Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka dënuar këtë të enjte me katër vjet burg avokatin Radovan Çela.
Sipas Klan News, mësohet se Çela duke qenë se përfiton nga gjykimi i shkurtuar, do të vuajë 2 vjet e 8 muaj heqje lirie.
Radovan Çela u vetëdorëzua në polici në fillim të marsit, pasi qëndroi për disa muaj në arrati.
Ai akuzohet nga SPAK se është përfshirë në korrupsion dhe ushtrim ndikimi të paligjshëm në dosjen e njohur si “Zarka”.
SPAK thotë se Çela dhe magjistratja Eriona Daupaj, u përfshinë në korrupsion dhe ndikuan drejtësinë për disa çështje mes të cilave në zbutjen e rrethanave për të hetuarit në dosjen e Toyota Auris dhe disa pasuri të Suel Çelës.