Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Osmani: BE t’i heqë masat Kosovës dhe të ndalë politikat akomoduese ndaj Serbisë

2025/05/09 at 4:45 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Osmani: BE t’i heqë masat Kosovës dhe të ndalë politikat akomoduese ndaj Serbisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka bërë thirrje përsëri Bashkimit Evropian t’i heqë masat ndëshkuese të bllokut kundër Kosovës dhe t’i shqyrtojë “me seriozitet politikat destabilizuese” të Serbisë.

Në një shkrim në Facebook për Ditën e Evropës – e cila është festë zyrtare në Kosovë më 9 maj – Osmani tha se është e rëndësishme që pikërisht në këtë ditë të kërkohet “me një zë heqja e masave të padrejta të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës”.

BE-ja vendosi masa ndëshkuese ndaj Kosovës më 2023 – pas rritjes së tensioneve në veri të vendit – dhe vazhdon t’i mbajë ato në fuqi me arsyetimin se Kosova nuk ka bërë ende mjaftueshëm për shtensionimin e gjendjes në veriun e banuar me shumicë serbe.

Osmani gjithashtu bëri thirrje për “trajtimin me seriozitet të politikave destabilizuese të Serbisë —të cilat u bënë edhe më të dukshme edhe kur Vuçiq zgjodhi ta shënojë Ditën e Evropës në Moskë, pikërisht te [presidenti rus Vladimir] Putini, ai që sot po rrezikon stabilitetin dhe sigurinë e kontinentit tonë”.

Ajo theksoi se, në mënyrë që ëndrra e evropianëve për një Evropë të tërë, të lirë dhe të bashkuar të realizohet plotësisht, “duhet të marrin fund politikat ndëshkuese ndaj popullit më pro-evropian dhe të ndalen politikat akomoduese ndaj Serbisë proputiniste”.

Vuçiq mbërriti në Moskë të enjten, për të marrë pjesë në shënimin e Ditës së Fitores në Luftën e Dytë Botërore, dhe u takua me presidentin rus Putini për herë të parë që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Bashkimi Evropian shprehu keqardhje të thellë për shkuarjen e Vuçiqit në Moskë dhe pjesëmarrjen në një ngjarje që Rusia, sipas Brukselit, e shfrytëzon për qëllime propagandistike.

Derisa Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që ende nuk e ka statusin e vendit kandidat, Serbia është në proces negociatash për anëtarësim në BE që nga viti 2014, por nuk ka hapur asnjë kapitull të ri që nga dhjetori i vitit 2021, për shkak të refuzimit për të harmonizuar politikën e jashtme me atë të BE-së dhe për të vendosur sanksione ndaj Rusisë.

Pavarësisht paralajmërimeve të Brukselit, autoritetet në Beograd kanë vazhduar të ruajnë marrëdhënie të ngushta me Moskën./rel

Ju sugjerojmë

“Racë e degjenerume, t’nxiftë Zoti surratin”, pas ndarjes ish-burri i merr fëmijët
Aktualitet

“Racë e degjenerume, t’nxiftë Zoti surratin”, pas ndarjes ish-burri i merr fëmijët

24 Qershor, 2025 9:22 pm
Merz: Izraeli po kryen “punën e ndyrë për të gjithë ne”
Bota

Gjermania zotohet se do ta paguajë “pjesën që i takon” për mbrojtje të Evropës

24 Qershor, 2025 9:15 pm
CNN: Sulmet e SHBA nuk shkatërruan depot nukleare në Iran
Bota

CNN: Sulmet e SHBA nuk shkatërruan depot nukleare në Iran

24 Qershor, 2025 9:11 pm
Netanyahu pas armëpushimit me Iranin: Arritëm një fitore historike
Bota

Netanyahu pas armëpushimit me Iranin: Arritëm një fitore historike

24 Qershor, 2025 9:07 pm
Vjen i nxehti përvëlues
Aktualitet

Vjen i nxehti përvëlues

24 Qershor, 2025 8:44 pm
“Mbrojtëm veten, Presidenti iranian: Nuk kërkojmë të zhvillojmë armë bërthamore
Bota

“Mbrojtëm veten, Presidenti iranian: Nuk kërkojmë të zhvillojmë armë bërthamore

24 Qershor, 2025 7:48 pm
Nga lashtësia deri më sot, muret që “ndajnë” botën
Life Style

Nga lashtësia deri më sot, muret që “ndajnë” botën

24 Qershor, 2025 7:36 pm
Lufta në Gaza/ 46 viktima dhe 150 të plagosur nga sulmet e fundit
Bota

Lufta në Gaza/ 46 viktima dhe 150 të plagosur nga sulmet e fundit

24 Qershor, 2025 7:20 pm
Armëpushimi/ Rikthehen fluturimet mbi Teheran
Bota

Armëpushimi/ Rikthehen fluturimet mbi Teheran

24 Qershor, 2025 7:06 pm
Rusia vijon sulmet në Ukrainë, 15 viktima dhe 174 të plagosur
Bota

Rusia vijon sulmet në Ukrainë, 15 viktima dhe 174 të plagosur

24 Qershor, 2025 6:57 pm
Para
Zgjedhjet parlamentare të 11 Majit/ Mbërrijnë materialet zgjedhore në Durrës

Zgjedhjet parlamentare të 11 Majit/ Mbërrijnë materialet zgjedhore në Durrës

“Giro d’Italia” në Shqipëri, çiklistët drejt finishit

“Giro d’Italia” në Shqipëri, çiklistët drejt finishit

Aksident para finishit, mbyllet etapa e parë e “Giro d’Italia”

Aksident para finishit, mbyllet etapa e parë e “Giro d’Italia”

TE FUNDIT

“Racë e degjenerume, t’nxiftë Zoti surratin”, pas ndarjes ish-burri i merr fëmijët

“Racë e degjenerume, t’nxiftë Zoti surratin”, pas ndarjes ish-burri i merr fëmijët
24 Qershor, 2025

Një qytetare nga Kavaja është drejtuar në emisionin “Stop” në Tv Klan, pasi tregon se është ndarë nga ish-bashkëshorti, me...

Lexo më shumë

Gjermania zotohet se do ta paguajë “pjesën që i takon” për mbrojtje të Evropës

Merz: Izraeli po kryen “punën e ndyrë për të gjithë ne”
24 Qershor, 2025

Kancelari gjerman, Friedrich Merz ka paralajmëruar se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin e kupton vetëm gjuhën e forcës dhe që...

Lexo më shumë

CNN: Sulmet e SHBA nuk shkatërruan depot nukleare në Iran

CNN: Sulmet e SHBA nuk shkatërruan depot nukleare në Iran
24 Qershor, 2025

Sulmet ushtarake amerikane ndaj tre prej objekteve bërthamore të Iranit fundjavën e kaluar nuk shkatërruan komponentët kryesorë të programit bërthamor...

Lexo më shumë

Netanyahu pas armëpushimit me Iranin: Arritëm një fitore historike

Netanyahu pas armëpushimit me Iranin: Arritëm një fitore historike
24 Qershor, 2025

Në një videomesazh drejtuar izraelitëve, kryeministri Benjamin Netanyahu përshëndet atë që e quan një "fitore historike". Sipas mediave të huaja,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com