Kryeministri Benjamin Netanyahu thotë se Izraeli mund të ketë vrarë udhëheqësin e Hamasit, Mohammed Sinwar.
Netanyahu u shpreh se nëse ka një mundësi për një armëpushim të përkohshëm dhe një marrëveshje për shkëmbimin e pengjeve, Izraeli do të jetë i hapur për këtë.
“I gjithë Rripi i Gazës do të jetë nën kontrollin e sigurisë së Izraelit”, thekson ai.
Një sulm ajror izraelit në një spital në Gazën jugore shënjestroi Sinwarin në fillim të këtij muaji, por vdekja e tij nuk ishte konfirmuar deri më tani as nga Izraeli dhe as nga Hamasi.
Duke iu referuar konfliktit në territor, Netanyahu tha gjithashtu se “në fund të fundit të gjitha pjesët e Gazës do të jenë nën kontrollin izraelit”.