Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Berisha: Në 100 ditë do të nxjerrim nga çdo vatër shqiptare varfërinë e skajshme!

2025/05/07 at 9:19 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha: Në 100 ditë do të nxjerrim nga çdo vatër shqiptare varfërinë e skajshme!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi mbrëmjen e sotme takimin përmbyllës të fushatës zgjedhore në qytetin e Elbasanit.

Në fjalën e tij, Berisha deklaroi se pas 2013-s vendi u mbulua me drogë dhe krim, ku shqiptarët u bënë më të keq paguarit në rajon dhe mijëra u detyruan të largohen.

Më tej, kryedemokrati premtoi para qytetarëve se në 100 ditët e para të qeverisjes së PD-së do të largohet varfëria e skajshme.

Pjesë nga fjala e Berishës:

“Në vitin 2013, njerëzit lëviznin lirshëm, por përsëri shqiptarët në Shqipëri dhe Elbasan, shtoheshin çdo vit e më shumë. Në vitin 2013, ndodhi rotacioni i pushtetit, një akt madhor në demokracinë e çdo vendi. Por u zgjodh pas këtij viti që Shqipëria të mbulohej me drogë dhe krim. Pas këtij viti pensionet dhe rrogat u ngrinë. Sofra u pakësua. Nuk ushqente më të gjithë anëtarët e familjes. Vendet e punës filluan të shkatërrohen.
Fëmijët, të rinjtë u detyruan të marrin rrugët e dheut. Ligjin e morën në dorë bandat dhe banditët.

Miq, ligji, i cili duhet të garantojë liritë dhe të drejtat e qytetarëve, pronën e tyre, u mor në dorë nga ministra, kryeministri dhe bandat e tjera dhe u përdor kundër qytetarëve. Varfëria u rrit nga viti në vit.
Çmimet kapën stratosferën. Dhe ne e gjetëm veten përsëri më të keqpaguarit njerëz të rajonit. E gjetëm veten me çmimet më të larta në rajon dhe në botë. Me mijëra biznese u mbyllën. Me mijëra ferma falimentuan.
Në 10 vite, sa asnjë komb tjetër në Europë dhe botë, 45 përqind e shqiptarëve u larguan nga Shqipëria.

Pra, ndodhi një rrokullisje që nuk e kishim njohur kurrë në histori. Por është në meritën tuaj, në guximin tuaj, në atdhedashurinë tuaj, qytetarë të Elbasanit dhe Shqipërisë, që rikthyet shpresën këtë pranverë. Që e shndërruat këtë pranverë në pranverën e shpresës, besimit dhe fitores. Ndaj dhe unë kam mirënjohje të pakufishme ndaj jush.
Ndaj dhe unë jam sot para jush për t’u dhënë fjalën, për t’u zotuar në mënyrë më solemne se në 100 ditë dhe vetëm në 100 ditë do të nxjerrim jashtë çdo vatre shqiptare varfërinë e skajshme. Do përjashtojmë mjerimin nga Shqipëria.

Se në 100 ditë, çdo pensionist që sot merr një pension në 172 lekë dhe janë rreth 560 mijë, do marrë një pension 200 euro. Se çdo rrogëulët do marrë një rrogë jo më pak se 500 euro. Se çdo pensionist dhe rrogëulët do marrë ushqimet dhe gjërat bazë 20 përqind më lirë se të tjerët. Se çdo qytetar shqiptar do paguajë energjinë me 7 lekë.
Se çdo qytetar shqiptar do ketë një ulje të çmimit të naftës me të paktën 40 përqind. Ndaj jam sot këtu në këtë shesh për një zotim solemn se në 100 ditë, çdo biznesmen i Elbasanit do e paguajë energjinë tre herë më lirë, nga 18 në 6 lekë. Jam këtu për t’u dhënë fjalën bizneseve të vogla se kurrë bashkitë nuk do tatojnë më shumë se 1 përqind të xhiros. Se sipërfaqja publike do pjesëtohet me 5 herë tarifa e saj. Do përgjysmohet çmimi i ujit për to.

Do rritet tavani në 180 mijë euro për tatim fitimin dhe TVSH-në. TVSH-ja do ulet në 15 përqind. Çdo biznes që paguan tatim fitim, do e paguajë vetëm 10 përqind. 13 përqind më pak pra. Çdo rrogëtar që paguan tatim fitimin mbi të ardhurat 23 përqind, do paguajë 10 përqind dhe do ketë një rritje imediate të rrogës me 13 përqind.”

