërkesën time për dorëheqje nga mandati i anëtarit të Këshillit Bashkiak Tiranë.”
Tedi Blushi ka qenë një nga figurat publike aktive të Partisë së Lirisë dhe i angazhuar në çështje të administrimit vendor në kryeqytet.