Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Trump kërcënon me tarifa 50 %, BE kërkon “respekt”

2025/05/24 at 2:54 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Trump kërcënon me tarifa 50 %, BE kërkon “respekt”

Bashkimi Evropian theksoi angazhimin për të arritur një marrëveshje tregtare me SHBA-në bazuar në respekt dhe jo në kërcënime.

Deklarata erdhi pasi presidenti amerikan, Donald Trump, kërcënoi me vendosjen e një tarife prej 50% mbi të gjitha mallrat e dërguara nga BE-ja në SHBA. Komisioneri Evropian për Tregtinë, Maros Sefcovic, pas një telefonate me Përfaqësuesin Tregtar të SHBA-së, Jamieson Greer, dhe Sekretarin e Tregtisë, Howard Lutnick, deklaroi: “BE-ja është plotësisht e angazhuar për të siguruar një marrëveshje që funksionon për të dyja palët. Tregtia BE-SHBA është e pakrahasueshme dhe duhet të udhëhiqet nga respekti i ndërsjellë, jo nga kërcënimet. Ne jemi të gatshëm të mbrojmë interesat tona.”

Më herët të premten, Trump shprehu padurim për ritmin e negociatave tregtare BE-SHBA, duke thënë se ishte i vendosur në planin e tij për të rritur tarifat më 1 qershor.

Duke shkruar në rrjetet sociale, Trump tha: “Diskutimet tona me BE-në nuk po shkojnë asgjëkundi”, duke shtuar se nuk do të ketë tarifa për produktet e ndërtuara ose prodhuara në SHBA.

“Nuk po kërkoj një marrëveshje, ne e kemi vendosur marrëveshjen”, u tha ai gazetarëve më vonë, përpara se të shtonte menjëherë se një investim i madh në SHBA nga një kompani evropiane mund ta bënte atë të hapur për një shtyrje të këtij plani.

Siç shkruan BBC, BE-ja është një nga partnerët më të mëdhenj tregtarë të Washington-it. Vetëm vitin e shkuar, unioni dërgoi më shumë se 600 miliardë dollarë në mallra dhe bleu 370 miliardë dollarë.

Duke reaguar ndaj kërcënimeve të Trump për tarifa më të larta, liderët europianë paralajmëruan se një rritje e tillë do të ishte e dëmshme për të dyja palët.

“Nuk kemi nevojë të ndjekim këtë rrugë. Negociatat janë mënyra e vetme dhe e qëndrueshme për të ecur përpara”, tha kryeministri i Irlandës, Micheál Martin.

“Ne po mbajmë të njëjtën linjë: de-përshkallëzim, por jemi të gatshëm të përgjigjemi”, u shpreh ministri i Jashtëm francez, Laurent Saint-Martin.

Ministrja gjermane e Ekonomisë, Katherina Reiche, theksoi se BE-ja “duhet të bëjë gjithçka” për të arritur një zgjidhje me SHBA-në”.

Ndërsa, kryeministri i Holandës, Dick Schoof, mbështeti strategjinë e BE-së në negociatat tregtare, duke vënë në dukje: “Ne kemi parë më parë që tarifat mund të rriten dhe të ulen gjatë bisedimeve me SHBA-në“. Ky zhvillim vjen në një moment kritik për marrëdhëniet tregtare mes dy palëve, me ndikime të mundshme në ekonominë globale./tvklan.al

Ju sugjerojmë

Izraeli vret nëntë nga dhjetë fëmijët e një doktoreshe në Gaza
Bota

Izraeli vret nëntë nga dhjetë fëmijët e një doktoreshe në Gaza

24 Maj, 2025 10:46 pm
La gjurmë në kinematografinë shqiptare, kush ishte Piro Milkani ?
Aktualitet

La gjurmë në kinematografinë shqiptare, kush ishte Piro Milkani ?

