Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Donald Trump planifikon t’i ndryshojë emrin Gjirit Persik në Gjirin Arabik

2025/05/08 at 11:43 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Donald Trump planifikon t’i ndryshojë emrin Gjirit Persik në Gjirin Arabik

Gjatë javës së ardhshme, Presidenti Donald Trump ka në plan të shpallë gjatë udhëtimit të tij në Arabinë Saudite, se SHBA  në të ardhmen do t’i referohen Gjirit Persik si Gjiri Arabik ose Gjiri i Arabisë.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat ndërkombëtare,  duke cituat dy zyrtarë amerikanë.

Gjiri Persik është njohur gjerësisht me këtë emër që nga shekulli i 16-të, megjithëse përdorimi i “Gjirit të Arabisë” dhe “Gjirit Arabik” është dominues në shumë vende në Lindjen e Mesme. Qeveria e Iranit, më parë Persia, kërcënoi të padiste Google në vitin 2012 për shkak të vendimit të kompanisë për të mos e etiketuar fare sipërfaqen ujore në hartat e saj.

Ushtria amerikane për vite me radhë i është referuar në mënyrë të njëanshme Gjirit Persik si Gjiri Arabik në deklaratat dhe imazhet që publikon.

Emri i zonës ujore është bërë një çështje emocionale për iranianët që përqafojnë historinë e gjatë të vendit të tyre si Perandoria Perse. Një debat u zhvillua në vitin 2017 gjatë mandatit të parë të Trump kur ai përdori emrin Gjiri Arabik për rrugën ujore. Presidenti i Iranit në atë kohë, Hassan Rouhani, sugjeroi që Trump duhej të “studonte gjeografinë”.

Të mërkurën, ministri i jashtëm i Iranit u shpreh duke thënë se emrat e rrugëve ujore të Lindjes së Mesme “nuk nënkuptojnë pronësi nga ndonjë komb i veçantë, por përkundrazi pasqyrojnë një respekt të përbashkët për trashëgiminë kolektive të njerëzimit”.

“Përpjekjet e motivuara politikisht për të ndryshuar emrin e Gjirit Persik të vendosur historikisht janë tregues të qëllimit armiqësor ndaj Iranit dhe popullit të tij, dhe dënohen fuqimisht”, shkroi Abbas Araghchi në platformën sociale X. “Çdo hap i shkurtër në këtë lidhje nuk do të ketë vlefshmëri, efekt ligjor apo gjeografik, ai vetëm do të sjellë zemërimin e të gjithë iranianëve nga të gjitha sferat e jetës dhe bindjet politike në Iran, SHBA dhe në të gjithë botën”. Trump mund ta ndryshojë emrin për qëllime zyrtare të SHBA-së, por ai nuk mund të diktojë se si e quan pjesa tjetër e botës.

Organizata Ndërkombëtare Hidrografike – anëtare e së cilës janë Shtetet e Bashkuara – punon për të siguruar që të gjitha detet, oqeanet dhe ujërat e lundrueshme të botës të studiohen dhe të hartohen në mënyrë uniforme, dhe gjithashtu emërton disa prej tyre. Ka raste kur vendet i referohen të njëjtit trup uji ose pikë referimi me emra të ndryshëm në dokumentacionin e tyre.

Përveç Arabisë Saudite, Trump do të vizitojë edhe Dohën, Katarin dhe Abu Dhabin, kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe, të cilat gjithashtu dalin në det. Fillimisht i planifikuar si udhëtimi i parë jashtë shtetit i Trump që kur mori detyrën më 20 janar, ky udhëtim vjen ndërsa Trump është përpjekur të afrohet me vendet e Gjirit, ndërsa kërkon investimet e tyre financiare në SHBA dhe mbështetjen në konfliktet rajonale, duke përfshirë zgjidhjen e luftës Izrael-Hamas në Gaza dhe kufizimin e programit bërthamor të Iranit në përparim.

Presidenti i SHBA-së gjithashtu ka lidhje të rëndësishme financiare me vendet përmes bizneseve të tij personale, mbi të cilat ai ka ruajtur pronësinë nga Zyra Ovale. Ky veprim vjen disa muaj pasi Trump tha se SHBA-të do ta quanin Gjirin e Meksikës Gjirin e Amerikës.

