Është rrëzuar nga Gjykata e Posaçme GJKKO kërkesa e avokatëve të Sali Berishës për gjyqtaren Irena Gjoka.
Pala mbrojtëse kërkoi pavlefshmëri të vendimeve që ka dhënë gjyqtarja Gjoka pasi sipas tyre ajo ka qenë e dënuar në Greqi dhe vendimet e saj janë të pavlefshme.
Si referencë sollën çështjen e ish-prokurorit Besnik Cani në Gjykatën e Strasburgut, por kjo u rrëzua poshtë nga togat e zeza.
Kujtojmë se seanca paraprake për dosjen “Partizani” po zhvillohet me dyer të mbyllura.