Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Arrestohet në Durrës i shumëkërkuari Xhevdet Plaku

2025/05/23 at 10:08 AM
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Arrestohet në Durrës i shumëkërkuari Xhevdet Plaku

Policia e Durrësit ka vënë në pranga në një operacion Xhevdet Plakun, i njohur si “Akili”. Ai u arratis në Janar të këtij viti nga burgu i Ancona-s. Po ashtu, “Akili” është një emër shumë i njohur për policinë shqiptare pasi i ka shpëtuar disa atentateve.


Policia e Durrësit në një konferencë për mediat dha detaje nga operacioni, ku tha se Xhevdet Plaku u arrestua i armatosur, me fishek në fole gati për qitje. Policia njoftoi se ka arrestuar në një aksion të zhvilluar me masa të larta sigurie shtatë persona, mes të cilëve tre me rrezikshmëri të lartë. Ata u kapën në një restorant në Gjirin e Lalzit.

Të arrestuar: 

Xhevdet Plaku

Flobens Meçja

Voltan Xhani, përfshirë në vrasjen e një shtetasi në Shkodër

Jugert Xhani

O.H. Moskallëzim krimi

F.Q. Moskallëzim krimi

A.H. Moskallëzim krimi

Deklarata e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, Vilson Bala

Jam sot, këtu, së bashku me Drejtorin e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit Melsi Koçi, me zëvendësdrejtorin për Hetimin e Krimeve, Bujar Deliallisi dhe me shefin e Komisariatit të Policisë Durrës Algert Gjonaj, për t’ju bërë me dije juve dhe nëpërmjet jush, opinionit publik, mbi organizimin, zhvillimin dhe finalizmin e një operacioni policor me rrezikshmëri të lartë, të koduar “Enigma, gjatë të cilit u kapën dhe u vunë në pranga 7 shtetas, ndërmjet tyre 3 shtetas me rrezikshmëri të lartë, të shpallur në kërkim më parë për vepra penale në fushën e krimeve kundër personit dhe në fushën e narkotikëve. Gjatë operacionit u sekuestruan 4 armë zjarri pistoleta të cilat këta shtetas i mbanin me vete, me fishekë në fole gati për qitje.

Më konkretisht, ditën e djeshme, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës kanë siguruar informacione në rrugë operative, se disa shtetas në kërkim, me rrezikshmëri të lartë shoqërore, ishin në ambientet e një restoranti në gjirin e Lalzit dhe dyshohej se kishin armë zjarri me vete.

Bazuar në këto informacione dhe në analizën e riskut, lindi nevoja për përfshirjen në operacion, dhe të Drejtorisë së Forcës Operacionale në Policinë e Shtetit.

Në kuadër të operacionit, në masa të larta sigurie, shërbimet policore ndërhynë në mënyrë të befasishme në ambientet e restorantit ku ndodheshin këta shtetas.

Nga verifikimet parakrake rezultoi se në një tavolinë ishin ulur 7 shtetas, ndërmjet tyre 3 të kërkuar me rrezikshmëri të lartë shoqërore, konkretisht:

Xhevdet Plaku alias Kiss, 45 vjeç, banues në Durrës, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Roma, pasi Gjykata e Breshias, Itali, ka lëshuar urdhër arresti për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”. Ky shtetas është arratisur nga burgu i Ankonës, në muajin janar 2025 dhe për këtë arsye autoritetet gjyqësore italiane kanë lëshuar urdhër arresti për të. Gjatë kontrollit, këtij shtetasi iu gjet një armë zjarri pistoletë me fishek në fole gati për qitje;

Flobens Mecia alias Gega alias Drini, 43 vjeç, banues në Shkodër, i shpallur në kërkim nga SPAK, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në muajin korrik 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizata kriminale”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal” dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve për të kryer vrasje”. Gjatë kontrollit, këtij shtetasi iu gjetën dy dokumente identifikimi të falsifikuara dhe 1 armë zjarri pistoletë me fishek në fole gati për qitje;

Voltan Xhani, 39 vjeç, lindur në Përmet, rezident në Holandë, pasi në muajin shtator 2024, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i mjeteve motorike” kryer në bashkëpunim dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve për të kryer vrasje”, në funksion të hetimeve për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të vrasjes me armë zjarri të shtetasit E. Rr., ndodhur në Shkodër. Gjatë kontrollit fizik dhe në çantën e tij, Policia gjeti 1 armë zjarri pistoletë me fishkë në fole gati për qitje;

Jugert Xhani, 35 vjeç, lindur në Përmet, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”. Gjatë kontrollit iu gjetën 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak;

  1.  O. H., 38 vjeç, banues në Mamurras, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”;
  2.  F. Q., 36 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”;
  3.  A. H., 45 vjeç, banues në Mamurras, i dyshuar për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit.”

Po gjatë operacionit, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, shuma parash, euro dhe sende të tjera.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë hetimet e thelluara për dokumentimin ligjor të aktivitetit kriminal të këtyre shtetasve.

Theksojmë faktin se ky operacion është organizuar dhe zhvilluar në një kohë rekord, me profesionalizëm, duke u finalizuar me sukses pavarësisht shkallës së lartë të rrezikshmërisë siç e citova dhe më lart, pasi 3 prej tyre i kishin armët e zjarrit me fishekë në fole gati për qitje.