Ju sugjerojmë

Qëlloi me armë drejt fqinjit, arrestohet 41-vjeçari në Dobraç
Aktualitet

Qëlloi me armë drejt fqinjit, arrestohet 41-vjeçari në Dobraç

15 Korrik, 2025 12:22 pm
Merz mirëpret vendimin e Trumpit për t’i dërguar armë Ukrainës
Bota

Merz mirëpret vendimin e Trumpit për t’i dërguar armë Ukrainës

15 Korrik, 2025 12:07 pm
Dështon sërish seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Aktualitet

Kuvendi i Kosovës s’gjen rrugëdalje/ 47 dështime radhazi

15 Korrik, 2025 12:01 pm
Gjirokastër/ Vetëvrasja e të miturit, reagon Prokuroria: Nuk ka indicie për bullizëm nga bashkëmoshatarët
Aktualitet

Aksident në Elbasan/ 62-vjeçari humb jetën, drejtuesi i mjetit në gjendje të dehur

15 Korrik, 2025 11:53 am
“Zbrazet” edhe bashkia e Vaut të Dejës
Aktualitet

“Zbrazet” edhe bashkia e Vaut të Dejës

15 Korrik, 2025 11:51 am
Danimarka do të hapë edhe dy grupkapitujt e mbetur me Shqipërinë
Aktualitet

Danimarka do të hapë edhe dy grupkapitujt e mbetur me Shqipërinë

15 Korrik, 2025 11:46 am
Formimi profesional/Gonxhja: Fitoni një zanat të mirëpaguar. Mbi 10 mijë të trajnuar
Aktualitet

Formimi profesional/Gonxhja: Fitoni një zanat të mirëpaguar. Mbi 10 mijë të trajnuar

15 Korrik, 2025 11:39 am
“Plumbi i Artë”/ Jep më në fund dëshminë para gjykatës i penduari Skerdi Tasi
Aktualitet

“Plumbi i Artë”/ Jep më në fund dëshminë para gjykatës i penduari Skerdi Tasi

15 Korrik, 2025 11:36 am
Ministria e Mbrojtjes: Izolohen tri vatra zjarresh në territorin e vendit
Aktualitet

MM: Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 19 vatra zjarri, 4 ende aktive

15 Korrik, 2025 11:23 am
Aktiviteti fizik parandalon sëmundjet tumorale
-Shëndeti

Aktiviteti fizik parandalon sëmundjet tumorale

15 Korrik, 2025 11:18 am
Para
Tym i zi nga oxhaku i Kapeles Sistine,dështon përpjekja e parë për zgjedhjen e Papës

Tym i zi nga oxhaku i Kapeles Sistine,dështon përpjekja e parë për zgjedhjen e Papës

VIDEO/Grushte dhe shqelma, sherr masiv në takimin e Berishës në Elbasan

VIDEO/Grushte dhe shqelma, sherr masiv në takimin e Berishës në Elbasan

Bëri dhurimin e pronave të 82-vjeçares me demencë, noterja përzë qytetaren me dhunë

Bëri dhurimin e pronave të 82-vjeçares me demencë, noterja përzë qytetaren me dhunë

TE FUNDIT

Qëlloi me armë drejt fqinjit, arrestohet 41-vjeçari në Dobraç

Qëlloi me armë drejt fqinjit, arrestohet 41-vjeçari në Dobraç
15 Korrik, 2025

Policia e Shkodrës ka arrestuar një 41-vjeçar, i cili një ditë më parë në fshatin Dobraç, kanosi fqinjin e tij,...

Lexo më shumë

Merz mirëpret vendimin e Trumpit për t’i dërguar armë Ukrainës

Merz mirëpret vendimin e Trumpit për t’i dërguar armë Ukrainës
15 Korrik, 2025

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, i mirëpriti planet e presidentit amerikan, Donald Trump, për të furnizuar Ukrainën me armë “në shkallë...

Lexo më shumë

Kuvendi i Kosovës s’gjen rrugëdalje/ 47 dështime radhazi

Dështon sërish seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
15 Korrik, 2025

Për të 47-ën herë me radhë, përpjekja për konstituimin e Kuvendit të Kosovës përfundoi pa sukses më 15 korrik. Edhe...

Lexo më shumë

Aksident në Elbasan/ 62-vjeçari humb jetën, drejtuesi i mjetit në gjendje të dehur

Gjirokastër/ Vetëvrasja e të miturit, reagon Prokuroria: Nuk ka indicie për bullizëm nga bashkëmoshatarët
15 Korrik, 2025

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin Elbasan-Bradashesh, ku si pasojë ka humbur jetën një 62-vjeçar. Mësohet se...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com