Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Grupet italiane, klientë të mafias shqiptare”, Mejdini: Dy rrugët nga kalonte droga

2025/05/21 at 10:52 PM
në -U tha në Opinion, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Grupet italiane, klientë të mafias shqiptare”, Mejdini: Dy rrugët nga kalonte droga

Megaoperacioni i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me organet e akuzës në Itali, ka një diskutim të gjerë për funksionalitetin dhe rëndësinë që kanë grupet shqiptare të mafias në shtetin fqinjë.

Gazetarja Fatjona Mejdini, e ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, ka dhënë detaje se cilat ishin dy rrugët kryesore e kalimit të lëndëve narkotike.

Rruga e parë ishte ajo e kokainës, me origjinë nga Amerika Latine, e cila kalonte më pas në disa porte kryesore të Evropës dhe përfundonte në Puglia.

Rruga e dytë ishte ajo e heroinës, nga Turqia drejt Portit të Durrësit. Më pas ky “mall” kalonte drejt Italisë.

Mejdini: Janë dy rrugë kryesore se nga vinte droga. Rruga e kokainës, e cila vjen nga Amerika Latine drejt Gjermanisë, porteve të Gjermanisë, Holandës apo Belgjikës. E më pas nga aty me makina çohej në Puglia për t’u shpërndarë për tregun lokal. Është e rruga e dytë, rruga e heroinës. Ajo që vjen në Shqipëri, përmes rrugës Ballkanike. Vjen nga Turqia e më pas futet në vendin tonë dhe shkon pastaj nga Porti i Durrësit në Itali. Pra, ka një element shumë të veçantë, shumë interesant. Ne zakonisht flasim për grupe shqiptare në trafikun e kokainës. Në këtë rast ne e gjejmë me dy nga drogërat më kryesore për sot në Evropë, madje me tre se ishte dhe kanabisi. Me kokainën, që thamë se vjen nga Amerika Latine, vjen në portet kryesore e më pas shpërndahet në Itali e tregjet e tjera të BE-së, e me heroinën, e cila siç thamë futet nga Turqia.

Përveçse rrugëve të trafikut të drogës në tonelata, gazetarja cilëson një detaj për mafian shqiptare. Kjo e fundit, siç cilëson Medini, është bërë mjaftueshme e fuqishme që grupet lokale të Barit të furnizohen me lëndë narkotike tek mafia shqiptare.

Mejdini: Duhet të sjell vetëm një element, e për ta thjeshtëzuar paksa skemën. Ajo që Prokuroria e Barit i shkoi pas, ishte një grup, ishte një celulë në fakt. Ishte një celulë, shqiptarësh, e cila operonte në Bari. Përmes përgjimit të kësaj celule, u kuptua që furnitorët e kësaj celule, janë pikërisht grupet që Klodi flet. E është një grup i strukturuar kriminal, i cili ka pasur pozicione shumë të mira duke qenë grosistë në portet kryesore të Evropës, arrinte e transportonte kokainë dhe përmbushte nevojat e zonës së Puglias me kokainë. Tani, kjo vjen… Është e një lloj absurditeti tjetër. Ne po flasim për jugun e Italisë. Po flasim për Puglian, për zona ku ka qenë historikisht mafia prezente. Si është e mundur që grupet shqiptare arritën të përmbushin nevojat lokale të Italisë, me kokainë, me heroinë dhe me kanabis? Kjo është vërtet si të thuash një avancim.

Fevziu: Po duhet të jenë dhe grupet italiane…

Mejdini: Janë edhe ato. Në fakt dosja, prej 1353 faqesh, jepte edhe këtë lidhjen simbiotike midis grupeve. Jepte se si bashkëpunonin me njëra-tjetrën. Nuk është gjë e vogël kjo që ka ndodhur me grupet shqiptare, që në tokën e mafias të shkosh edhe grupet italiane lokale ta kenë interesin që të japin atë “OK” që ti të vazhdosh të punosh, në mënyrë që dhe ata të forcojnë. Domëthënë, grupet lokale të Barit, janë klientë sot të mafias shqiptare. Domëthënë e dosja e tregon këtë fare qartë. Unë këtu mendoj që është shumë e rëndësishme për ta parë./ Tv Klan

