Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kritikoi presidentin afrikano-jugor, por Trump gaboi me pamjet

2025/05/23 at 9:00 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kritikoi presidentin afrikano-jugor, por Trump gaboi me pamjet

Para disa ditësh presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, pati një takim të tensionuar me homologun e tij nga Afrika e Jugut, Cyril Ramaphosa në Shtëpinë e Bardhë. Trump e vuri me “shpatulla pas muri” presidentin afrikano-jugor pas akuzave për “gjenocid” ndaj të bardhëve.

Por ka një problem! Disa nga pamjet që iu referua kreu i shtetit amerikan ishin gabim.

Siç bën me dije agjencia e lajmeve, Trump tregoi një pamje nga një video e Reuters, e xhiruar në Republikën Demokratike të Kongos dhe e paraqiti gabimisht si “provë” për vrasje masive të fermerëve të bardhë në Afrikën e Jugut.

“Janë të gjithë fermerë të bardhë që po varrosen”, tha Trump, duke treguar një artikull me foto.

Në të vërtetë, videoja që Reuters publikoi më 3 shkurt, tregonte punonjës humanitarë duke ngritur trupa të vdekur në qytetin Goma të Kongos. Pamja ishte marrë nga një xhirim i Reuters pas luftimeve të përgjakshme me rebelët M23 të mbështetur nga Ruanda.

Artikulli që Trump i tregoi Ramaphosa-s ishte publikuar nga faqja konservatore amerikane American Thinker dhe fliste për konfliktet dhe tensionet racore në Afrikën e Jugut dhe në Kongo.

Artikulli nuk e shpjegonte foton, por e quante “pamje nga YouTube” dhe përfshinte një link të një raporti për Kongon që përdorte videon e Reuters.

Shtëpia e Bardhë nuk komentoi për rastin. Andrea Widburg, redaktore në American Thinker dhe autore e artikullit, i tha Reuters se Trump “e kishte ngatërruar imazhin”.

Megjithatë, ajo shtoi se artikulli kishte synuar të theksonte “presionin në rritje ndaj të bardhëve në Afrikën e Jugut” dhe kritikonte qeverinë e Ramaphosa-s si “të paaftë dhe të fiksuar pas racës”.

Videoja nga e cila u mor pamja tregonte një varrim masiv pas një sulmi të M23 në Goma, filmuar nga gazetari i Reuters, Djaffar Al Katanty.

“Atë ditë ishte shumë e vështirë të hynim për të filmuar… M’u desh të negocioja me rebelët M23 dhe të bashkëpunoja me Kryqin e Kuq për të marrë leje”, tha Al Katanty.

Ai shtoi se e kishte përjetuar si tronditje kur pa Trump duke mbajtur artikullin me pamjen nga videoja e tij.

Ju sugjerojmë

Kërkon lirinë, caktohet data kur do shqyrtohet kërkesa e Ilir Metës
Kronikë

Kërkon lirinë, caktohet data kur do shqyrtohet kërkesa e Ilir Metës

11 Gusht, 2025 10:17 am
“Mbi 12,000 fëmijë të kequshqyer në Gaza”, UNICEF: Shifrat janë trefishuar
Bota

“Mbi 12,000 fëmijë të kequshqyer në Gaza”, UNICEF: Shifrat janë trefishuar

11 Gusht, 2025 10:14 am
Zjarri në Finiq, digjen disa banesa
Aktualitet

Zjarri në Finiq, digjen disa banesa

11 Gusht, 2025 10:06 am
U rrëzua në banesën e tij, humb jetën i moshuari në Tiranë
Kronikë

Fier/ Makina përplas 26-vjeçarin

11 Gusht, 2025 10:02 am
Temperatura ekstreme, Franca përfshihet nga vala e të nxehtit
Bota

Temperatura ekstreme, Franca përfshihet nga vala e të nxehtit

11 Gusht, 2025 10:01 am
Vance: SHBA-të nuk janë më të interesuara të financojnë luftën në Ukrainë
Bota

Vance: SHBA-të nuk janë më të interesuara të financojnë luftën në Ukrainë

11 Gusht, 2025 9:28 am
Vihet nën kontroll zjarri në Poliçan, nuk ka më rrezik për banesat
Aktualitet

Vihet nën kontroll zjarri në Poliçan, nuk ka më rrezik për banesat

11 Gusht, 2025 9:25 am
Mirlind Daku në radarin e Fiorentinës, klubi i Serie A ofron 20 milionë euro
Sport

Mirlind Daku në radarin e Fiorentinës, klubi i Serie A ofron 20 milionë euro

11 Gusht, 2025 8:59 am
Australia do të njohë shtetin e Palestinës në Kombet e Bashkuara në shtator
Bota

Australia do të njohë shtetin e Palestinës në Kombet e Bashkuara në shtator

11 Gusht, 2025 8:57 am
Tërmeti në Turqi, humb jetën një person dhe 29 të plagosur
Bota

Tërmeti në Turqi, humb jetën një person dhe 29 të plagosur

11 Gusht, 2025 8:29 am
Para
Bilanci tragjik, 29 fëmijë dhe të moshuar në Gaza kanë humbur jetën nga uria

Bilanci tragjik, 29 fëmijë dhe të moshuar në Gaza kanë humbur jetën nga uria

“Lufta” e Trump me Harvardin, i heq lejen për studentët ndërkombëtarë

"Lufta" e Trump me Harvardin, i heq lejen për studentët ndërkombëtarë

“Kanë kapitulluar”, Trump: SHBA do të ndalojnë bombardimet kundër Huthëve në Jemen

Trump dhe sfidat tregtare mes BE dhe SHBA

TE FUNDIT

Kërkon lirinë, caktohet data kur do shqyrtohet kërkesa e Ilir Metës

Kërkon lirinë, caktohet data kur do shqyrtohet kërkesa e Ilir Metës
11 Gusht, 2025

Gjykata e Posaçme cakton datën 13 gusht, ora 10:00, ditën kur do të shqyrtohet kërkesa e Ilir Metës, i cili...

Lexo më shumë

“Mbi 12,000 fëmijë të kequshqyer në Gaza”, UNICEF: Shifrat janë trefishuar

“Mbi 12,000 fëmijë të kequshqyer në Gaza”, UNICEF: Shifrat janë trefishuar
11 Gusht, 2025

Mbi 12,000 fëmijë në Gaza janë aktualisht të kequshqyer. Kjo është bërë e ditur nga UNICEF, i cili  raporton se...

Lexo më shumë

Zjarri në Finiq, digjen disa banesa

Zjarri në Finiq, digjen disa banesa
11 Gusht, 2025

Zjarri që nisi një javë më parë në Dhivër të Delvinës ka mbërritur mbrëmjen e djeshme edhe në Leshnicën e...

Lexo më shumë

Fier/ Makina përplas 26-vjeçarin

U rrëzua në banesën e tij, humb jetën i moshuari në Tiranë
11 Gusht, 2025

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në qytetin e Fierit. Mësohet se një 26-vjeçar është përplasur nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com