Partia Socialiste ka nisur zyrtarisht takimin përmbyllës të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 Majit.
Tubimi po zhvillohet në ambientet e Parkut Olimpik të Tiranës. Kryeministri Edi Rama i është bashkuar përkrahësve të Partisë Socialistëve, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama.
Në këtë aktivitet do të marrin pjesë vetëm përkrahësit e dhe kandidatët e Tiranës, ndërkohë që kandidatët e tjerë për deputet do të jenë në zonat e tyre elektorale.