“Shqipëria bëhet një nga vendet që garanton të drejtën e votës për qytetarët e saj kudo që ndodhen”.
Kështu ka shkruar në “Facebook”, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili publikon videon e një të një votuesi nga Gjermania i cili deklaron: “Për herë të parë, votova nga Gjermania! Vota ime nga Gjermania tashmë ka mbërritur në Shqipëri. ”
Sipas Celibashit, përfshirja e diasporës në procesin demokratik nuk është më një dëshirë, por një realitet, dhe ky si pas tij përbën një moment historik për qytetarët që jetojnë jashtë vendit.
Postimi i kreut të KQZ, Celibashi
Për herë të parë, votova nga Gjermania!
Një moment historik për mijëra qytetarë që jetojnë jashtë vendit. Vota ime nga Gjermania tashmë ka mbërritur në Shqipëri – dhe kjo është dëshmi se përfshirja e diasporës në procesin demokratik nuk është më një dëshirë, por një realitet!

Me këtë hap të rëndësishëm, Shqipëria bëhet një nga vendet që garanton të drejtën e votës për qytetarët e saj kudo që ndodhen.
Projekti i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri “Mbështetje për Reformën dhe Procesin Zgjedhor në Shqipëri” mbështetet nga Suedia, Zvicra, Misioni i SHBA-së në OSBE dhe Polonia.