Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve miratoi sot tabelat përmbledhëse të rezultateve për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për deputetë, edhe për tre qarqe të tjera për zgjedhjet e datës 11 maj.
Konkretisht bëhet fjalë për qarqet Tiranë, Durrës, Elbasan. Në të tre këto qarqe Partia Socialiste është shpallur fituese.
Ndërkohë ditën e djeshme, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve miratoi rezultate për katër qarqe, Vlorë, Fier, Lezhë dhe Gjirokastër, ku tre janë fituar nga PS dhe një nga PD.
Tabela Përmbledhëse e Rezultatit të votimit në qarkun Tiranë
- Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka marrë 164.316 vota
- Lëvizja Bashkë ka marrë 13.381 vota
- Lëvizja Atdheu ka marrë 836 vota
- Partia Koalicioni Euroatlantik ka marrë 8.992 vota
- Partia Socialiste e Shqipërisë ka marrë 230.157 vota
- Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka marrë 16.520 vota
- Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare ka marrë 1.318 vota
- Partia Aleanca Demokracia e Re ka marrë 570 vota
- Koalicioni Djathtas për Zhvillim ka marrë 2.066 vota
- Partia Mundësia ka marrë 23.650 vota
- Partia Socialdemokrate ka marrë 14.781 vota
Tabela Përmbledhëse e Rezultatit të votimit në qarkun Durrës
- Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka marrë 58.978 vota
- Lëvizja Bashkë ka marrë 1.995 vota
- Lëvizja Atdheu ka marrë 342 vota
- Partia Koalicioni Euroatlantik ka marrë 1.369 vota
- Partia Socialiste e Shqipërisë ka marrë 84.028 vota
- Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka marrë 4.652 vota
- Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare ka marrë 371 vota
- Partia Aleanca Demokracia e Re ka marrë 59 vota
- Koalicioni Djathtas për Zhvillim ka marrë 1.004 vota
- Partia Mundësia ka marrë 4.100 vota
- Partia Socialdemokrate ka marrë 414 vota
Tabela Përmbledhëse e Rezultatit të votimit në qarkun Elbasan
- Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka marrë 42.519 vota
- Lëvizja Bashkë ka marrë 1.543 vota
- Lëvizja Atdheu ka marrë 173 vota
- Partia Koalicioni Euroatlantik ka marrë 2.436 vota
- Partia Socialiste e Shqipërisë ka marrë 93.765 vota
- Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka marrë 6.302 vota
- Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare ka marrë 359 vota
- Partia Aleanca Demokracia e Re ka marrë 60 vota
- Koalicioni Djathtas për Zhvillim ka marrë 417 vota
- Partia Mundësia ka marrë 3.267 vota
- Partia Socialdemokrate ka marrë 1.858 vota