Policia e Shkodrës nga kontrollet e ushtruara ka gjetur dhe asgjësuar 625 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.
Uniformat blu bëjnë me dije se kanë proceduar penalisht për moskallëzim krimi dhe shpërdorim të detyrave, 2 kryetarë fshatrash dhe 1 specialist pyjesh.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër në vijim të operacionit policor të koduar “Koordinata”, gjatë kontrolleve të territorit, bazuar dhe në inteligjencën policore, gjetën dhe asgjësuan në territorin e njësive administrative Postribë dhe Rrethina 188 bimë narkotike cannabis sativa.
Në vijim vijim të veprimeve për këto dy raste nisi procedimi në gjendje të lirë, për shpërdorim të detyrës dhe moskallëzim krimi, për kryeplakun e fshatit Drisht shtetasin V. D., kryeplakun e fshatit Kir,shtetasin S. H., dhe Inspektorin e Pyjeve, shtetasin A. M.
Ndërkohë shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe gjatë kontrolleve gjetën dhe asgjësuan në territorin e njësive administrative Gruemirë dhe Kastrat, 142 bimë cannabisi;
Ndërsa shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës gjatë kontrolleve gjetën dhe asgjësuan në territorin e njësisë administrative Shllak, 295 bimë cannabisi;
Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të kultivimit të këtyre bimëve narkotike.
Operacioni antikanabis i koduar “Koordinata”, vijon”, njofton policia.