Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor “Plepa-Kavajë”, ku një automjeti ka përplasur për vdekje një këmbësore 50 vjeç.
Policia bën të ditur se drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
“Rreth orës 08:40, në aksin rrugor “Plepa-Kavajë”, automjeti me drejtues shtetasin S. P. ka përplasur shtetasen A. M., 50 vjeçe, këmbësore, e cila ka humbur jetën në vendngjarje. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprimet e mëtejshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.