Në Bashkinë e Himarës ka përfunduar procesi i numërimit të kutive të votimit.
Sipas tvklan mësohet se Partia Socialiste ka kryesuar me 3196 vota. E dyta vjen Partia Demokratike me 2370 vota.
Sakaq, partitë e tjera kanë marrë në total 668 vota.
Janë shënuar gjithashtu 214 vota të pavlefshme.
Harta e qarkut Vlorë deri më tani duket ngjyrë rozë, si simbolizuese e mbizotërimit të votave më të shumta të Partisë Socialiste.