Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rumania zgjedh mes dy botëve – me pasoja për Evropën

2025/05/18 at 8:50 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Rumania zgjedh mes dy botëve – me pasoja për Evropën

Në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani kërkojnë votën e rumunëve një ekstremist i krahut të djathtë, George Simion dhe liberali pro-evropian Nicusor Dan.


“Demokraci apo joliberalizëm”, “Evropë apo izolim”, “kampion i matematikës apo huligan futbolli” – tituj dhe klasifikime të tilla mund të lexohen ose dëgjohen pothuajse në të gjitha mediat e pavarura rumune këto ditë.

Para raundit të dytë, vendimtar të zgjedhjeve presidenciale në Rumani të dielën(18 maj 2025), opinioni publik është më i tensionuar se kurrë më parë në dekadat e fundit. Pa përjashtim, të gjithë komentuesit dhe vëzhguesit e shohin vendin në udhëkryq dhe në një moment të rëndësishëm historik.

Asnjë zgjedhje presidenciale që nga rënia e diktaturës komuniste në vitet 1989/90 nuk është karakterizuar nga kundërshtime kaq radikale midis dy kandidatëve dhe ndarje kaq të thella shoqërore si aktualisht. Rrallë herë më parë rezultati i zgjedhjeve ka qenë kaq i paparashikueshëm.

Të dy kandidatët theksojnë se ata nuk rrjedhin nga “sistemi” dhe nuk përfaqësohen nga partitë tradicionale postkomuniste të Rumanisë.

Në kaos me Simionin

Në njërën anë qëndron George Simion, 38 vjeçar, lider i partisë së ekstremit të djathtë, e afërt me Rusinë, “Aleanca për Bashkimin e Rumunëve” (AUR), një ish- huligan futbolli, tani i deklaruar “sovranist” dhe fan i presidentit të SHBA,  Donald Trump e kryeministrit hungarez Viktor Orban. Simion ishte fituesi i qartë i raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale më 4 maj, duke marrë pothuajse 41 për qind.

Rivali politik i tij: Nicusor Dan, 55 vjeçar, kryebashkiak pa parti i Bukureshtit, matematikan, ish-aktivist qytetar kundër korrupsionit dhe një njeri me pikëpamje qartësisht pro-evropiane, kryesisht liberale dhe pjesërisht konservatore. Ai u rendit pas Simion në raundin e parë,  duke shënuar vetëm 21 për qind.

Këto janë zgjedhje me rëndësi të madhe si për Rumaninë edhe për Evropën. Rumania është vendi i gjashtë më i madh i BE-së dhe më i madhi në Evropën Juglindore. Ajo ka kufirin më të gjatë të BE-së me Ukrainën,  bazën më të rëndësishme të NATO-s dhe mburojën më të rëndësishme të mbrojtjes raketore në rajon.

Deri më tani, Rumania ka qenë një partner i besueshëm dhe i parashikueshëm në Bashkimin Evropian dhe NATO. Me një president pro-rus, të ekstremit të djathtë Simion, kjo mund të ndryshojë – dhe Rumania mund të hyjë në një kaos të ngjashëm si SHBA-të nën Trump.

Presidenti nuk ka kompetenca të mëdha ekzekutive në Rumani. Por ai është Komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë dhe Kryetar i Këshillit të Lartë për Mbrojtjen Kombëtare (CSAT). Ai emëron kryeministrin, krerët e dy shërbimeve kryesore të inteligjencës dhe disa nga gjyqtarët kushtetues dhe përfaqëson Rumaninë në BE dhe NATO.

Ai gjithashtu mund të marrë pjesë në mbledhjet e qeverisë. E gjithë kjo i jep atij ndikim të madh si në politikën e brendshme ashtu edhe në atë të jashtme.

Shumica e sondazheve gjatë dy javëve të fundit kanë treguar Simion pak më përpara, ndonjëherë dukshëm kryesues. Megjithatë, në një nga sondazhet më të fundit, dy kandidatët janë gati barazim. Por sondazhet zgjedhore në Rumani janë shpesh të pasakta. Asnjë institut i vetëm nuk e kishte parashikuar fitoren e Simion në raundin e parë.

Kthesa e Simion

Lideri i AUR-së shpesh kryesonte titujt e mediave vitet e fundit me paraqitje të ashpra, ndonjëherë të dhunshme fizikisht, ai premtonte rregullisht “të shkatërronte sistemin”.

