Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

80 vjet pas luftës: A po distancohet SHBA nga Europa?

2025/05/08 at 8:34 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
80 vjet pas luftës: A po distancohet SHBA nga Europa?

Më 8 Maj 1945 kapitulloi Wehrmacht-i (Ushtria e Gjermanisë naziste).

Lufta e Dytë Botërore, që nisi më 1 shtator 1939 me invazionin gjerman në Poloni, mori fund në Europë; në Azi ajo vazhdoi edhe disa muaj deri në kapitullimin e Japonisë. Adolf Hitleri pak ditë më parë në “Führerbunker” në Berlin kishte kryer vetëvrasje.

Bilanci i mizorive të luftës hidhte hije mbi gjithçka: rreth 60 milionë të vdekur në mbarë botën, gjashtë milionë hebrenj të vrarë nga nacionalsocialistët, pjesë të tëra të Europës të shkatërruara, miliona njerëz të zhdukur ose të dëbuar.

Me kapitullimin e Gjermanisë nacionalsocialiste më 1945 u krijua një rend bipolar në Europë që zgjati gati 40 vjet. Gjatë luftës aleatët perëndimorë – SHBA, Britania e Madhe dhe Franca – ende bashkëpunonin me Bashkimin Sovjetik, për të arritur bashkarisht fitoren.

Por pas fundit të luftës u shfaqën tensionet: Fuqitë perëndimore ishin për demokracinë, ato synonin një aleancë të lirë me shtetet e mundura, ndërsa Bashkimi Sovjetik vendosi nën sistemin komunist të gjitha vendet e pushtuara gjatë ndërhyrjes së tij ushtarake.

Më 1947 presidenti i SHBA-së, Harry Truman deklaroi atë që më vonë u quajt doktrina Truman. SHBA synon tani “të përkrahë popujt e lirë, që i rezistojnë nënshtrimit nga pakica të armatosura apo presioneve nga jashtë”.

Qëllimi ishte, të pengohej ekspansioni i Bashkimit Sovjetik. Europa u nda në pjesën lindore sovjetike dhe gjysmën perëndimore me dominimin amerikan.

Besueshmëri tek mbrojtja e SHBA-së

Gjermania u kthye në pikën e nxehtë të këtij konflikti: Një kufi u vendos shumë shpejt në mes të vendit dhe Berlinit. Ishte koha e Luftës së Ftohtë.

Demonstrimi reciprokisht i forcës midis dy blloqeve ushtarake bërthamore NATO-s nën drejtimin e SHBA-së dhe Traktatit të Varshavës nën drejtimin sovjetik bënte që lufta të mos shpërthente hapur. Megjithatë bota disa herë ndodhej në prag të një lufte bërthamore.

Republika Federale e Gjermanisë, pjesa perëndimore e Gjermanisë së ndarë deri më 1990, si pjesë e NATO-s ishte nën mbrojtjen e SHBA-së. Kjo vazhdoi kështu edhe pas fundit të konfrontimit Lindje-Perëndim 1989/90, ribashkimit të Gjermanisë dhe shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik.

Për vite dukej, se i gjithë kontinenti duke përfhsirë edhe Rusinë do të zhvillohej paqësisht dhe demokratikisht. Gjithnjë e më shumë vende, që dikur i përkisnin Bashkimit Sovjetik, u anëtarësuan në NATO. Edhe Ukrainës së pavarur iu premtua, se një ditë mund të anëtarësohet në NATO.

Trump ndryshon kahun

Por më së voni me ndërhyrjen ruse në Ukrainë në shkurt 2022 iluzionet morën fund. Një ndër parimet e rendit të deritanishëm, që kufijtë mund të ndryshohen vetëm paqësisht, nuk vlen më. Ndërsa presidenti i SHBA-së Donald Trump vë në pikëpyetje mbrojtjen nga NATO.

“Nëse ato (vendet e tjera të NATO-s) nuk paguajnë, unë nuk do t’i mbroj ato“, tha Trump shprehimisht në mars 2025.

“Ne ndodhemi në pikun e një kthese historike, e ngjashme me kthesat politike të shekullit të 20, veçanërisht atyre më 1945 dhe 1989/91”,shkruan historiani Norbert Frei nga Universiteti i Jenës për DW.

“Rendi transatlantik i themeluar kryesisht nga SHBA pas Luftës së Dytë Botërore, prej nga Gjermania përfitoi në masë të veçantë – së pari në kuadër të bashkimit europiano-perëndimor, e më pas edhe nga fundi i konfliktit Lindje-Perëndim dhe integrimi i Europës Lindore, po shpërbëhet para syve tanë.”

Kolegu i tij, historiani nga Pocdami Manfred Görtemaker, thotë për DW, se presidenca Trump ka treguar, që “europianët duke iu referuar amerikanëve e kanë neglizhuar mbrojtjen e vet”.

Trump ka shuar një iluzion. Republikani Trump nuk është i pari president, që kërkon më shumë shpenzime mbrojtjeje nga europianët. Më 2016 demokrati Barack Obama deklaroi:

“Europa ndonjëherë ka qenë shumë e vetëkënaqur lidhur me mbrojtjen e saj.”

