Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mesditën e sotme në aksin “Himarë-Borsh”.
Sipas uniformave blu ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00, sipas informacionit paraprak të uniformave blu, nga ku sqarohej se motomjeti i drejtuar nga një austriak u përplas me një automjet.
Shtetasi austriak ishte i shoqëruar me një pasagjere, e cila kjo e fundit fatkeqësisht ka ndërruar jetë për shkak të dëmtimeve të marra.
“Rreth orës 12:00, në aksin rrugor “Himarë-Borsh”, motomjeti me drejtues shtetasin austriak F. P., 63 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin D. K., 61 vjeç. Si pasojë, janë dëmtuar 2 drejtuesit e mjeteve, si dhe pasagjerja në motomjetin që drejtonte 63-vjeçari, të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thuhej në informacionin paraprak të policisë.
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për aksidentin e ndodhur, në aksin rrugor “Himarë-Borsh”, ju informojmë se, sipas konfirmimit nga personeli mjekësor, si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë pasagjerja në motomjetin që drejtohej nga shtetasi austriak F. P. Grupi hetimor, po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit”, njoftohet në informacionin shtesë.