Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Në qeli pasi plagosi punonjësin e IMT/Vetëvritet në burgun e Fushë-Krujës 57-vjeçari

2025/05/19 at 12:05 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Në qeli pasi plagosi punonjësin e IMT/Vetëvritet në burgun e Fushë-Krujës 57-vjeçari

Ishte dënuar pasi tentoi të vriste një funksionar publik, i jep fund jetës në burgun e Fushë-Krujës, 57 vjeçari.  Sipas Drejtorisë së Burgjeve, ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:34, kur Qani Muça është gjetur i vetëvarur në tualetin e dhomës ku qëndronte, në pjesën e grilës së ajrimit. Ngjarja ka ndodhur në sektorin 2, kati i dytë, godina B, ku i ndjeri qëndronte së bashku me pesë të paraburgosur të tjerë.

Sipas informacionit paraprak, është vënë re nga një prej të paraburgosurve që Muça po vonohej më shumë sesa zakonisht. Ky i fundit ka hapur derën dhe ka konstatuar Qani Muçën të vetëvarur në grilën e dritares.

57-vjeçari ishte arrestuar në 12 gusht për veprat penale: “Vrasje e funksionarëve publikë”, e mbetur në tentativë; “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Muça plagosi me armë zjarri punonjësin e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, Ilirjan Gavelli, pasi i shembën shtëpinë. Në gjykatë, ai akuzonte punonjësit e IMT-së duke pretenduar se ata i kishin vjedhur një shumë parash në banesën e shembu dhe pretendonte se nuk ka pasur qëllim të plagoste punonjësin, por e gjitha erdhi si pasojë e nevrikosjes nga sherri.

Njoftimi i Drejtorisë së Burgjeve

Sot, më datë 19 maj 2025, rreth orës 03:34, në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Fushë-Krujë, i paraburgosuri Qani Hamit Muça është gjetur i vetëvarur në tualetin e dhomës ku qëndronte, në pjesën e grilës së ajrimit.

Ngjarja ka ndodhur në sektorin 2, kati i dytë, godina B, ku i ndjeri qëndronte së bashku me pesë të paraburgosur të tjerë.

Sipas informacionit paraprak, rreth orës 03:34 është vënë re nga një prej të paraburgosurve që Muça po vonohej më shumë sesa zakonisht.

Ky i fundit ka hapur derën dhe ka konstatuar Qani Muçën të vetëvarur në grilën e dritares. Menjëherë është njoftuar shërbimi i sigurisë, ndihmës-mjeku i institucionit, si dhe janë njoftuar Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Krujë dhe Shërbimi për Kontrollin e Brendshëm në Burgje (SHKBB).

Grupet hetimore kanë mbërritur në ambientet e institucionit rreth orës 04:00 dhe kanë nisur procedurat për dokumentimin dhe hetimin e ngjarjes.

I ndjeri, Qani Hamit Muça, i datëlindjes 02.07.1967, lindur në Dibër dhe banues në Tiranë, ishte i divorcuar, me arsim të mesëm dhe i padënuar më parë.

Ai ishte arrestuar më datë 12.08.2024 për veprat penale: “Vrasje e funksionarëve publikë”, e mbetur në tentativë; “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” (nenet 79/a–22 dhe 278/1 të Kodit Penal). Në IEVP Fushë-Krujë ishte transferuar më datë 28.09.2024 nga IEVP “Jordan Misja”.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i shpreh ngushëllimet familjes!

Ju sugjerojmë

Presidenti i Iranit: Trump mund t’i vërë flakën Lindjes së Mesme
Bota

Presidenti i Iranit: Trump mund t’i vërë flakën Lindjes së Mesme

26 Shtator, 2025 9:11 pm
Krerët e shteteve largohen në shenjë revolte, Netanyahu i flet sallës bosh në OKB
Bota

Krerët e shteteve largohen në shenjë revolte, Netanyahu i flet sallës bosh në OKB

26 Shtator, 2025 7:24 pm
Begaj takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, zbardhen temat e diskutimit
Aktualitet

Begaj takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, zbardhen temat e diskutimit

26 Shtator, 2025 7:18 pm
‘Jam i zhgënjyer’/ Trump i jep Putinit vetëm 10 deri 12 ditë për armëpushim
Bota

Trump: Mendoj se kemi një marrëveshje për Gazën

26 Shtator, 2025 5:42 pm
Armatimi/ Gjermania njofton 35 miliardë euro investime deri në vitin 2030
Bota

Armatimi/ Gjermania njofton 35 miliardë euro investime deri në vitin 2030

26 Shtator, 2025 5:28 pm
Spiropali flet për Diellën në OKB: Mund të shfrytëzohet në mënyrë të përgjegjshme
Politikë

Spiropali flet për Diellën në OKB: Mund të shfrytëzohet në mënyrë të përgjegjshme

26 Shtator, 2025 4:26 pm
Aksident në Kosovë, humb jetën vëllai i Gjestit
Rajoni

Aksident në Kosovë, humb jetën vëllai i Gjestit

26 Shtator, 2025 4:24 pm
SPAK i sekuestroi pasurinë në Sarandë e Tiranë, belgu Dries Lonneux: S’mund të flas sepse kam familjen…
Kronikë

Vrasja e Klevis Lleshit/ SPAK: Aurel Hoxha pagoi 50 mijë euro për ekzekutimin e tij

26 Shtator, 2025 3:26 pm
Rama mbledh drejtuesit socialistë, ndahen detyrat e komisioneve
Kryesore

Rama mbledh drejtuesit socialistë, ndahen detyrat e komisioneve

26 Shtator, 2025 3:23 pm
PD kërkon debat në Kuvend për programin qeverisës
Kryesore

PD kërkon debat në Kuvend për programin qeverisës

26 Shtator, 2025 2:35 pm
Para
Manja prezanton rekomandimet e qeverisë për luftën kundër krimit: Janë hartuar…

Manja prezanton rekomandimet e qeverisë për luftën kundër krimit: Janë hartuar…

Drejtuesi i Prokurorisë së Përgjithshme: Kemi 35% të mungesave në organikë

Drejtuesi i Prokurorisë së Përgjithshme: Kemi 35% të mungesave në organikë

Rekomandimet në luftën ndaj kriminalitetit/ Dumani: Disa të vështira për t’u zbatuar

Rekomandimet në luftën ndaj kriminalitetit/ Dumani: Disa të vështira për t’u zbatuar

TE FUNDIT

Presidenti i Iranit: Trump mund t’i vërë flakën Lindjes së Mesme

Presidenti i Iranit: Trump mund t’i vërë flakën Lindjes së Mesme
26 Shtator, 2025

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka paralajmëruar se veprimet e Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump mund t’i “vënë flakën” rajonit...

Lexo më shumë

Krerët e shteteve largohen në shenjë revolte, Netanyahu i flet sallës bosh në OKB

Krerët e shteteve largohen në shenjë revolte, Netanyahu i flet sallës bosh në OKB
26 Shtator, 2025

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu mbajti fjalën e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Në momentin që...

Lexo më shumë

Begaj takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, zbardhen temat e diskutimit

Begaj takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, zbardhen temat e diskutimit
26 Shtator, 2025

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres....

Lexo më shumë

Trump: Mendoj se kemi një marrëveshje për Gazën

‘Jam i zhgënjyer’/ Trump i jep Putinit vetëm 10 deri 12 ditë për armëpushim
26 Shtator, 2025

Rreth 320 km larg Nju Jorkut, Presidenti i SHBA-ve Donald Trump u tha gazetarëve jashtë Shtëpisë së Bardhë se "duket...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com