Situatë e pazakontë është shënuar në qarkun e Fierit, nga ku është ndërprerë procesi i numërimit të votave, për të rinisur pasditen e sotme.
Sipas gazetarit Merin Maçi, raportohet se shkak është bërë lodhja e numëruesve. Fillimisht ishte pezulluar numërimi për të rinisur si proces në orën 12 të drekës.
Kryetari dhe nënkryetari i KZAZ në Fier dhanë deklaratë për media, duke sqaruar se mbingarkesa e punës ka shkaktuar lodhje, e me shumicë votash është vendosur që të merret pushim.
Por një debat ka pasur mes tyre, pasi kryetari pohon se puna rinis në orën 16:00 ndërsa nënkryetarja në orën 18:00.
Mbetet për t’u parë vendimi i kujt do të “triumfojë”.