Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vrasja në Madrid: Kush ishte Andriy Portnov, këshilltari presidencial ukrainas?

2025/05/23 at 9:59 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Vrasja në Madrid: Kush ishte Andriy Portnov, këshilltari presidencial ukrainas?

Derisa po shkonte për të hipur në veturën e tij të tipit, Mercedes, pasi i kishte lënë fëmijët në një shkollë ndërkombëtare afër Madridit, një avokat ukrainas, i quajtur Andriy Portnov, u qëllua pesë herë nga njerëz të armatosur. Plumbin e fundit e mori në kokë. Vrasja e Portnovit në mes të ditës më 21 maj tronditi spanjollët.

Por, ajo shkaktoi edhe më shumë tronditje në qarqet politike ukrainase, ku Portnov ishte aktiv prej vitesh: si avokat, ndërmjetës dhe operativ politik.

Kush ishte ai saktësisht?

I diplomuar për drejtësi, Portnov kishte lidhje të ngushta me Viktor Yanukovychin, presidentin e Ukrainës deri në shkurt 2014, kur protestat në rrugë shpërthyen në dhunë dhe Yanukovychi iku nga vendi. Portnov shërbeu si zëvendësshef i administratës së tij. Ai ishte i njohur për përdorimin e gjyqeve si mjet trysnie – veçanërisht duke ngritur padi kërcënuese ndaj gazetarëve. Në vitin 2019, Portnov e kërcënoi ekipin hulumtues të Shërbimit ukrainas të Radios Evropa e Lirë (REL), Schemes, duke publikuar të dhëna personale të disa prej gazetarëve të tij.

“Portnov ishte shumë i lidhur me sistemin gjyqësor. Një kohë të gjatë, ai drejtonte shumë gjykime të ndryshme. Ai ndikonte tek gjyqtarët, ndikonte tek zyrtarët e sigurisë”, tha për Current Time Ivan Stupak, analist ushtarak dhe ish-anëtar i Shërbimit të Sigurisë Ukrainas, SBU.

Nën Yanukovychin, Portnov mori përsipër reformimin e Kodit Penal dhe procedurave. Iniciativa u kritikua sepse e bënte më të vështirë zhvillimin e gjykimeve të drejta dhe pengonte hetimet për korrupsion dhe ryshfet.

Para se ta këshillonte Yanukovychin, Portnov kishte punuar me Yulia Tymoshenkon, rivale e përbetuar politike e Janukovychit që humbi zgjedhjet presidenciale të 2010-ës.

Paul Manafort, një lobist veteran republikan i cili punoi për ish-presidentin ukrainas Viktor Yanukovych, e solli Andriy Portnov në Uashington në vitin 2013, për të ndihmuar në zbutjen e kritikave të SHBA-së ndaj administratës së Yanukovych.

Portnov gjithashtu kishte bashkëpunuar me lobistin veteran amerikan Paul Manafort, i cili ndihmoi në rikthimin politik të Yanukovychit dhe fitoren e tij ndaj Tymoshenkos. Yanukovychi më pas e burgosi Tymoshenkon.

Në vitin 2013, Portnov udhëtoi në Uashington, si pjesë e përpjekjes së Manafort për të zbutur kritikat amerikane ndaj burgosjes së Tymoshenkos.

“Suksesi i vizitës së Andriy është i rëndësishëm dhe i qëlluar. Tregon se prania e vazhdueshme e liderëve ukrainas në SHBA është efektive dhe mund të ndryshojë retorikën”, shkroi Manafort në një e-mail të shkurtit 2013. “Duhet ta sjellim Andriy në SHBA çdo gjashtë muaj ose çdo tremujor”.

Ky e-mail, drejtuar një ish-shefi të kabinetit të Yanukovychit, u përfshi në dokumentet gjyqësore amerikane pasi Manafort u akuzua në vitin 2017 për mashtrime tatimore dhe financiare që lidhen me punën e tij për Yanukovychin.

Manafort u dënua me 7 vjet e gjysmë burg, por më vonë u fal nga presidenti Donald Trump.

Oficerët e policisë spanjolle punojnë pranë trupit (pas perdes blu) të ish-deputetit të ndjerë të Ukrainës, Andriy Portnov, pasi ai u qëllua për vdekje në Madrid, më 21 maj.