Jo drejtpërdrejt ai bënte fjalë për daljen nga BE dhe NATO, dhe se Republika e Moldavisë dhe rajonet jugperëndimore të Ukrainës do të bashkoheshin me Rumaninë. Simion binte në sy me simpatitë e tij pro-ruse dhe agjitacionin nacionalist kundër pakicës hungareze në Rumani.

Simion është larguar papritur nga këto pozicione kohët e fundit. Ai shfaqet i qetë për të, duke u përmbajtur nga shprehjet vulgare dhe britmat. Në vend që të flasë për daljen nga BE dhe NATO, ai flet për respekt dhe dinjitet për Rumaninë dhe se me të si president vendi do të jetë një partner “në nivel të barabartë dhe jo më i përulur”.

Por ajo që mbetet është agjitacioni anti-ukrainas, për shembull, kur përhap gënjeshtra për trajtimin e supozuar preferencial të azilkërkuesve ukrainas ndaj qytetarëve rumunë. Po ashtu nuk ka ndryshuar që Simion ka pak njohuri për administratën publike, ekonominë, Bashkimin Evropian dhe politikën e jashtme dhe të mbrojtjes.

“Antisistemi” përfaqëson sistemin

Me Danin, Rumania dhe BE-ja do të kishin një president që i mbetet besnik një kursi pro-evropian, sundimit të ligjit, transparencës, me të ka parashikueshmëri. Dan ofron mbështetje të pakushtëzuar për Ukrainën.

Si kryebashkiak i Bukureshtit, Dan ka dëshmuar se mund të shtyjë reforma, edhe nëse nuk ka mundur të përmbushë disa nga premtimet e tij deri tani. Problemi i tij është se ai nganjëherë ngatërrohet në kompleksitetin e mendimit.

Në debatet televizive me kundërshtarin e tij në javët e fundit, ai shpesh reagoi mendjemprehtë. Por po ashtu e shmangte përballjen aty ku nuk duhej dhe shpesh sillej defensiv.

Nicusor Dan ka njoftuar se nëse fiton zgjedhjet, do të emërojë presidentin e përkohshëm Ilie Bolojan si kryeministër. Bolojan është një politikan që konsiderohet kryesisht me integritet dhe gëzonte reputacion të mirë si kryebashkiak i qytetit perëndimor rumun të Oradea (Oradea).

Megjithatë, si një politikan udhëheqës për një kohë të gjatë i Partisë Nacional Liberale (PNL), ai përfaqëson “sistemin” – kjo i ndikon negativisht shanset elektorale të Danit, sepse ka pakënaqësi të madhe brenda shume pjesëve të shoqërisë rumune ndaj establishmentit, kjo duket se është forca lëvizëse në këto zgjedhje.

Ndërkohë i vetëshpalluri “prishës i sistemit” George Simion përfaqëson vazhdimësinë me sistemin e vjetër nacional-stalinist Çaushesku, pjesë të të cilit kanë mbijetuar deri në ditët e sotme – ndër të tjera në partinë AUR. Simion do të emëronte gjithashtu ezoterikun pro-rus Calin Georgescu si kryeministër.

Ekstremistit të krahut të djathtë i ishte ndaluar të kandidonte sërish për president. Dhe në gjithë karrierën e tij politike Georgescu ka mbrojtur ish-diplomatët e Çausheskut dhe punonjës të shërbimit sekret famëkeq, Securitate.

Në një ese, aktivisti i të drejtave civile dhe ish-kundërshtar i regjimit të Çausheskut, Gabriel Andreescu, përfundon: “Një fitore për George Simion do të ishte faza e fundit në ringjalljen e rrjeteve ish-komuniste të pushtetit.”/DW



Ju sugjerojmë

Eksperienca, pengesë për punësimin e të rinjve
Aktualitet

Eksperienca, pengesë për punësimin e të rinjve

18 Maj, 2025 4:10 pm
Kërcënoi vëllezërit e kandidates për deputete në Lezhë/Policia arreston të riun,por…
Aktualitet

Kërcënoi vëllezërit e kandidates për deputete në Lezhë/Policia arreston të riun,por…

