Qarku i Tiranës është qarku që prodhon më shumë mandate në Republikën e Shqipërisë, me plot 37 të tilla. Nga rezultatet zyrtare të KQZ deri më tani në bazë të votave të marra, janë llogaritur dhe mandatet që mund të marrë secila parti.
Deri më tani Partia Socialiste ka marrë 19 mandate, Partia Demokratike ka marrë 14 mandate, Lëvizja Bashkë e Arlind Qorrit deri më tani ka 1 mandat. 1 mandat ka po ashtu Nisma Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapajt, 1 mandat ka dhe Nisma Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapajt.
Gjithashtu edhe parti Mundësia e Agron Shehajt dhe Partia Socialdemokrate e Tom Doshit kanë marrë po ashtu nga 1 mandat. Ndërkohë mesa kuptohet e gjithë lufta politike në Tiranë bëhet vetëm për 1 mandat.
Analisti Neritan Sejamini arsyetoi se mandatet aktuale që kanë marrë partitë do të qëndrojë ashtu siç janë, ndërkohë që veçoi tre partitë kryesore, të cilat kanë shanset për të marrë mandatin e fundit në qarkun e Tiranës, sipas tij është PS, PD dhe Mundësia.
Blendi Fevziu: Neritan kush ishte çudia më e madhe e jotja tani që rezultatet i kemi më zyrtare.
Neritan Sejamini: Në Tiranë s’është se ka ndonjë gjë. Unë e kam thënë dhe më parë që partitë e vogla do marrin një, po morë nga dy është heroizëm dhe ato do ruajnë çfarë kanë.
Blendi Fevziu: Shehaj mund që t’i afrohet mandati të dytë thotë Batoni.
Neritan Sejamini: Tani që flasim një mandat është në lojë në Tiranë, këtë mandat ose e merr PD-ja, ose e merr Shehaj ose e merr PS-ja. Këto të treja, të tjerat janë vendosur.
Blendi Fevziu: Këto të treja janë në lojë! Rrezikon të bjerë ndonjë, nuk besoj se do bjerë ndonjë. Lapaj e ka të mbrojtur se është me 3%.
Neritan Sejamini: E vetmja gjë në Tiranë që nuk dihet është, do ketë 20 PS-ja…
Blendi Fevziu: Pse 19 i ka të mbrojtur PS-ja?
Neritan Sejamini: Nuk lëviz. 19 PS, 13 PD dhe nja 1 të katërta këto (partitë e tjera) janë të mbrojtura. Bëhet fjalë vetëm për një mandat që do e marrë ose Shehaj, ose PD, ose PS.
Blendi Fevziu: Po Basha?
Neritan Sejamini: Ai është me më pak mundësi se kaq.