Ju sugjerojmë

Kupola e Artë/ Trump shpalos konceptin miliarda dollarësh për sistemin kundërajror
Bota

Kupola e Artë/ Trump shpalos konceptin miliarda dollarësh për sistemin kundërajror

22 Maj, 2025 8:27 am
Nga Finiqi në Has, cili qytet kryeson me numrin më të lartë të mjeteve
-Jetë dhe Stil

Nga Finiqi në Has, cili qytet kryeson me numrin më të lartë të mjeteve

22 Maj, 2025 8:21 am
Moti i paqëndrueshëm, ja si priten që të jenë kushtet atmosferike javën e ardhshme
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 22 maj 2025

22 Maj, 2025 8:14 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 22 maj 2025

22 Maj, 2025 8:10 am
Operacioni “Ura”,Lala:U gjetën 3 milionë Euro të groposura në oborrin e banesës…
-U tha në Opinion

Operacioni “Ura”,Lala:U gjetën 3 milionë Euro të groposura në oborrin e banesës…

21 Maj, 2025 10:41 pm
Trump akuzon Afrikën e Jugut: Po bëni gjenocid ndaj të bardhëve
Bota

Trump akuzon Afrikën e Jugut: Po bëni gjenocid ndaj të bardhëve

21 Maj, 2025 10:25 pm
Netanyahu: Ndoshta kemi vrarë udhëheqësin e Hamasit
Bota

Netanyahu: Ndoshta kemi vrarë udhëheqësin e Hamasit

21 Maj, 2025 10:23 pm
Ushtria izraelite: 100 kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza
Bota

Ushtria izraelite: 100 kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza

21 Maj, 2025 10:02 pm
Goditi të atin për vetëmbrojtje, “Apeli” ndryshon masën e sigurisë për 19-vjeçarin
Aktualitet

Goditi të atin për vetëmbrojtje, “Apeli” ndryshon masën e sigurisë për 19-vjeçarin

21 Maj, 2025 9:34 pm
Projekti “Auto-Moto Park” në Elbasan, qeveria miraton shpronësimin e pronarëve!
Aktualitet

Projekti “Auto-Moto Park” në Elbasan, qeveria miraton shpronësimin e pronarëve!

21 Maj, 2025 9:16 pm
Para
Horoskopi, 2 maj 2022

Horoskopi për ditën e sotme, 22 maj 2025

Moti i paqëndrueshëm, ja si priten që të jenë kushtet atmosferike javën e ardhshme

Parashikimi i motit për sot, 22 maj 2025

Nga Finiqi në Has, cili qytet kryeson me numrin më të lartë të mjeteve

Nga Finiqi në Has, cili qytet kryeson me numrin më të lartë të mjeteve

TE FUNDIT

Kupola e Artë/ Trump shpalos konceptin miliarda dollarësh për sistemin kundërajror

Kupola e Artë/ Trump shpalos konceptin miliarda dollarësh për sistemin kundërajror
22 Maj, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka shpalosur konceptin për programin e ardhshëm të mbrojtjes ajrore: Kupola e...

Lexo më shumë

Nga Finiqi në Has, cili qytet kryeson me numrin më të lartë të mjeteve

Nga Finiqi në Has, cili qytet kryeson me numrin më të lartë të mjeteve
22 Maj, 2025

Për të vlerësuar rritjen ekonomike, në mungesë të të dhënave zyrtare, shpesh ekonomistët shikojnë ecurinë e numrit të makinave për...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit për sot, 22 maj 2025

Moti i paqëndrueshëm, ja si priten që të jenë kushtet atmosferike javën e ardhshme
22 Maj, 2025

Sipas MeteoAlb, orët e paradites do të paraqiten nën mbizotërimin e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në pjesën...

Lexo më shumë

Horoskopi për ditën e sotme, 22 maj 2025

Horoskopi, 2 maj 2022
22 Maj, 2025

Dashi Dikush pranë jush po përpiqet të zbulojë një sekret, të cilin nuk preferoni ta ndani me askënd. Mos veproni...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com