Rruga e re Shëngjin-Velipojë ka rritur një interes të jashtëzakonshëm si për banorët vendas, ashtu edhe për turistët.
Siç raporton gazetari Martin Marku, tashmë ata kanë një “fiksim” të ri me këtë aks.
Bëhet fjalë për “Ballkonin Panoramik”, i cili është ndërtuar mbi zonën turistike të Ranës së Hedhun.
Ky vend ka tërhequr një numër të lartë vizitorësh këtë fundjavë. Shumë prej tyre, siç mund të dallohet edhe nga pamjet, kanë shkuar aty për të parë bukuritë natyrore që të ofron kjo zonë.
Jo më kot, pasi peizazhi i jashtëzakonshëm dhe pamjet e mrekullueshme që nga Mali i Zi, e deri në Kepin e Rodonit, e bëjnë mjaft tërheqëse./tvklan