Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjermani, Olaf Scholz largohet si kancelar

2025/05/06 at 8:26 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjermani, Olaf Scholz largohet si kancelar

Pas 1245 ditësh në detyrë, Olaf Scholz largohet nga posti i kancelarit të Gjermanisë.

Në një ceremoni solemne ushtarake të Bundeswehr-it, të quajtur “Großer Zapfenstreich”, politikani socialdemokrat u nderua për shërbimin e tij si kreu i qeverisë.

“Të mos harrojmë fuqinë që ka Gjermania kur qëndron e bashkuar”, kujtoi Scholz në fjalën e tij dhe shtoi: “Ishte dhe mbetet nderi i jetës sime që shërbeva si kancelar i kësaj Gjermanie”.

Ai theksoi rëndësinë e sjelljes civile mes demokratëve dhe ruajtjen e respektit në politikë si vlerë që duhet mbrojtur.

“Demokracia nuk do të thotë që të gjithë të kemi të njëjtin mendim, por që të kemi ndjenjën e një përkatësie të përbashkët,” tha ai.

“Një dorë të lehtë” për Friedrich Merz

Në rreshtin e parë të ceremonisë qëndronte pasuesi i tij, që këtë të martë pritet të zgjidhet nga Bundestagu, si kancelari i dhjetë i Gjermanisë, Friedrich Merz, kryetari i Unionit Kristiandemokrat (CDU).

“I uroj shumë sukses, fat dhe një të lehtë. Në momentet e vështira – që me siguri do të ketë – i dëshiroj takime që sjellin forcë dhe shpresë“, tha Scholz.

Në traditën e ndarjes me ceremoni ushtarake (në gjermanisht: “Großer Zapfenstreich” kancelarët kanë të drejtë të zgjedhin 3 pjesë muzikore që luhet krahas repertorit tradicional të bandës, që përfundon me Himnin e Gjermanisë.

Scholz kishte zgjedhur si reflektim personal “In My Life” nga Beatles, për nder të votuesve të tij në Brandenburg një pjesë nga Koncerti i dytë i Brandenburgut i Johann Sebastian Bach, dhe, si mesazh politik dhe personal, “Respect” nga Aretha Franklin – për të kujtuar kështu moton e fushatës zgjedhore të vitit 2021, që e bëri atë kancelar: Respekt për ty!

Bilanci i një qeverie të ndërlikuar

Olaf Scholz mori detyrën më 8 Dhjetor 2021 si kancelari i 9-të i Gjermanisë. Ai udhëhoqi një koalicion të pazakontë trepartiak të qendrës së majtë – të njohur si “koalicioni semafor” – mes socialdemokratëve (SPD), Të Gjelbërve dhe liberalëve të FDP-së.

Por gjatë 3 viteve në detyrë, qeveria e tij u përball me përplasje të shpeshta, të cilat kulmuan në grindjen për tavanin e borxhit publik në Nëntor 2024. FDP u tërhoq nga koalicioni, duke e çuar vendin në zgjedhje të parakohshme.

Scholz kandidoi sërish për t’u bërë kancelar, por nuk fitoi. Me 1245 ditë në detyrë, ai është një nga kancelarët me mandat më të shkurtër në historinë e Gjermanisë. Vetëm Kurt Georg Kiesinger nga CDU ka pasur një mandat më të shkurtër – me 1.055 ditë në detyrë, në vitet 1966-1969.

Pavarësisht humbjes, Olaf Scholz ka thënë se do të mbetet aktiv në politikë si deputet në Bundestag: Ai ka fituar sërish mandatin e drejtpërdrejtë në Potsdam dhe do të vazhdojë të përfaqësojë qytetarët e tij./DW

Ju sugjerojmë

Izraeli pezulloi luftimet, Netanyahu: Do lejojmë minimumin e nevojshëm të ndihmave
Bota

Izraeli pezulloi luftimet, Netanyahu: Do lejojmë minimumin e nevojshëm të ndihmave

27 Korrik, 2025 8:37 pm
A po prodhon Rusia më shumë armë se NATO-ja?
Bota

A po prodhon Rusia më shumë armë se NATO-ja?