Ndërkohë, Portnov u godit nga sanksione financiare të Departamentit Amerikan të Thesarit në vitin 2021.

“Portnov, i njohur gjerësisht si një ndërmjetës në gjykata, akuzohej me besueshmëri për përdorimin e ndikimit për të blerë qasje dhe vendime në gjyqësor dhe për të minuar përpjekjet për reforma,” tha DASH në një deklaratë. “Ai përpiqej të kontrollonte gjyqësorin ukrainas, të ndikonte legjislacionin përkatës, të vendoste njerëz besnikë në pozicione të larta gjyqësore dhe të blinte vendime gjyqësore”.

Çfarë bënte ai në Spanjë?

Nuk është e qartë se sa kohë kishte që Portnov dhe familja e tij po jetonin në Spanjë.

Ai u largua nga Ukraina për në Rusi pas arratisjes së Yanukovychit në vitin 2014, pas protestave të njohura si “Maidan”. Portnov ishte kritik i ashpër ndaj këtyre ngjarjeve. Më vonë, ai u zhvendos në Austri, ku ushtroi profesionin e avokatit dhe udhëtoi disa herë në Ukrainë.

Në vitin 2018, SBU-ja hapi një hetim për tradhti ndaj tij, duke pretenduar se kishte rol në aneksimin e Krimesë nga Rusia. Hetimi nisi pas përgjimeve telefonike të vitit 2014 ku Portnov dëgjohej duke folur me një këshilltar të Kremlinit. Rasti u mbyll pa ngritje akuzash.

Në vitin 2019, ai u kthye në Ukrainë menjëherë pas zgjedhjes së Volodymyr Zelenskyt si president.

“Miqtë e mi, nuk kam qenë në vendin tim për më shumë se pesë vjet”, shkroi ai në kanalin e tij Telegram në atë kohë. “Dhe sot dua t’ua jap një sinjal të fortë mijëra njerëzve që kanë lënë Ukrainën. Është koha të kthehemi, të ndërtojmë dhe të rindërtojmë. Përshëndetje, atdheu im i dashur!”

Ai ishte bashkëpronar i një kanali televiziv prorus të lidhur me politikanin e afërt me Kremlinin, Viktor Medvedchuk. Autoritetet ukrainase e mbyllën kanalin në vitin 2021.

Në mars të vitit 2022, një muaj pas nisjes së pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia, Schemes zbuloi prona të familjes së Portnov në rajonin e Moskës. Në qershor të atij viti, Portnov u largua përgjithmonë nga Ukraina.

Yanukovych u arratis në Rusi pas ngjarjeve të Maidanit dhe banonte në qytetin jugor Rostov. Vendndodhja e tij tani nuk dihet.

Kush e vrau atë?

Portnov u qëllua rreth orës 09:15 të mëngjesit, sipas raportimeve, menjëherë pasi kishte lënë dy vajzat e tij në Shkollën Amerikane të Madridit, një institucion privat në Pozuelo de Alarcon, në periferi të kryeqytetit spanjoll.

Autoritetet spanjolle nuk kanë dhënë shumë hollësi për ecurinë e hetimeve. Vëzhgues të jashtëm përmendën të kaluarën e tij me shërbimet ukrainase të inteligjencës si një arsye të mundshme për një atentat nga autoritete ukrainase. Të tjerë sugjeruan se vrasja mund të lidhej me konflikte në biznes. “Mbase dikur i mori dikujt një biznes të madh, ndoshta paratë nuk u ndanë siç duhet dhe një prej partnerëve vendosi të hakmerrej”, tha Stupak “Nuk mund ta përjashtojmë këtë”. REL

Ju sugjerojmë

Arrestohen 6 persona, falsifikuan rezultatet në zgjedhjet e 25 prillit
Aktualitet

Certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve/PD kërkesë KQZ-së: Na vini urgjentisht në…

23 Maj, 2025 11:00 pm
Operacioni “Ura”/GJKKO publikon vendimin për 14 të arrestuarit,ja për çfarë akuzohen
Aktualitet

Operacioni “Ura”/GJKKO publikon vendimin për 14 të arrestuarit,ja për çfarë akuzohen

23 Maj, 2025 10:47 pm
Erdogan me Sanchez: Qëndrimi i Turqisë dhe Spanjës ndaj Gazës, i pandryshueshëm!
Bota

Erdogan me Sanchez: Qëndrimi i Turqisë dhe Spanjës ndaj Gazës, i pandryshueshëm!

