Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Arkitektët e fitores së Trump në Shqipëri/ AP: Ribashkuar për “Trumpist”-in Berisha

2025/05/08 at 4:13 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Arkitektët e fitores së Trump në Shqipëri/ AP: Ribashkuar për “Trumpist”-in Berisha

Disa nga arkitektët e fushatave presidenciale të Donald Trump janë ribashkuar në Shqipëri, ndërsa përpiqen të ndihmojnë një kandidat Trump-ian të triumfojë në zgjedhjet e kësaj fundjave. Kështu e nis artikullin e saj agjencia e njohur e lajmeve, Associated Press.

Ky grup përfshin Chris LaCivita, i cili shërbeu si bashkëmenaxher i fushatës së përpjekjes së suksesshme të Trump në vitin 2024, anketuesin e Trump prej kohësh, Tony Fabrizio, dhe Paul Manafort, i cili shërbeu si kryetar i fushatës së Trump në vitin 2016 përpara se të dënohej në vitin 2018 për krime që përfshinin lobim të fshehtë për ish-presidentin pro-rus të Ukrainës.

Treshja, thuhet në artikull, po punon për ish-kryeministrin dhe ish-presidentin Sali Berisha, kreun e Partisë Demokratike të opozitës së Shqipërisë, i cili po sfidon kryeministrin Edi Rama të rikthejë demokratët në pushtet edhe pse ai pret gjyqin për akuzat për korrupsion.

“Është e vetmja Parti Demokratike për të cilën do të mendoja ndonjëherë të punoja”, tha me shaka LaCivita ndërsa drejtohej për në Shqipëri, për udhëtimin e tij të tretë para zgjedhjeve të së dielës.

Berisha, i cili shpreson që administrata e re do të tërheqë sanksionet që e ndalojnë të hyjë në SHBA, ka nënshkruar gjithashtu një kontratë dyvjeçare prej 6 milionë Dollarësh me Continental Strategy, një firmë republikane konsulence dhe lobimi.

Stafi i saj përfshin Katie Wiles, vajzën e shefes së stafit të Shtëpisë së Bardhë, Susie Wiles, e cila së bashku me LaCivita-n, udhëhoqi fushatën e Trump. Katie Wiles nuk është e përfshirë me klientin.

Melissa Stone, një zëdhënëse e Continental, tha për një tjetër media prestigjioze, gazetën Uashington Post, se puna e kompanisë fokusohej edhe në heqjen e sanksionimit “non grata”, duke sqaruar se vendimi i administratës Biden ishte politik.

“Puna jonë po financohet nga një biznesmen amerikano-shqiptar dhe udhëheqës aktiv në diasporën shqiptaro-amerikane që e do Amerikën dhe e do Shqipërinë. Si pjesë e punës sonë për të përmirësuar marrëdhëniet dypalëshe midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, ne po i drejtojmë një peticion aktiv Administratës Trump për të nisur një rishikim të plotë dhe përmbysje të përdorimit si armë të Seksionit 7031(c) të epokës së Biden kundër udhëheqësve konservatorë dhe pro-amerikanë, përfshirë Presidentin Sali Berisha”,  tha ajo.

Ndërsa Asociatted Press përmend faktin se konsulenca e huaj ka qenë prej kohësh një mënyrë popullore për strategët amerikanë nga të dyja partitë për të fituar para midis cikleve zgjedhore.

Por vendimi i Berishës për t’u mbështetur në duart e Trump dhe për të nxjerrë në pah përfshirjen e tyre e bën të qartë se sa të vlefshëm mund të jenë ata për kandidatët që përpiqen të shfrytëzojnë ndjenjat populiste dhe të përsërisin ngritjen e Trump, – thuhet në artikull, në të cilin nënvizohet se “në Shqipëri, si në shumë vende të tjera, të shikohesh si njeri që ka lidhje të ngushta me SHBA-në dhe udhëheqësit e saj konsiderohet gjithashtu një aset i madh”.

Por a do të sjellin konsulentët e rinj një fitore të shumëpritur?

“Ky është një vend ku, siç e dini, ndërhyrja e Amerikës në zgjedhjet e tyre inkurajohet, apo jo? Kudo tjetër, jo aq shumë”, citon Associated Press, një deklaratë të Cris LaCivita. Tv Klan

Ju sugjerojmë

Çfarë “dhurate” i la Berisha Fevziut për kryeministrin Edi Rama?
-U tha në Opinion

Çfarë “dhurate” i la Berisha Fevziut për kryeministrin Edi Rama?

