Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rusia e Ukraina shkëmbejnë të burgosurit e luftës pavarësisht sulmit ajror

2025/05/25 at 1:28 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Rusia e Ukraina shkëmbejnë të burgosurit e luftës pavarësisht sulmit ajror

Rusia dhe Ukraina kanë realizuar një tjetër shkëmbim të të burgosurve këtë fundjavë, në atë që konsiderohet si një nga më të mëdhatë që nga fillimi i luftës më shumë se tre vite më parë.

Të dielën, të dyja palët konfirmuan lirimin të 303 personave nga secila palë, ushtarakë dhe civilë, duke e çuar në mbi 1,000 numrin total të të burgosurve të shkëmbyer gjatë tri ditëve të fundit.

Kjo përbën një nga rastet e rralla të bashkëpunimit mes dy vendeve, në një kohë kur përpjekjet për arritjen e një armëpushimi kanë dështuar vazhdimisht.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, konfirmoi shkëmbimin përmes një postimi në rrjetin “X”, duke nënvizuar se mes të liruarve ishin pjesëtarë të Forcave të Armatosura, Gardës Kombëtare, Shërbimit të Kufirit dhe Shërbimit Shtetëror të Transportit Special.

Ndërrimi i së dielës pasoi dy shkëmbime të tjera gjatë të premtes dhe të shtunës, ku u liruan përkatësisht 390 dhe 307 persona nga secila palë.

Ky zhvillim vjen në një moment të tensionuar, vetëm pak orë pasi Kievi dhe rajone të tjera të Ukrainës u goditën nga një sulmi më i madh ajror rus me dronë dhe raketa, që nga nisja e agresionit në Shkurt 2022. Të paktën 12 persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën.

Marrëveshja për ndërrimin e të burgosurve u arrit gjatë një takimi të zhvilluar në fillim të muajit në Stamboll, ku përfaqësues të të dyja vendeve u ulën ballë për ballë në një përpjekje për rifillim të bisedimeve. Palët ranë dakord të lirojnë nga 1,000 të burgosur secila.

Pavarësisht këtij akti bashkëpunimi, lufta vazhdon, duke lënë të hapur pyetjen nëse shkëmbimi i të burgosurve do të sjellë ndonjë ndikim në situatën e përgjithshme të konfliktit.

Ju sugjerojmë

“Kreditë për shtëpi, kufizimet imunizojnë tregun”
Aktualitet

“Kreditë për shtëpi, kufizimet imunizojnë tregun”

25 Maj, 2025 10:48 pm
50 mijë vizitorë në Kalanë e Gjirokastrës
Aktualitet

50 mijë vizitorë në Kalanë e Gjirokastrës

25 Maj, 2025 10:24 pm
Tiranë/ Plagoset me armë zjarri 48-vjeçari
Aktualitet

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri 48-vjeçari

25 Maj, 2025 10:06 pm
“Operacioni Ukraina”:Kirurgët e Forcave të Armatosura të Ukrainës trajnohen në SHBA
Bota

“Operacioni Ukraina”:Kirurgët e Forcave të Armatosura të Ukrainës trajnohen në SHBA

25 Maj, 2025 9:58 pm
Një tjetër velierë mbetet në det të hapur, policia e Vlorës i shkon në ndihmë
Aktualitet

Një tjetër velierë mbetet në det të hapur, policia e Vlorës i shkon në ndihmë

25 Maj, 2025 9:42 pm
Bossi shqiptar i drogës për Daily Mail:Policia britanike nuk do të na mposhtë kurrë!
Aktualitet

Bossi shqiptar i drogës për Daily Mail:Policia britanike nuk do të na mposhtë kurrë!

25 Maj, 2025 9:25 pm
Aksidenti në Gjermani/Po ktheheshin nga një festë familjare, por minibusi…
Aktualitet

Aksidenti në Gjermani/Po ktheheshin nga një festë familjare, por minibusi…

25 Maj, 2025 9:03 pm
Anija pëson defekt në det të hapur, shpëtohen dy shtetas të huaj në Gjirin e Gramës
Aktualitet

Anija pëson defekt në det të hapur, shpëtohen dy shtetas të huaj në Gjirin e Gramës

25 Maj, 2025 8:38 pm
Sylvinho prezanton nesër listën e Kombëtares për ndeshjet kualifikuese të Botërorit
Kryesore

Sylvinho prezanton nesër listën e Kombëtares për ndeshjet kualifikuese të Botërorit

25 Maj, 2025 8:14 pm
Aksident i rëndë në Gjermani, humbin jetën tre shtetas shqiptarë
Aktualitet

Aksident i rëndë në Gjermani, humbin jetën tre shtetas shqiptarë

25 Maj, 2025 7:55 pm
Para
Turi i 82-të çiklistik i Shqipërisë, Policia zbulon rrugët që do të bllokohen

Turi i 82-të çiklistik i Shqipërisë, Policia zbulon rrugët që do të bllokohen

Izraeli nuk ndal sulmet, 20 viktima në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet, 20 viktima në Gaza

Sugjerimi i Forbes: Blini shtëpi në Vlorë

Sugjerimi i Forbes: Blini shtëpi në Vlorë

TE FUNDIT

“Kreditë për shtëpi, kufizimet imunizojnë tregun”

“Kreditë për shtëpi, kufizimet imunizojnë tregun”
25 Maj, 2025

Vendosja e kufizimeve nga Banka e Shqipërisë për kreditë për blerjen e shtëpive, sipas ekspertit të ekonomisë Selami Xhepa do...

Lexo më shumë

50 mijë vizitorë në Kalanë e Gjirokastrës

50 mijë vizitorë në Kalanë e Gjirokastrës
25 Maj, 2025

Nuk është periudha e pikut të sezonit turistik, por Gjirokastra zgjidhet nga vizitorë të shumtë edhe në këto ditë të...

Lexo më shumë

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri 48-vjeçari

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri 48-vjeçari
25 Maj, 2025

Një 48-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në zonën e Freskut, në Tiranë. Sipas njoftimit...

Lexo më shumë

“Operacioni Ukraina”:Kirurgët e Forcave të Armatosura të Ukrainës trajnohen në SHBA

“Operacioni Ukraina”:Kirurgët e Forcave të Armatosura të Ukrainës trajnohen në SHBA
25 Maj, 2025

Lufta në Ukrainë ka krijuar një kërkesë të jashtëzakonshme për kirurgë të specializuar në trajtimin e plagëve të luftës dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com