Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Izraeli nis një ofensivë të re të zgjeruar në Rripin e Gazës

2025/05/17 at 3:44 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Izraeli nis një ofensivë të re të zgjeruar në Rripin e Gazës

Ushtria izraelite njoftoi se ka filluar një ofensivë të re të zgjeruar në Rripin e Gazës.  Ushtria e bëri këtë të ditur të premten në shërbimin e mesazheve të shkurtra X. Qëllimi fillestar i Operacionit Gideon’s Chariots është të fitojë kontrollin mbi disa zona të Rripit të Gazës. Për këtë qëllim, ushtria kapi pika të rëndësishme strategjike gjatë ditës, “duke kryer sulme të gjera dhe duke mobilizuar trupa”, u tha.


Operacioni ushtarak që po zhvillohet tani është hapja e fazës për “arritjen e qëllimeve të luftës” – duke përfshirë lirimin e pengjeve dhe shkatërrimin përfundimtar të organizatës terroriste Hamas,  u tha më tej. Sipas raporteve të mediave izraelite, sulmet synojnë gjithashtu të sigurojnë hyrjen e trupave të tjera ushtarake.

Kritika të ashpra nga Kombet e Bashkuara

Kreu i Zyrës së OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, dënoi në mënyrë të ashpër ofensivën e re të Izraelit. “Duket si një shtysë për transferim të përhershëm të popullsisë në Gaza që shkel ligjin ndërkombëtar dhe barazohet me spastrimin etnik”, tha Türk në Gjenevë. Bombardimet çojnë në zhvendosje të mëtejshme.

Ofensiva e re e paralajmëruar nga qeveria izralite

Qeveria izraelite kishte njoftuar kohët e fundit se do të zgjeronte operacionet ushtarake në Rripin e Gazës. Mediat izraelite kishin raportuar se kjo do të ndodhte pas përfundimit të udhëtimit të Trump në rajon, e nëse deri atëherë nuk do të ishte arritur një marrëveshje e re për Gazën. Ndërkohë Trump e përfundoi vizitën e tij disaditore në rajonin e Gjirit. Një marrëveshje e re duket se nuk ka gjasa të arrihet.

Raportime për viktima në Rripin e Gazës

Sipas autoritetit shëndetësor të kontrolluar nga Hamasi në Gaza, duzina njerëzish u vranë. Informacioni, i cili nuk bën dallim mes luftëtarëve dhe civilëve nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur. Sipas raportimeve, ka pasur sulme masive, veçanërisht në veri të zonës.

Ofensiva e re ushtarake pritet të përkeqësojë më tej gjendjen e vështirë të njerëzve në Rripin e Gazës me popullsi të dendur, mjaft e shkatërruar pas më shumë se një viti e gjysmë lufte. OKB-ja dhe organizatat humanitare paralajmërojnë për zi buke. DW

 



Ju sugjerojmë

Makina del nga rruga në Krumë, plagosen babë e bir
Aktualitet

Makina del nga rruga në Krumë, plagosen babë e bir

17 Maj, 2025 9:35 pm
Durrës/ Plagosje me thikë, policia në vendin e ngjarjes
Aktualitet

Durrës/ Plagosje me thikë, policia në vendin e ngjarjes

17 Maj, 2025 9:27 pm
Lapaj denoncim nga Durrësi: Na kërcënuan kandidaten me armë!
Politikë

Në Kuvend me 1 mandat, Lapaj: Duhet ndryshuar ligji elektoral!

17 Maj, 2025 9:04 pm
Tirana në sytë e gazetarëve të Europës
Politikë

Tirana në sytë e gazetarëve të Europës

17 Maj, 2025 8:24 pm
Gjirokastër/ Vetëvrasja e të miturit, reagon Prokuroria: Nuk ka indicie për bullizëm nga bashkëmoshatarët
Aktualitet

Makina përplas motomjetin në Tiranë, përfundojnë në spital dy persona

17 Maj, 2025 8:09 pm
Izraeli nisi ofensivën e madhe, Hamasi: Fillojnë bisedime të reja për Gazën
Bota

Izraeli nisi ofensivën e madhe, Hamasi: Fillojnë bisedime të reja për Gazën

17 Maj, 2025 7:57 pm
Lideri i Iranit hedh poshtë komentet e Trump për propozimin për programin bërthamor
Bota

Lideri i Iranit hedh poshtë komentet e Trump për propozimin për programin bërthamor

17 Maj, 2025 7:33 pm
Gjithçka duhet të dini për Eurovizionin para finales së madhe
-Kulturë

Gjithçka duhet të dini për Eurovizionin para finales së madhe

17 Maj, 2025 7:14 pm
Votat e Greqisë/ PD ruan mandatin e katërt në Lezhë, tensione mes Nokës dhe Ballës
Politikë

Votat e Greqisë/ PD ruan mandatin e katërt në Lezhë, tensione mes Nokës dhe Ballës

17 Maj, 2025 6:49 pm
Vizita në Tiranë, presidenti Macron: Shqipëria e ka vendin e saj në BE!
Bota

Vizita në Tiranë, presidenti Macron: Shqipëria e ka vendin e saj në BE!

17 Maj, 2025 6:43 pm
Para
Autoritet e huaja kërkojnë pasuritë e krimit në Shqipëri

Autoritet e huaja kërkojnë pasuritë e krimit në Shqipëri

Merz zgjidhet kancelari i ri i Gjermanisë në raundin e dytë të votimit

Qeveria e re gjermane duhet të bëjë një kthesë strategjike në dialogun Kosovë-Serbi

Tornadot godasin dy shtete të SHBA-së, raportohen viktima dhe të plagosur

Tornadot godasin dy shtete të SHBA-së, raportohen viktima dhe të plagosur
















TE FUNDIT

Makina del nga rruga në Krumë, plagosen babë e bir

Makina del nga rruga në Krumë, plagosen babë e bir
17 Maj, 2025

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga....

Lexo më shumë

Durrës/ Plagosje me thikë, policia në vendin e ngjarjes

Durrës/ Plagosje me thikë, policia në vendin e ngjarjes
17 Maj, 2025

Një plagosje me thikë ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Durrësit. Mësohet se ngjarja ka ndodhur afër...

Lexo më shumë

Në Kuvend me 1 mandat, Lapaj: Duhet ndryshuar ligji elektoral!

Lapaj denoncim nga Durrësi: Na kërcënuan kandidaten me armë!
17 Maj, 2025

Kreu i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj ka reaguar pasditen e sotme lidhur me rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit....

Lexo më shumë

Tirana në sytë e gazetarëve të Europës

Tirana në sytë e gazetarëve të Europës
17 Maj, 2025

Rreth 1 mijë gazetarë nga e gjitha Europa mbërritën në Tiranë në 16 Maj, nga ku raportuan për një nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com