23 Maj, 2025 9:53 pm
“Më ço foto lakuriq ose…”, flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar
Aktualitet

“Më ço foto lakuriq ose…”, flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar

23 Maj, 2025 9:39 pm
SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Erjon Kasmit dhe Xhulian Xhafës
Aktualitet

Operacioni ndërkombëtar “Ura”, GJKKO lë në burg 11 të arrestuarit

23 Maj, 2025 9:26 pm
Jashtë Kuvendit me 18 mijë vota/ Alimehmeti: Në Shqipëri mungon kushtetueshmëria
Aktualitet

Jashtë Kuvendit me 18 mijë vota/ Alimehmeti: Në Shqipëri mungon kushtetueshmëria

23 Maj, 2025 9:17 pm
Kopshtet private pa licencë e kushte, ‘minë me sahat’ për sigurinë e fëmijëve
Aktualitet

Kopshtet private pa licencë e kushte, ‘minë me sahat’ për sigurinë e fëmijëve

23 Maj, 2025 9:10 pm
Si të dalloni arrestin kardiak nga ataku i zemrës
-Shëndeti

Si të dalloni arrestin kardiak nga ataku i zemrës

23 Maj, 2025 8:59 pm
Euro U-17 në Shqipëri, Belgjika merr fitoren e parë
Kryesore

Euro U-17 në Shqipëri, Belgjika merr fitoren e parë

23 Maj, 2025 8:36 pm
Drejtori i Departamentit të Drejtësisë së SHBA takim me Dumanin, Prodën dhe Hoxhën
Aktualitet

Drejtori i Departamentit të Drejtësisë së SHBA takim me Dumanin, Prodën dhe Hoxhën

23 Maj, 2025 8:13 pm
Para
Grupet ekstremiste të Izraelit përzënë familjet palestineze nga Bregu Perëndimor

Grupet ekstremiste të Izraelit përzënë familjet palestineze nga Bregu Perëndimor

Arrestohet në Durrës i shumëkërkuari Xhevdet Plaku

Arrestohet në Durrës i shumëkërkuari Xhevdet Plaku

Tirana pret Asamblenë e Unionit Botëror të Noterëve,Manja:Moment historik për vendin

Tirana pret Asamblenë e Unionit Botëror të Noterëve,Manja:Moment historik për vendin

TE FUNDIT

Certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve/PD kërkesë KQZ-së: Na vini urgjentisht në…

Arrestohen 6 persona, falsifikuan rezultatet në zgjedhjet e 25 prillit
23 Maj, 2025

Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD)-ASHM) i ka dërguar një kërkesë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pasi certifikoi sot rezultatet...

Lexo më shumë

Operacioni “Ura”/GJKKO publikon vendimin për 14 të arrestuarit,ja për çfarë akuzohen

Operacioni “Ura”/GJKKO publikon vendimin për 14 të arrestuarit,ja për çfarë akuzohen
23 Maj, 2025

GJKKO ka publikuar vendimin për verifikimin e masave të sigurimit për 14 të arrestuarit e operacionit “Ura”. Gjyqtarja Rudina Palloj...

Lexo më shumë

Erdogan me Sanchez: Qëndrimi i Turqisë dhe Spanjës ndaj Gazës, i pandryshueshëm!

Erdogan me Sanchez: Qëndrimi i Turqisë dhe Spanjës ndaj Gazës, i pandryshueshëm!
23 Maj, 2025

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan ka deklaruar se prioriteti i vendit të tij është dërgimi i ndihmave humanitare në...

Lexo më shumë

“Më ço foto lakuriq ose…”, flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar

“Më ço foto lakuriq ose…”, flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar
23 Maj, 2025

Një qytetare nga Tirana është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv Klan pasi thotë se prej disa ditësh...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com