Por Trump shkon shumë më larg. Në luftën e Ukrainës ai ndërkohë është vendosur praktikisht në krahun e Rusisë. Ukraina, sipas tij, në vendosjen e paqes as nuk duhet të rimarrë të gjithë territorin e saj dhe as nuk mund të anëtarësohet në NATO. Këto janë lajme të mira për presidentin e Rusisë Vladimir Putin.

”I gjithë sistemi euroatlantik i sigurisë po shpërbëhet para syve tanë”, tha Putin vitin e kaluar./DW

Ju sugjerojmë

Hasani në Poloni: Zgjerimi i BE-së garanton të ardhmen kundër kërcënimeve hibride
Politikë

Hasani në Poloni: Zgjerimi i BE-së garanton të ardhmen kundër kërcënimeve hibride

8 Maj, 2025 5:23 pm
Ukraina e akuzon Rusinë se e ka shkelur armëpushimin e shpallur vetë mbi 700 herë
Bota

Ukraina e akuzon Rusinë se e ka shkelur armëpushimin e shpallur vetë mbi 700 herë

8 Maj, 2025 5:03 pm
Marrëveshje tregtare SHBA-Britani e Madhe, Trump njofton çfarë përfshin
Bota

Marrëveshje tregtare SHBA-Britani e Madhe, Trump njofton çfarë përfshin

8 Maj, 2025 5:02 pm
Ende asnjë gjurmë për 29-vjeçarin në Klos, reagon Ministria e Mbrotjes
Aktualitet

Ende asnjë gjurmë për 29-vjeçarin në Klos, reagon Ministria e Mbrotjes

8 Maj, 2025 4:59 pm
VIDEO/ Eurodeputeti polak djeg flamurin e BE: Këtu është Poloni, jo Bruksel
Bota

VIDEO/ Eurodeputeti polak djeg flamurin e BE: Këtu është Poloni, jo Bruksel

8 Maj, 2025 4:55 pm
Bill Gates shpërndan pasurinë e tij, do dhurojë 200 miliardë dollarë për të varfrit
Life Style

Bill Gates shpërndan pasurinë e tij, do dhurojë 200 miliardë dollarë për të varfrit

8 Maj, 2025 4:51 pm
Integrim para anëtarësimit të vendeve kandidate në BE
Bota

Nga uiski tek aeroplanët, BE “hakmerret” ndaj SHBA: Jemi gati për tarifa të reja

8 Maj, 2025 4:47 pm
Arkitektët e fitores së Trump në Shqipëri/ AP: Ribashkuar për “Trumpist”-in Berisha
Aktualitet

Arkitektët e fitores së Trump në Shqipëri/ AP: Ribashkuar për “Trumpist”-in Berisha

8 Maj, 2025 4:13 pm
LDK dorëzon kallëzim penal ndaj Albin Kurtit dhe ministrave
Rajoni

LDK dorëzon kallëzim penal ndaj Albin Kurtit dhe ministrave

8 Maj, 2025 4:02 pm
Parlamenti ukrainas ratifikon marrëveshjen për mineralet me SHBA-të
Bota

Parlamenti ukrainas ratifikon marrëveshjen për mineralet me SHBA-të

8 Maj, 2025 3:40 pm
Para
Kërcënimi i jetës së punonjësve të AMP, merret vendimi për mbrojtje të veçantë

Kërcënimi i jetës së punonjësve të AMP, merret vendimi për mbrojtje të veçantë

Kapen 3 të shumëkërkuarit në Dubai, përkrahës të Talo Çelës

Kapen 3 të shumëkërkuarit në Dubai, përkrahës të Talo Çelës

Papa i ri, 133 kardinalë 4 votime sot në Vatikan

Papa i ri, 133 kardinalë 4 votime sot në Vatikan

TE FUNDIT

Hasani në Poloni: Zgjerimi i BE-së garanton të ardhmen kundër kërcënimeve hibride

Hasani në Poloni: Zgjerimi i BE-së garanton të ardhmen kundër kërcënimeve hibride
8 Maj, 2025

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani mori pjesë sot në drekën informale të Punës me Ministrat e...

Lexo më shumë

Ukraina e akuzon Rusinë se e ka shkelur armëpushimin e shpallur vetë mbi 700 herë

Ukraina e akuzon Rusinë se e ka shkelur armëpushimin e shpallur vetë mbi 700 herë
8 Maj, 2025

Rusia dhe Ukraina kanë raportuar për sulme ndaj forcave të tyre në ditën e parë të armëpushimit 72-orësh, të shpallur...

Lexo më shumë

Marrëveshje tregtare SHBA-Britani e Madhe, Trump njofton çfarë përfshin

Marrëveshje tregtare SHBA-Britani e Madhe, Trump njofton çfarë përfshin
8 Maj, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi marrëveshje tregtare të rëndësishme me Britaninë e Madhe, që e quan një nga “aleatet...

Lexo më shumë

Ende asnjë gjurmë për 29-vjeçarin në Klos, reagon Ministria e Mbrotjes

Ende asnjë gjurmë për 29-vjeçarin në Klos, reagon Ministria e Mbrotjes
8 Maj, 2025

Ende vijojnë kërkimet për trupin e 29-vjeçarit që u zu nga masive i dheut, teksa po punonte me ekskavator në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com