I qeshur e nisi prononcimin e tij për “Opinion” kreu i Partisë Mundësia Agron Shehaj.
“Po presim rezultatin. Është e vështirë të bësh parashikime në këtë moment, por po monitorojmë procesin e numërimit, kemi mbi 1 mijë vëzhgues dhe presim me besim rezultatin”, u shpreh ai.
Pjesëmarrjen relativisht të ulët, krahasuar me 4 vite më parë, Shehaj e lidh me largimin masiv të shqiptarëve jashtë vendit. Një analizë të shkurtër ia bëri Baton Haxhiu, të cilën e priti pozitivisht.
“Nëse rezultati do të kthehet apo jo në mandate, për ne është i rëndësishëm maksimizimi i numrit të votave”, u përgjigj Shehaj.
Vunë edhe një bast për mandatet që mund të marrë “Mundësia” në kryeqytet.
Baton Haxhiu: Veje bastin, bëhu burrë!
Agron Shehaj: Mbi 3!