24 Maj, 2025 10:30 pm
Mësim dhe argëtim në spital, 2 klasa multidisiplinare në QSUT
Aktualitet

Mësim dhe argëtim në spital, 2 klasa multidisiplinare në QSUT

24 Maj, 2025 10:10 pm
Shuhet në moshën 86-vjeçare regjisori i njohur Piro Milkani
Aktualitet

Shuhet në moshën 86-vjeçare regjisori i njohur Piro Milkani

24 Maj, 2025 9:56 pm
Dita e dytë e këmbimit të burgosurve, Rusia dhe Ukraina këmbejnë qindra ushtarë
Bota

Dita e dytë e këmbimit të burgosurve, Rusia dhe Ukraina këmbejnë qindra ushtarë

24 Maj, 2025 9:41 pm
Dilema e maturantëve, drejt pasionit apo tregut të punës?
Aktualitet

Dilema e maturantëve, drejt pasionit apo tregut të punës?

24 Maj, 2025 9:17 pm
Probleme në Festivalin e Filmit në Kanë, ndërpritet qëllimisht energjia elektrike
Bota

Probleme në Festivalin e Filmit në Kanë, ndërpritet qëllimisht energjia elektrike

24 Maj, 2025 8:57 pm
Ulqinakët presin që miliarderi arab Alabar të tërhiqet nga marrëveshja për plazhet
Rajoni

Ulqinakët presin që miliarderi arab Alabar të tërhiqet nga marrëveshja për plazhet

24 Maj, 2025 8:40 pm
Euro U-17/ Grupi A, Shqipëria sfidon Francën në ndeshjen e fundit
Sport

Euro U-17/ Grupi A, Shqipëria sfidon Francën në ndeshjen e fundit

24 Maj, 2025 8:16 pm
Ndërprerje masive të platformës sociale X, mijëra përdorues raportuan probleme
Bota

Ndërprerje masive të platformës sociale X, mijëra përdorues raportuan probleme

24 Maj, 2025 8:01 pm
Para
Presidenti Begaj në SHBA: Ftojmë investitorët amerikanë në turizëm e infrastrukturë

Presidenti Begaj në SHBA: Ftojmë investitorët amerikanë në turizëm e infrastrukturë

SPAK “troket” tek KQZ, nis hetimet për tenderin e pajisjeve elektronike

Zgjedhjet/ KQZ miraton rezultatet për qarqet Tiranë, Durrës dhe Elbasan

Hakerët rusë shënjestrojnë kamerat e sigurisë në Rumani. Ja arsyeja

Hakerët rusë shënjestrojnë kamerat e sigurisë në Rumani. Ja arsyeja

TE FUNDIT

Izraeli vret nëntë nga dhjetë fëmijët e një doktoreshe në Gaza

Izraeli vret nëntë nga dhjetë fëmijët e një doktoreshe në Gaza
24 Maj, 2025

Një sulm ajror izraelit në Gaza goditi shtëpinë e një mjeke dhe vrau nëntë nga 10 fëmijët e saj, thotë...

Lexo më shumë

La gjurmë në kinematografinë shqiptare, kush ishte Piro Milkani ?

La gjurmë në kinematografinë shqiptare, kush ishte Piro Milkani ?
24 Maj, 2025

Është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare regjisori i shquar shqiptar, Piro Milkani, një prej emrave më të rëndësishëm të...

Lexo më shumë

Mësim dhe argëtim në spital, 2 klasa multidisiplinare në QSUT

Mësim dhe argëtim në spital, 2 klasa multidisiplinare në QSUT
24 Maj, 2025

Ky fëmijë vetëm 7 vjeç, për shkak të problemeve shëndetësore duhet të ndjekë terapinë kuruese pranë Pediatrisë së QSUT, duke...

Lexo më shumë

Shuhet në moshën 86-vjeçare regjisori i njohur Piro Milkani

Shuhet në moshën 86-vjeçare regjisori i njohur Piro Milkani
24 Maj, 2025

Regjisori i njohur Piro Milkani, ka ndërruar jetë në moshën 86 vjeç. Lajmi i hidhur është konfirmuar nga i biri...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com