Në këtë kuadër, në emër dhe të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, falënderoj të gjithë punonjësit e Policisë të përfshirë në këtë operacion.

Duke përfituar nga rasti, dua të siguroj qytetarët e qarkut Durrës, se strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, janë maksimalisht të angazhuara për të parandaluar dhe goditur krimin në përgjithësi dhe krimin e organizuar në veçanti, për të goditur rastet e armëmbajtjes pa leje, për kapjen e shtetasve në kërkim dhe për të goditur çdo veprimtari të kundërligjshme, me qëllim krijimin e një ambienti sa më të sigurtë për qytetarët, vizitorët dhe turistët nga mbarë bota, që frekuentojnë qarkun tonë.

I ftoj edhe një herë qytetarët që të besojnë dhe të mbështesin akoma më shumë Policinë vendore dhe të denoncojnë çdo paligjshmëri në numrin 112, duke i garantuar për anonimat të sigurtë dhe ndërhyrje të menjëhershme profesionale nga shërbimet e Policisë. Bashkërisht ndërtojmë një ambient më të sigurtë”.



Ju sugjerojmë

Disa ditë më parë i përjashtoi, Trump kërcënon me tarifa të reja për telefonat inteligjentë
Bota

Trump planifikon tarifë 200% për produktet farmaceutike, për bakrin e importuar 50%

8 Korrik, 2025 10:31 pm
VIDEO/ 7 të plagosur nga demi në festivalin famëkeq në Spanjë
Bota

VIDEO/ 7 të plagosur nga demi në festivalin famëkeq në Spanjë

8 Korrik, 2025 10:04 pm
Macron: Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën
Bota

Macron: Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën

8 Korrik, 2025 9:36 pm
“Ke 4 vjet që më çan…”, shqiptari s’i shlyen italianit huanë e 50 mijë eurove
Aktualitet

“Ke 4 vjet që më çan…”, shqiptari s’i shlyen italianit huanë e 50 mijë eurove

8 Korrik, 2025 9:10 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Elon Musk kundër administratës Trump: Ata arrestuan një ketër, jo klientët e Epstein

8 Korrik, 2025 9:07 pm
Zjarri në Dukat, ndërhyrje edhe nga ajri për shuarjen e flakëve
Aktualitet

Zjarri në Dukat, ndërhyrje edhe nga ajri për shuarjen e flakëve

8 Korrik, 2025 8:45 pm
Aksidenti që i mori jetën futbollistit Jota, policia spanjolle zbulon detaje të reja
Sport

Aksidenti që i mori jetën futbollistit Jota, policia spanjolle zbulon detaje të reja

8 Korrik, 2025 8:25 pm
Bizneset në Vlorë, takim me kryebashkiakun. Kundërshtojnë aksionin në Lungomare
Aktualitet

Bizneset në Vlorë, takim me kryebashkiakun. Kundërshtojnë aksionin në Lungomare

8 Korrik, 2025 7:58 pm
Islam Dudaev fiton medaljen e artë për Shqipërinë në mundje
Sport

Islam Dudaev fiton medaljen e artë për Shqipërinë në mundje

8 Korrik, 2025 7:40 pm
Kabuli mund të bëhet kryeqyteti i parë në botë pa ujë
Bota

Kabuli mund të bëhet kryeqyteti i parë në botë pa ujë

8 Korrik, 2025 7:40 pm
Para
Tirana pret Asamblenë e Unionit Botëror të Noterëve,Manja:Moment historik për vendin

Tirana pret Asamblenë e Unionit Botëror të Noterëve,Manja:Moment historik për vendin

Vrasja e Ilaria Sulës/Studentja shqiptare mësoi mashtrimin që po bënte ish i dashuri

Vrasja e Ilaria Sulës/Studentja shqiptare mësoi mashtrimin që po bënte ish i dashuri

Netanyahu akuzon liderët perëndimorë se po “mbajnë anën” e Hamasit

Netanyahu akuzon liderët perëndimorë se po “mbajnë anën” e Hamasit
















TE FUNDIT

Trump planifikon tarifë 200% për produktet farmaceutike, për bakrin e importuar 50%

Disa ditë më parë i përjashtoi, Trump kërcënon me tarifa të reja për telefonat inteligjentë
8 Korrik, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi sot se po shqyrton vendosjen e tarifave shtesë prej 200% për produktet farmaceutike të...

Lexo më shumë

VIDEO/ 7 të plagosur nga demi në festivalin famëkeq në Spanjë

VIDEO/ 7 të plagosur nga demi në festivalin famëkeq në Spanjë
8 Korrik, 2025

Një burrë është goditur me brirë nga një dem në festivalin famëkeq të ndeshjeve me dema në Pamplona, ​​ndërsa tetë...

Lexo më shumë

Macron: Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën

Macron: Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën
8 Korrik, 2025

“Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën”, theksoi Presidenti francez Emmanuel Macron gjatë fjalimit të tij sot në parlamentin britanik,...

Lexo më shumë

“Ke 4 vjet që më çan…”, shqiptari s’i shlyen italianit huanë e 50 mijë eurove

“Ke 4 vjet që më çan…”, shqiptari s’i shlyen italianit huanë e 50 mijë eurove
8 Korrik, 2025

Leonardo Papi, një shtetas italian, është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv Klan pasi thotë se është mashtruar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com