18 Maj, 2025 3:53 pm
Asgjësohen mbi 600 bimë kanabisi në Shkodër/Nën hetim 2 kryetarë fshatrash dhe një…
Aktualitet

Asgjësohen mbi 600 bimë kanabisi në Shkodër/Nën hetim 2 kryetarë fshatrash dhe një…

18 Maj, 2025 3:37 pm
Papa Leoni bën thirrje për unitet, premton të mos jetë “autokrat”
Bota

Papa Leoni bën thirrje për unitet, premton të mos jetë “autokrat”

18 Maj, 2025 3:22 pm
Meta pas takimit me Berishën: Protestat, rrugë e domosdoshme që shoqëria të reagojë
Aktualitet

Meta jashtë Parlamentit?Refuzon dorëheqjen e deputetëve të PL:S’pranoj asnjë marifet

18 Maj, 2025 3:00 pm
Përfundon numërimi i votave të diasporës për subjektet politike në Berat e Vlorë
Aktualitet

Përfundon numërimi i votave të diasporës për subjektet politike në Berat e Vlorë

18 Maj, 2025 2:45 pm
Jashtë politikës dhe pjesë e kinematografisë? Kryemadhi publikon pamje nga xhirimet
InstaBIZ

Jashtë politikës dhe pjesë e kinematografisë? Kryemadhi publikon pamje nga xhirimet

18 Maj, 2025 2:30 pm
Zgjedhjet e 11 Majit/Tom Doshi falënderon 50 mijë votuesit e PSD: Misioni vazhdon!
Aktualitet

Zgjedhjet e 11 Majit/Tom Doshi falënderon 50 mijë votuesit e PSD: Misioni vazhdon!

18 Maj, 2025 2:12 pm
Gjirokastër/ Vetëvrasja e të miturit, reagon Prokuroria: Nuk ka indicie për bullizëm nga bashkëmoshatarët
Aktualitet

Roskovec/ Shembet muri rrethues i një banese dhe e zë poshtë, humb jetën 4-vjeçarja

18 Maj, 2025 1:55 pm
Sulmet izraelite vrasin 100 persona në Gazë, negociatorët kërkojnë armëpushim
Bota

Sulmet izraelite vrasin 100 persona në Gazë, negociatorët kërkojnë armëpushim

18 Maj, 2025 1:45 pm
Para
“Luftë” brenda PS-së, Xhaçka fiton mandatin me 2 vota më shumë se Blerina Gjylameti

“Luftë” brenda PS-së, Xhaçka fiton mandatin me 2 vota më shumë se Blerina Gjylameti

Gjermania dhe Britania forcojnë bashkëpunimin ushtarak

Gjermania dhe Britania forcojnë bashkëpunimin ushtarak

Ngjarja në Komunën e Parisit/ Policia: 28-vjeçari u vetëplagos aksidentalisht

Ngjarja në Komunën e Parisit/ Policia: 28-vjeçari u vetëplagos aksidentalisht
















TE FUNDIT

Eksperienca, pengesë për punësimin e të rinjve

Eksperienca, pengesë për punësimin e të rinjve
18 Maj, 2025

“Në një kohë kur bizneset ankohen për mungesën e fuqisë punëtorë, tregu i punës po bëhet gjithnjë e më sfidues...

Lexo më shumë

Kërcënoi vëllezërit e kandidates për deputete në Lezhë/Policia arreston të riun,por…

Kërcënoi vëllezërit e kandidates për deputete në Lezhë/Policia arreston të riun,por…
18 Maj, 2025

Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 27-vjeçar, pasi dyshohet se ishte një nga autorët e shpallur në kërkim,...

Lexo më shumë

Asgjësohen mbi 600 bimë kanabisi në Shkodër/Nën hetim 2 kryetarë fshatrash dhe një…

Asgjësohen mbi 600 bimë kanabisi në Shkodër/Nën hetim 2 kryetarë fshatrash dhe një…
18 Maj, 2025

Policia e Shkodrës nga kontrollet e ushtruara ka gjetur dhe asgjësuar 625 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Uniformat blu...

Lexo më shumë

Papa Leoni bën thirrje për unitet, premton të mos jetë “autokrat”

Papa Leoni bën thirrje për unitet, premton të mos jetë “autokrat”
18 Maj, 2025

Papa Leoni XIV nisi zyrtarisht shërbimin e tij të dielën duke iu drejtuar konservatorëve që ndiheshin të përjashtuar nën paraardhësin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com