Ka përfunduar numërimi i të gjitha kutive të votimit në qytetin e Korçës.
Nga të dhënat e bëra publike, shihet se fituese është Partia Socialiste e cila kryeson me 57213 vota, ndërsa Partia Demokratike ka siguruar 36405 vota.
Sipas llogaritjeve bëhet me dije se PS ka arritur të sigurojë 6 mandate deri më tani, kurse PD 4.
Ndërkohë forcë e tretë në këtë qark renditet Shqipëria Bëhet, e cila ka marrë 4520 vota dhe pas saj PSD me 2518 vota.