27 Korrik, 2025 8:19 pm
Trump ndan lajmin: SHBA dhe BE arritën një marrëveshje tregtare
Bota

Trump ndan lajmin: SHBA dhe BE arritën një marrëveshje tregtare

27 Korrik, 2025 8:02 pm
Zjarri në Kalasë të Delvinës, flakët përparojnë drejt zonës së banuar
Aktualitet

Zjarri në Kalasë të Delvinës, flakët përparojnë drejt zonës së banuar

27 Korrik, 2025 7:44 pm
Greqia merr ndihmë nga BE-ja për të luftuar zjarret shkatërrimtare
Bota

Greqia merr ndihmë nga BE-ja për të luftuar zjarret shkatërrimtare

27 Korrik, 2025 7:36 pm
Shqipëria në flakë, Balluku zbret në terren: Dënim maksimal për zjarrvënësit!
Kryesore

Shqipëria në flakë, Balluku zbret në terren: Dënim maksimal për zjarrvënësit!

27 Korrik, 2025 6:58 pm
Neutralizohen flakët në zonën e Shpiragut dhe Kuçovës
Aktualitet

Neutralizohen flakët në zonën e Shpiragut dhe Kuçovës

27 Korrik, 2025 6:32 pm
Analiza/ A po e dëmton Kotorin statusi i UNESCO-s?
Rajoni

Analiza/ A po e dëmton Kotorin statusi i UNESCO-s?

27 Korrik, 2025 6:20 pm
Rusia zbeh festimet ndërsa dronë fluturojnë pranë vendlindjes së Putinit
Bota

Rusia zbeh festimet ndërsa dronë fluturojnë pranë vendlindjes së Putinit

27 Korrik, 2025 6:05 pm
“Budallallëqet e tua!” Djali akuzon rëndë babain për veprime të pahijshme
Aktualitet

“Budallallëqet e tua!” Djali akuzon rëndë babain për veprime të pahijshme

27 Korrik, 2025 5:47 pm
Para
Nga mbrojtja deri te emigracioni: Çfarë premton Qeveria e re gjermane?

Nga mbrojtja deri te emigracioni: Çfarë premton Qeveria e re gjermane?

Zgjedhja e Papës së ri/ Vatikani do të çaktivizojë sinjalin celular

Zgjedhja e Papës së ri/ Vatikani do të çaktivizojë sinjalin celular

Incident zgjedhor në Lezhë/Ndalohet një makinë, Ndreu: Militantë me armë lëvizin…

Incident zgjedhor në Lezhë/Ndalohet një makinë, Ndreu: Militantë me armë lëvizin…

TE FUNDIT

Izraeli pezulloi luftimet, Netanyahu: Do lejojmë minimumin e nevojshëm të ndihmave

Izraeli pezulloi luftimet, Netanyahu: Do lejojmë minimumin e nevojshëm të ndihmave
27 Korrik, 2025

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar për herë të parë pas njoftimit zyrtar të ushtrisë izraelite për masat e...

Lexo më shumë

A po prodhon Rusia më shumë armë se NATO-ja?

A po prodhon Rusia më shumë armë se NATO-ja?
27 Korrik, 2025

Rusia tani “po prodhon tre herë më shumë municion brenda tre muajsh sesa e gjithë NATO-ja gjatë një viti”, deklaroi...

Lexo më shumë

Trump ndan lajmin: SHBA dhe BE arritën një marrëveshje tregtare

Trump ndan lajmin: SHBA dhe BE arritën një marrëveshje tregtare
27 Korrik, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump ka ndarë detaje nga takimi që zhvilloi me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen....

Lexo më shumë

Zjarri në Kalasë të Delvinës, flakët përparojnë drejt zonës së banuar

Zjarri në Kalasë të Delvinës, flakët përparojnë drejt zonës së banuar
27 Korrik, 2025

Situata në fshatin Kalasë të Delvinës paraqitet e rënduar dhe serioze pasditen e kësaj të diele, ku zjarri po përhapet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com