Ju sugjerojmë

Tenderi për lotin e katërt të Unazës, Lala: Balluku është nën hetim
-U tha në Opinion

Tenderi për lotin e katërt të Unazës, Lala: Balluku është nën hetim

24 Nëntor, 2025 10:41 pm
Vetëdorëzimi para RENEA-s, një prej të dyshuarve në Orosh është i plagosur
Kronikë

Vetëdorëzimi para RENEA-s, një prej të dyshuarve në Orosh është i plagosur

24 Nëntor, 2025 9:56 pm
Josep Borrell: SHBA-të nuk mund të konsiderohen më aleate të BE-së
Bota

Josep Borrell: SHBA-të nuk mund të konsiderohen më aleate të BE-së

24 Nëntor, 2025 9:17 pm
Dorëzohen dy të dyshuarit për terrorizëm në Pukë
Kronikë

Dorëzohen dy të dyshuarit për terrorizëm në Pukë

24 Nëntor, 2025 8:54 pm
Negociatori ukrainas: Plani origjinal i paqes “nuk ekziston më”
Bota

Negociatori ukrainas: Plani origjinal i paqes “nuk ekziston më”

24 Nëntor, 2025 8:23 pm
Foltorja para Kryeministrisë, Berisha: Koha na thërret për të shpëtuar vendin
Kryesore

Foltorja para Kryeministrisë, Berisha: Koha na thërret për të shpëtuar vendin

24 Nëntor, 2025 8:01 pm
Ibrahimaj zbulon kur do të nisë shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët
Aktualitet

Ibrahimaj zbulon kur do të nisë shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët

24 Nëntor, 2025 6:48 pm
Lufta në Ukrainë, Trump dhe Xi Jinping zhvillojnë bisedë telefonike
Bota

Lufta në Ukrainë, Trump dhe Xi Jinping zhvillojnë bisedë telefonike

24 Nëntor, 2025 5:27 pm
CNN/ Pesë mënyra se si mund të përfundojë lufta Rusi-Ukrainë
Bota

Diskutimet për paqen Ukrainë-Rusi, Trump: Diçka e mirë mund të jetë duke ndodhur

24 Nëntor, 2025 3:32 pm
Ushtarët ukrainas reagojnë ndaj planit të paqes të SHBA: Askush nuk do e mbështesë
Bota

Ushtarët ukrainas reagojnë ndaj planit të paqes të SHBA: Askush nuk do e mbështesë

24 Nëntor, 2025 2:36 pm
Para
I shpallur në kërkim për mashtrim përmes TVSH-së, arrestohet 22-vjeçari në Durrës

I shpallur në kërkim për mashtrim përmes TVSH-së, arrestohet 22-vjeçari në Durrës

“Lejimi i udhëtimit të Berishës në SHBA”/ Rama: Këneta sheh ëndrra madhështore

“Lejimi i udhëtimit të Berishës në SHBA”/ Rama: Këneta sheh ëndrra madhështore

Realizohet fluturimi i parë certifikues në Aeroportin e Vlorës

Realizohet fluturimi i parë certifikues në Aeroportin e Vlorës

TE FUNDIT

Tenderi për lotin e katërt të Unazës, Lala: Balluku është nën hetim

Tenderi për lotin e katërt të Unazës, Lala: Balluku është nën hetim
24 Nëntor, 2025

Në emisionin “Opinion”, gazetarja Klodiana Lala, foli më tepër, në lidhje me hetimet e SPAK për zëvendëskryeministren Belinda Balluku. Lala...

Lexo më shumë

Vetëdorëzimi para RENEA-s, një prej të dyshuarve në Orosh është i plagosur

Vetëdorëzimi para RENEA-s, një prej të dyshuarve në Orosh është i plagosur
24 Nëntor, 2025

Pas afro 15 orësh të rrethuar nga RENEA dhe forca të shumta policie, janë vetëdorëzuar Julian Cumrraku dhe Arben Uka....

Lexo më shumë

Josep Borrell: SHBA-të nuk mund të konsiderohen më aleate të BE-së

Josep Borrell: SHBA-të nuk mund të konsiderohen më aleate të BE-së
24 Nëntor, 2025

Ish-përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme, Josep Borrell, është shprehur se SHBA-të nuk mund të konsiderohen më...

Lexo më shumë

Dorëzohen dy të dyshuarit për terrorizëm në Pukë

Dorëzohen dy të dyshuarit për terrorizëm në Pukë
24 Nëntor, 2025

Pas më shumë se 12 orësh rezistencë dhe negociatash intensive, dy personat e kërkuar që kishin qëndruar të izoluar në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com