8 Maj, 2025 10:52 pm
Fushata e fundit e tij? Berisha: E di Zoti dhe demokratët!
-U tha në Opinion

Fushata e fundit e tij? Berisha: E di Zoti dhe demokratët!

8 Maj, 2025 10:46 pm
Pse shqiptarët duhet të zgjedhin PD në 11 Maj? Berisha shpalos programin në Opinion
-U tha në Opinion

Pse shqiptarët duhet të zgjedhin PD në 11 Maj? Berisha shpalos programin në Opinion

8 Maj, 2025 10:32 pm
“Non grata”, Berisha: Diplomati amerikan i kërkoi Ramës e Bashës që …
-U tha në Opinion

“Non grata”, Berisha: Diplomati amerikan i kërkoi Ramës e Bashës që …

8 Maj, 2025 9:42 pm
“S’punojmë për të bërë Berishën kryeministër”,Berisha komenton deklaratën e Këlliçit
-U tha në Opinion

“S’punojmë për të bërë Berishën kryeministër”,Berisha komenton deklaratën e Këlliçit

8 Maj, 2025 9:23 pm
Samiti i BE/ Berisha: Do të lobonim kundër Ramës, por nuk e meritonte Shqipëria
-U tha në Opinion

Samiti i BE/ Berisha: Do të lobonim kundër Ramës, por nuk e meritonte Shqipëria

8 Maj, 2025 9:20 pm
A do të tërhiqet? Berisha: Ça mo? Një misionar e tërheq vetëm zoti
-U tha në Opinion

A do të tërhiqet? Berisha: Ça mo? Një misionar e tërheq vetëm zoti

8 Maj, 2025 9:19 pm
BE për vizitën e Vuçiç në Rusi: Të përmbahet nga agresioni i Putinit ndaj Ukrainës
Rajoni

BE për vizitën e Vuçiç në Rusi: Të përmbahet nga agresioni i Putinit ndaj Ukrainës

8 Maj, 2025 9:13 pm
Mund të udhëtojë drejt SHBA, Berisha: Rama mori përgjigje nga DASH për aktin e tij
-U tha në Opinion

Mund të udhëtojë drejt SHBA, Berisha: Rama mori përgjigje nga DASH për aktin e tij

8 Maj, 2025 9:08 pm
“Stop” sheh filxhan për zgjedhjet e 11 majit: E ka të marrë, del me fitore!
Aktualitet

“Stop” sheh filxhan për zgjedhjet e 11 majit: E ka të marrë, del me fitore!

8 Maj, 2025 9:05 pm
Para
Integrim para anëtarësimit të vendeve kandidate në BE

Nga uiski tek aeroplanët, BE “hakmerret” ndaj SHBA: Jemi gati për tarifa të reja

Bill Gates shpërndan pasurinë e tij, do dhurojë 200 miliardë dollarë për të varfrit

Bill Gates shpërndan pasurinë e tij, do dhurojë 200 miliardë dollarë për të varfrit

VIDEO/ Eurodeputeti polak djeg flamurin e BE: Këtu është Poloni, jo Bruksel

VIDEO/ Eurodeputeti polak djeg flamurin e BE: Këtu është Poloni, jo Bruksel

TE FUNDIT

Çfarë “dhurate” i la Berisha Fevziut për kryeministrin Edi Rama?

Çfarë “dhurate” i la Berisha Fevziut për kryeministrin Edi Rama?
8 Maj, 2025

Nga studioja e Opinionit, Sali Berisha kishte një thirrje dhe një dhuratë për kryeministrin Edi Rama. I ftuar mbrëmjen e...

Lexo më shumë

Fushata e fundit e tij? Berisha: E di Zoti dhe demokratët!

Fushata e fundit e tij? Berisha: E di Zoti dhe demokratët!
8 Maj, 2025

Së bashku me ekipin e tij, Sali Berisha ishte mbrëmjen e sotme në studion e Opinion në TV Klan. Teksa...

Lexo më shumë

Pse shqiptarët duhet të zgjedhin PD në 11 Maj? Berisha shpalos programin në Opinion

Pse shqiptarët duhet të zgjedhin PD në 11 Maj? Berisha shpalos programin në Opinion
8 Maj, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte mbrëmjen e sotme në emisionin 'Opinion' në TV Klan. E teksa tre ditë...

Lexo më shumë

“Non grata”, Berisha: Diplomati amerikan i kërkoi Ramës e Bashës që …

“Non grata”, Berisha: Diplomati amerikan i kërkoi Ramës e Bashës që …
8 Maj, 2025

Betejën kundër sanksionimit amerikan “non grata”, Sali Berisha thotë që e ka bërë i vetëm dhe në interes të Shqipërisë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com