Ditën e sotme GJKKO ka kaluar për gjykim dosjen “Partizani”. Në një prononcim për gazetarët, avokati Genc Gjokutaj theksoi se ky vendim u mor në kushtet kur mungon fakti penal dhe i konsideroi vendimet e gjyqtares Irena Gjoka të pavlefshme.
“Sot paraqitëm me shkrim kërkimin për pavlefshmëri për të gjitha aktet, sepse ishim koshientë dhe të bazuar në ligj. Nuk kishim hapësirë tjetër ku t’i kërkonim këto pavlefshmëri. Irena Gjoka është vërtetuar se në kohën e vendimmarrjes së saj për këtë çështje, nuk ka pasur kushtet për të qenë gjyqtare. Automatikisht vendimi bëhet i pavlefshëm. Këtë kërkesë na e rrëzoi pa e argumentuar. Ne nuk kemi kërkuar gjykim të shkurtuar, do të ecet me gjykim të zakonshëm”, deklaroi ai.
“Nuk dimë ku të gjejmë një shpjegim mes qartjes së gjyqtarit dhe atij Kodit të Procedurave. Zoti Berisha do jetë prezent në ato seanca që do jetë e domosdoshme, por në seanca me debat procedurial jo”, përfundoi Gjokutaj.