1 në 4 të rinj në Shqipëri dhe Europë janë konsumatorë të alkoolit. Sipas specialistëve kjo tendencë e të rinjve 15-19 vjeç ka ardhur në rritje dhe kryesisht tek vajzat.
“Ka një rritje të lartë që nis që nga adoleshentët. Pra nëse para 4 vitesh ishte 5 % tek të rinjtë, sot është 15 %. Dhe ajo që është shqetësuese është se ka një trend rritës të përdorimit të alkoolit edhe tek vajzat”, tha Andia Meksi, specialiste ISHP.
Ndër faktorët kryesorë specialistët rendisin rrethin shoqëror.
“Ka të bëjë shumë ndikimi mjedisor, moshatarët kanë ndikim më të lartë tek të rinj, si dhe normat”.
Përdorimi i alkoolit ka pasoja të rënda shëndetësore afatshkurtër dhe afatgjatë.
“Ndikimi është afatshkurtër dhe afatgjatë. Pasojat janë si fizike, si konjiktive dhe për rrjedhojë edhe në sjelljen tonë. Nëse konsumohet në mënyrë të vahzdueshme ka pasoja të pariparueshme. Ka pasoja shqetësuse dhe lidhje mes zhvillimit të kancerit të gjirit dhe konsumimit të alkoolit”.
Edhe studimet e OBSH tregojnë se konsumimi i alkoolit që në moshë të hershme rrit gjithashtu rrezikun për sëmundje kronike të zemrës, mëlçisë dhe tumoreve.
Nga konsumimi i alkoolit regjistrohen 1 në 4 vdekje tek të rinjtë e moshës 19–24 vjeç në Rajonin Europian, kryesisht nga dëmtime nga aksidente të ndryshme apo mbytje. Tv Klan